• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë?

by Artur Ajazi
20/08/2025 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli në shtet, dhe i kishte mbaruar kontrata e godinës, të parët që nisën mbrojtjen ë tyre ishin demokratët. Medemek “demokratët. Ishte edhe Sali Berisha.

Kjo jo për faktin sepse u “dhimbsej” News24, apo mediet ë Irfanit, por sepse ata në çdo rast paligjshmërie, dalin dhe bëjnë avokatin ë tyre. Ata dalin dhe mbrojnë të paligjshmit kur ka aksione të Policisë Shtetit, kur arrestohet ndonjë vrasës, ndonjë trafikant, ndonjë kontrabandist, madje edhe ndonjë pedofil. Ata mbrojnë atë që vjedh, atë që arrestohet për korrupsion, ata mbrojnë çdo shkelës kufiri, ligji, rregulli dhe norme juridike dhe qytetare. Dhe nuk ka, se si të mos pyesësh vehten. Pse gjithë ky zell, për të mbrojtur paligjshmërinë ? Natyrisht sepse e gjithë ajo parti, është ngritur dhe mbijeton në paligjshmëri.

Atje nuk njihet statuti, njihet vetëm Saliu. Atje nuk njihet fare kryesia dhe nënkryetarët e saj, njihet vetëm Saliu. Atje nuk njihen fare kontributet e çdo deputeti apo demokrati, njihet vetëm Saliu. Duket sikur ata njerëz jetojnë vetëm për Saliun. Kjo ka sjellë që edhe produktiviteti politik i asaj partie, të jetë sa ë ka “hapin” dhe mendimin Saliu. Shohin Saliun që mbron paligjshmërinë, dalin edhe ata mbrojnë të paligjshmit. Shohin Saliun tek i sulet SPAK-ut, dalin edhe ata dhe ç’nuk thonë për Altin Dumanin dhe kolegët ë tij, edhe kur ata kanë suksese në luftën ndaj bandave dhe rrjeteve kriminale dhe trafikut.

Mjafton të dëgjosh se si dalin nga selia e PD, një dhe nga një, sejmenët ë Berishës, dhe i sullen SPAK dhe GJKKO, gjithmonë kur goditen rrjetet e krimit të organizuar dhe trafikut drogave brënda dhe jashtë vendit. I sulen SPAK-ut, kreut të tij Altin Dumani, kreut të GJKKO-së, apo dhe strukturave të tjera policore, duke shpifur dhe ngritur gjithfarë akuzash ndaj tyre, dhe duke marrë në mbrojtje të arrestuarit. Ditët e fundit, Berisha çuditi gjithë dynjanë, kur mori medemek në “mbrojtje” Erion Veliajn. Mendoj se Veliaj nuk e ka dashur, dhe nuk e do kurrë mbrojtjen e Sali Berishës. Arsyeja pse e bëri, natyrisht dihet. Ishte thjesht për t’ju kundërvënë SPAK-ut dhe GJKKO-së, duke u kujtuar atyre “të drejtat e njeriut edhe kur ai gjendet nën arrest”.

Gjatë gjithë ekzistencës saj, PD dhe kreu i saj Berisha, gjithmonë kanë qenë në krah të atyre që shkelin ligjet. Mjafton të kujtojmë edhe 21 Janarin, se si vetë ish-kryeministri Berisha, mori në mbrojtje, hapur fare ish-gardistët vrasës, dhe nuk i dorëzoi ata tek drejtësia.

Kjo ishte, dhe kjo mbeti Partia Demokratike. Kjo ishte dhe kjo është partia që kërkon rikthimin në pushtet, përmes paligjshmërisë. Edhe mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve, mbetet veprim i paligjshëm i PD. Edhe thirrjet e saj, për mosbindje civile dhe protesta të dhunshme, gjithashtu janë thirrje dhe veprime të paligjshme, të cilat po e degdisin atë forcë politike, drejt humnerës.

Next Post
Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99,3%

Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99,3%

Comments 1

  1. Fshatari says:
    6 months ago

    Ske thane noj gja te re

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In