• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse opozita e çoi dëm shansin e Tiranës?

by Mentor Kikia
24/10/2025 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

PD nuk nxori (dot) një kandidat për bashkinë e Tiranës, sepse ata që perceptoheshin si më të mundshmit pretendentë, refuzuan. Refuzuan sepse nuk kishin siguri në fitore dhe kuptuan se do të ishin thjeshtë viktima e radhës. Edhe sepse partitë e vogla opozitare nuk donin të mbështesnin një vartës të Berishës. Dhe u shkua tek eksperimenti me Florian Binaj, i cili ka mbështetjen e opozitës, por përpiqet të mos prezantohet si përfaqësues i asnjë partie, me shpresën se do të marrë përfitimin por jo kostot.

Gjithsesi, çfarë mund të kishte bërë më mirë opozita në Tiranë? Po i referohen specifikisht PD-së.

Tirana mund të kishte qenë fusha ku do të stërvitej jo vetëm skuadra pretendente për bashkinë, por skuadra e re demokrate. Mund të ishte pista ku të bënte nxemjen jo thjeshtë kandidati për bashkinë e Tiranës, por edhe kandidati për lidershipin e ri politik. Pas 11 Majit, opozita është jo vetëm e mpakur, por edhe e demoralizuar. Njerëzit e saj që pranojnë poste qeveritare janë dëshmi e dorëzimit. Berisha kërkon heronj qëndrestarë, por 16 vjet në opozitë janë shumë për këdo, në një vend, ku edhe roja i spitalit rekomandohet për punë nga partia.

PD duhej që, krahas denoncimit të zgjedhjeve të 11 majit dhe denoncimit të korrupsionit qeveritar, të futej(futet) në procesin e ristrukturimit, për t’u bërë alternativë qeverisë dhe frymëzuese në zgjedhjet e ardhëshme. Dhe Tirana ishte shansi për ti hapur skenën të rinjve, të tregonin aftësinë, ambicjen, artikulimin në komunikimin publik, idetë dhe qasjet e tyre, të prezantoheshin me qytetarin tiranas dhe shqiptarët në tërësi. Sepse kështu do të prodhohej lidershipi i ri, jo duke dalë nga çanta e kryetarit të vjetër.

Por kjo nuk ndodhi, sepse askush nuk guxoi dhe mbi të gjitha sepse, Berisha e kishte vendosur: Ai do të vazhdojë të jetë kryetari. Dhe, kur Berisha është në lojë, asnkush nuk mendon të dalë në nxemje.

Berisha do të kandidojë sërish për kryetar partie. Dhe do ta fitojë, pasi askush nuk do të garojë me të. Ai do të jetë 82 vjeç kur të rikonfirmohet në krye të PD-së dhe 85 vjeç kur të vijnë zgjedhjet. PD do të ketë pësuar më shumë erozion dhe pranë ai do të ketë më së shumti bashkëkohës e bashkëmoshatarë që morën mandate me listën e mbyllur, pasi nuk duan të qëndrojnë në shtëpi me nipërit dhe mbesat. Zgjedhjet e 11 majit, me gjithë entuziazmin e partive të reja, treguan se “licencën” e opozitës e ka PD-ja dhe PD-në e ka Berisha.

Berisha dhe të tijtë, kërkojnë dhe mendojnë se do të duhet të jetë burgu zgjidhje e për rrotacionin politik. Në burg ka plot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie, ish-drejtorë etj, por kjo nuk mjaftoi që populli të revoltohet me votë. Sepse nuk mjafton që qeveria është e korruptuar që opozita të vijë në pushtet. Sepse, mesaduket, të ndaloje “Rama 4”, për të risjellë “Berisha 4”, nuk u pa si zgjidhje.

Socialistët, ndërkohë, kanë fituar imunitet ndaj skandaleve dhe arrestimeve. Publiku, me ndihmën e propagandës, po ashtu. Qeveria ka vetëm një qëllim tani: Shqipëria të fitojnë një status “anëtari në BE”, si do të jetë, pa të drejtë votë e pa të drejtë vetoje. Të quhet “anëtar në pritje” a si të duan ata, mjafton të arrijë politikisht premtimin “Shqipëria 2030”.

Next Post
“Zgjedhorja”, palët bien dakord për variantin final. Lapaj dhe Qori, anëtarë pa të drejtë vote

"Zgjedhorja", palët bien dakord për variantin final. Lapaj dhe Qori, anëtarë pa të drejtë vote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In