Nga Erjon Braçe
Perse nuk mendon, flet, debaton, bind dhe fiton?
Se ben dot?!
Perse shkon te dhuna; c’e gjeti godinen se e njollose me te zezen e Partise ti?
Po Partia a u zbardh se i more ti per ate mur te zezen?
Jo or mik, jo! Jemi ne shekull tjeter, ne ate te te menduarit, arsyes, debatit, bindjes!
Me dhune nuk arrin asgje! Me dhune kunder prones publike, te perbashketes, thjesht paguan ti nga tatimet e taksat, por edhe te tjere qe nuk te kane asnje borxh ty, fare!
A e di cfare arrite?
Bere te qeshe si perhere Lulzim Bashen, ja kaq, por kjo eshte e zakonshme, ai qesh dhe ne varrim! A e di cfare tjeter?
Tamam ai, Lulzim Basha, kater shqiptare qe nuk ben kurre ate qe ti bere sot, i vrau, po po i pushkatoi dhe ishte Minister i Brendshem. Dhe ti dhunon krah tij, per te e menderen e tij?! E kupton sa e padrejte eshte!!
Nderkohe, ju te tjeret; Po si ka mundesi qe nuk e kuptoni se e gjitha-flaka e tymi, nuk eshte “pro” jush por “kunder” jush; Nga i pari tek i fundit! Pushtetin doni, por ekonomine tuaj po shkaterroni!
Flaka e Tymi, nuk ju japin pushtet, e keni provuar, jeni bere mbreter per ca ore e pastaj keqberes ne kafazet e gjykatave; Pas kesaj edhe 7 vite ne opozite! Kurre ne pushtet, ju jo e jo, por as edukuesit e zjarrit per ju!
Ekonomine tuaj po demtoni; Tuajen, asfare te Shashes qe parate i vijne nga simotrat ruse! Sasha e ka pasurine e tij, po ju cfare keni?
Sasha e shton pasurine e tij, po ju pse e pakesoni? Shihni sa pak jeni! Cfare borxhi ju ka nje Shqiperi e tere qe mezi pret ekonomine te konsolidohet e rritet, kthehet ne te ardhura per familjet e saj?!
Asgje!
Boll me Lulin!
Ai i ka parate e tija!