• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk “rritet” opozita…

by Artur Ajazi
15/11/2022 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shpesh më duket sikur Partia Demokratike, nuk ka qenë asnjëherë në pushtet, por kur kujtoj bëmat e saj, rikthehem në realitetin e sotëm. Kjo për faktin sepse, e shoh që kjo opozitë nuk rritet por zvogëlohet, nuk maturohet por tjetërsohet, nuk ribashkohet por veçse ndahet, sepse nuk ka programe zhvillimi por thjesht merret me akuza dhe denoncime të pavlera. Por përse nuk rritet kjo opozitë, përse ka mbetur aq sa ka dashur të ketë  mbështetës Berisha?

Ai gjithmonë ka dashur të ketë pas vehtes ata ithtarë që janë gati të kapin kallashin për të mbrojtur postin dhe pasurinë e tij, për të tjerat nuk ka pyetur shumë. Kjo opozitë, nuk motivon, dhe këtë e tregoi protesta e 12 Nëntorit. Ishte e vakët, e sajuar me sforco dhe njerës të paguar, por kurrë nuk mund të thuash se “ndezi zemrat e demokratëve për të sjellë ndryshimin”.

Eshtë e qartë se me Berishën kryetar partie, ose më keq akoma kryetar opozite, Partia Demokratike edhe për 15 vite të tjera nuk vjen në pushtet. Jo sepse këtë e them unë apo dikush tjetër. Por sepse Berisha tanimë ka konsumuar gjithçka nga vetja, nga formimi i tij politik, ai ka konsumuar pushtet, dhe mbetet njeriu që akuzohet sot nga drejtësia shqiptare dhe SHBA.

Në të gjitha vendet demokratike ku ka forcë qeverisëse dhe opozitë konstruktive, pushteti ka ballancat e veta, dhe betejat politike elektorale zhvillohen mbi norma  dhe rregulla të paracaktuara. Rrotacioni i pushtet në vendet europiane, vjen natyrshëm, me votën e lirë dhe konsensusin e palëve. Ai që humbet  zgjedhjet, respekton publikisht fituesin. Asnjëherë në Shqipëri, nuk ka ndodhur kjo. Asnjëherë, në 32 vite, humbësi serial i zgjedhjeve nuk ka pranuar dhe respektuar votën e lirë.

Dhuna në fushata dhe vjedhja apo blerja e votës, ka qenë teoria dhe praktika më famëkeqe e shpikur dhe Sali Berisha, e cila ka shoqëruar në dekada jetën politike në këtë vend. Ai edhe sot ka maninë e manipulimit, të sajesave, dhe nuk jeton asnjë minutë pa akuzuar pa fakte kundërshtarin politik. Me Sali Berishën  në krye, Partia Demokratike e vitit 2022, ka të gjitha shanset të humbasë çdo palë zgjedhje. Propoganda tinëzare dhe premtimet qesharake që ai u bën demokratëve që e mbështesin në salla të mbyllura, apo dhe fjalimi i tij në 12 Nëntor në bulevardin e Tiranës, nuk po arrijnë të ribashkojnë dhe dimensionojnë maksimalisht opozitën. Ajo gjendet sot më e dyzuar se kurrë.

Në bazë anëtarësia po braktis seksionet dhe selitë lokale të PD, pasi nuk beson se Sali Berisha dhe kandidatët e “primareve” do të kenë fuqinë ti ribashkojë ata. Besimi  dhe shpresa se “PD do të vijë ndonjëherë në pushtet me Berishën kryetar”, ka humbur dhe venitur tek shumica e anëtarësisë. Pas 14 Majit 2023, Partia Demokratike pritet të rrudhet edhe më tepër se kaq. Sali Berisha që sot, ka gati  fjalimin e “mosnjohjes së zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre”, dhe kjo për arsyen sepse i duhet të justifikojë qëndrimin e mëtejshëm në postin e kryetarit. Ai që dikur deklaronte se “i kërkova Lulzim Bashës të jepte dorëheqjen pas humbjesve”, sot po tregon me fakte se nuk ka në plan të largohet, edhe sikur PD të mbetet me “200 petrita” në atë seli.

Next Post
Inceneratori i Elbasanit, SPAK ngre akuzë për korrupsion dhe pastrim parash për Mirel Mërtirin

Inceneratori i Elbasanit, SPAK ngre akuzë për korrupsion dhe pastrim parash për Mirel Mërtirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In