• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk reagojnë biznesmenët ndaj “listës së zezë” të Bashës?

by Mero Baze
25/09/2018 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Përpjekja e sforcuar e Lulzim Bashës për të hartuar një listë të zezë të biznesit shqiptar, normalisht do të duhej të kishte një reaksion nga biznesi. Do të duhej të kishte një reagim serioz në rastin më të mirë, ose padi në gjykatë për përbaltje të imazhit të tyre

Në rastin më ordiner, do të kishte replika personale dhe kujtesë për gjobat që u ka vënë në vazhdimësi përmes kompanive të kunatit.

Lista e gjatë e biznesmenëve që paguajnë haraçin tek kompanitë e kunatit, është përjashtuar, dhe ka futur vetëm dy prej tyre, me të cilët më shumë është i zemëruar që janë tashmë afër qeverisë, dhe jo në dorë të tij.

Ndërkohë, nëse heton zyrtarisht listën e kompanive që paguajnë tek kunati i tij, mund të zbulosh lehtë fenomenin e pastrimit të parave, pasi ai me aq të ardhura duhet të kishte rreth 300 të punësuar, por realisht ka një staf modest, ku faturon rroga të larta të njerëzve të tij dhe shpenzime fiktive.

Është pikërisht një lavatriçe për të zbardhur gjobat ndaj biznesit, dhe kjo e bën qesharake një listë me 12 vetë që ai citon publikisht, përballë një liste me 300 vetë që e paguajnë rregullisht.

Dhe duket se ky është shkaku që lista e tij e zezë nuk shqetësoi askënd prej tyre. Më shumë se biznesmenët, ka pasur reagim nga opinioni publik mbi fallcitetin e Bashës.

Arsyeja kryesore përse nuk reagoi biznesi ndaj asaj liste është pikërisht se nuk u është dukur serioze. Ata e dinë më mirë se Basha, kush është i privilegjuar apo i privuar nga qeveria, kush është klienti kryesor i saj, dhe kush është nënkontraktor i këtij klienti, kush është prej tyre pagator tek Basha dhe kush vazhdon të punojë prej tyre si i privilegjuar me qeverinë.

Dhe kur shikojnë atë listë, u duket tërësisht jo serioze.

Nga ana tjetër, duket se askush prej tyre nuk e konsideron Bashën institucion. E kanë njohur si njeri që e kanë paguar për shërbimet që u ka bërë si shtetar.

Shumë nga këta biznesmenë e kanë marrë sot në telefon, e kanë fyer dhe i kanë kujtuar borxhet që u ka, dhe ai si zakonisht ka bërë rolin e njeriut të detyruar të thotë ndonjë gjë, se e ka vënë shtypi përpara si të lidhur me oligarkët. Dhe kjo është ana më banale e tij.

Me të njëjtën qetësi që shet Berishën kur i thonë pse rri akoma me të, me të njëjtën qetësi ka shitur dhe daljen publike të tij, duke thënë se ishte i detyruar ta bënte.

Por ajo që ka më shumë rëndësi, është se askush prej tyre nuk e merr seriozisht Lulzim Bashën, as si kërcënues, as si parimor, dhe mbi të gjitha, as si një njeri që do të vijë një ditë në pushtet.

Thjesht e konsiderojnë bezdi të marrurin publikisht me të.

Të njëjtët biznesmenë që hedhin në gjyq dhe gazetarët kur i përmendin, apo shqetësohen nëse preken në shtyp, në këtë rast thjesht e kanë injoruar.

Dhe ky është testi real për peshën e Lulzim Bashës në opinionin publik dhe mbi ata që ai konsideron se i ka viktimizuar.

Nuk janë të shqetësuar prej tij. E dinë që, si u thotë ai privatisht, “e bën nga halli”.

a.ç

Next Post
Përparësitë e CIA-s dhe kundërsulmi pas rrezikut rus dhe kinez

Përparësitë e CIA-s dhe kundërsulmi pas rrezikut rus dhe kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In