• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk funksionoi aleanca opozitare në Himarë?

by Mero Baze
05/08/2024 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Rezultatet e zgjedhjeve në Himarë ngrenë mes të tjerash një kambanë alarmi për pamundësinë e opozitës të funksionojë si e bashkuar.

Rezultatet tregojnë se “bashkimi” nuk ka funksionuar, madje ka funksionuar për keq.

Kështu, Partia Demokratike, e cila është partia më e madhe e opozitës, nuk arriti dot të bashkojë rreth vetes votat e saj në Himarë.

Ajo ka rënie nga zgjedhjet e kaluara një vit më parë, kur zyrtarisht ishte e përçarë. Vetë drejtuesit e PD në Himarë kontestuan kandidatin, që u zgjodh pa i pyetur ata, dhe përpjekja për t’iu imponuar nga Tirana duket se ka ngjallur refuzim. Apo më keq, mund të kenë votuar kundër.

Partia e Lirisë nga ana tjetër duket se nuk ekziston më, dhe ata pak individë që mund të kenë mbetur, besoj kanë më shumë dashuri për Vangjel Tavon, se sa për Ilir Metën.

Por duket se kryedrama ndodh me PBDNJ, e cila nuk arrin më të funksionojë e bashkuar me “Omonia”-n, edhe pse formalisht duken sikur janë në unitet.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili shmangu kandidimin e djalit të Belerit, pasi kishte frikë se i krijohej një faktor i pavarur prej tij në Himarë, në fund, në emër të dashurisë për “mandatin e Belerit”, hodhi në erë fushatën e Gjikurisë, duke injoruar garën dy ditë para zgjedhjeve dhe duke shpallur si prioritet njohjen e mandatit të Belerit, i cili tashmë është rrëzuar dhe nga gjykata, dhe nga zgjedhësit.

Prioriteti i PBDNJ është të mos krijohet më faktor tjetër politik për pakicën greke në Himarë, ndërsa prioritet i “Omonia” ishte fitorja e zgjedhjeve. Kështu që as vet faktori grek në Himarë nuk ka funksionuar i bashkuar, edhe pse është në minorancë.

Së fundmi, rezultati dëshmoi se kandidatura e Petro Gjikurisë, ndryshe nga sa përpiqen ta injorojnë tani pas humbjes, ka qenë e vetmja që ka mundur të bashkojë pakicën nacionaliste progreke në Himarë.

Rezultati në njësinë bashkiake të Himarës tregon se Gjikuria ka marrë më shumë vota se Beleri një vit më parë, edhe pse Beleri mobilizoi gjithë autobusët e Athinës në krah të tij. Gjikuria pa autobusë ka marrë më shumë vota se Beleri.

Arsyeja është se Petro Gjikuria nuk rrezaton as banditizëm në fytyrë, as makutëri, por një njeri të keqkuptuar me idenë se nacionalistët grekë janë shumicë në Himarë. Ai personalisht është një kandidaturë shumë herë me e mirë se Beleri, por që nuk arrin dot të kuptojë se përfaqëson pakicën e pakicës në atë qytet.

Ky rezultat i ka bërë një shërbim të madh gjithë atyre që merren me përllogaritje elektorale në Bashkinë e Himarës, pasi ka dëshmuar se të vetmet vota të bashkuara në Himarë janë rreth 2400 vota të votuesve nacionalistë grekë në njësinë e Himarës, të cilët Gjikuria i identifikoi dhe i mbajti të bashkuara, duke humbur për shkak të tyre, dhe frymës mbi të cilën e mbështeti fushatën.

Zgjedhjet dëshmuan se nacionalistët grekë në Himarë janë pakicë e pakicës. Me ata nuk fitohet kurrë dhe sikur të mos vësh kandidatë përballë.

Votat për një fitore të opozitës në Himarë duhet t’i bëjnë partitë opozitare shqiptare, të cilat kanë më shumë vota se pakica pro greke e Himarës.

Pakica nacionaliste pro greke e Himarës mund të faktorizohet vetëm si ushtare e opozitës shqiptare duke u maskuar brenda saj. Këtë radhë ata tentuan të udhëheqin opozitën, duke i kthyer figurat kryesore opozitare në ushtarë qesharakë të Agimit të Artë, dhe duke dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, të cilën tani “bashkimi” e bëri dhe më të vogël.

Next Post
Hamasi: Nëse Izraeli s’lejon dërgimin e ilaçeve dhe karburantit në Gaza, s’do lirojmë më pengje

"Hamasi po rigrupohet!" Si dështoi strategjia e Izraelit për shkatërrimin e organizatës militante

Comments 1

  1. Kolonel JANULLICA, 98 vjeç, me shurrë nëpër këmbë, me mortjen tek dera, që ka frikë të vdesë se mallkon Mitisokakis ose vdiqisi pa marrë leje says:
    2 years ago

    Kur bashkohet SHERRI(Sali Shiqeri) me BUDALLALLËKUN (Vangjelis Dulis) del një HIBRID acidi jashtëqitësor ( era mut e shurr), që nuk ka markuç zjarrfikësi që e lan.
    Lëre pastaj kur e depilojnë dhe e parfumosin dhipllomatë grekë, bie erë qelbësire nderkombëtare, made in vorio epir.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

February 18, 2026
Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

February 18, 2026
I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

February 18, 2026
‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In