• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Nikos Kotzias mori në telefon Johanes Hahn?

by Arben Llalla
03/10/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Llalla

Deklarata e komisionerit të BE, Johanes Hahn rreth çështjes së kufirit detar dhe të shqiptarëve të Çamërisë si dy probleme që duhet ta zgjidhin Greqia dhe Shqipëria pati jehonë në mediat greke, ndërsa shumë pak gazeta në Shqipëri e pasqyruan këtë deklaratë kaq pozitive për shqiptarët dhe Çështjen Çame. Është hera e parë që pas vitit 1960 që Çështja e pazgjidhur Çame përmendet zyrtarisht nga një personalitet i lartë i politikës Europiane.

Deklarata e Hahn bëri që ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias t’i telefonojë personalisht në orët e vona për ta tërhequr, por ai nxori të nesërmen zëdhënësen e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, duke përsëritur qëndrimin e Brukselit që nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve. Një prej çështjeve të mbartura mes dy vendeve është edhe Çështja Çame, e cila u citua saktësisht nga Komisioneri Johanes Hahn një ditë më parë.

Ministrit grek Kotzias nuk i erdhi në ndihmë as gjuha gjermane, që e flet aq mirë në bisedën telefonike me Hahn, që ky të zbrapste deklaratën. Kështu që patatja e nxehtë i mbeti në dorë Niko Kotzias.

Deklarata e Komisionerit Johanes Hahn rreth çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë është një dokument zyrtar i BE, i cili duhet të merret seriozisht edhe nga politika shqiptare, ku partitë e mëdha duhet të deklarohen pozitivisht duke mbështetur Hahn dhe Çështjen Çame. Tashmë, sulmi i Greqisë kundër anëtarësimit të Shqipërisë do jetë i ashpër dhe me goditje pas shpine e nën brez. Greqia do kërkojë si fillim ndaljen e fondeve të BE-së në drejtim të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, por kjo gjë nuk duhet të na trembë, sepse Greqia njihet si keqpërdoruese prej 50 vitesh e politikave të BE-së dhe fondeve të saj. Kolapsi ekonomik që ka përfshirë Greqinë është pasojë e mashtrimeve ndër vite me numrat e fryra të rritjes së ekonomisë greke.

Disa media të dorës së dytë shqiptare po luajnë një rol negativ duke e keqinterpretuar deklaratën e Hahn dhe mbështetur politikat dashakeqëse të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më emigrantë ekonomikë me trastën e bukës së gojës, por emigrojnë për rritjen e starndarteve të jetesës.

Mediat e Tiranës në përgjithësi heshtën ose e kaluan nën zë deklaratën e Hahn, e cila në të vërtetë është pjesë e raportit të BE-së e muajt shtator për çështjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ato palo gazeta të dorës së dytë që mbahen me financa nga ambasada greke dhe shërbimi i saj inteligjent që funksionon më së miri në Shqipërisë hodhën baltë mbi Hahn dhe Çështjen Çame.

Next Post
Opera bullgare ia beson Besa Llugiqit edhe rolin kryesor në “La Bohème”

Opera bullgare ia beson Besa Llugiqit edhe rolin kryesor në “La Bohème”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In