• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse mund t’i merret jeta një 14-vjeçari?!

by Ervis Iljazaj
19/11/2024 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tiranë. Një 14 vjeçar është goditur me thikë dhe ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër, po 14-vjeçar, është plagosur si pasojë e një sherri pranë një shkolle 9-vjeçare në zemër të Tiranës. Ngjarja ka shokuar opinion publik dhe padyshim që sot duhet të ishte lajmi dhe shqetësimi i ditës. Një lajm i keq fatkeqësisht, por që duhet të ngrejë këmbanat e alarmit se si jetojnë apo mendojnë adoleshentët shqiptar. Sot prindërit dhe familjet ndihen më të shqetësuara për fëmijët e tyre, më në ankth për të ardhmen dhe shoqërinë që po ndërtojmë dhe të rinjtë që po riten në këtë shoqëri.

Përse vallë një adolesht mund t’i marrë jetën një bashkëmoshatari të tij vetëm 14-vjeçar? Nuk ekziston asnjë arsye për të marrë jetën e dikujt, por kur bëhet fjalë për një fëmijë 14-vjeçar, absurditeti është i plotë. Për çfarë vallë janë grindur dhe konfliktuar deri në pikën sa t’i marrin jetën njëri-tjetrin? Çfarë problemi kaq të madh mund të kenë me njëri-tjetrin dy femijë deri sa të konfliktohen për vdekje?

Përgjigjia është se nuk ka përgjigje. Nuk ekziston një e tillë sa do që të sforcohemi. Atëherë përse ndodhin akte të tilla agresiviteti midis adoleshentëve deri në marrjen e jetës? Pikërisht këtu fillon problemi. Çështja është se sot në shoqërinë ku jetojmë adoleshentët tanë po rritet me agresiv, më të palumtur dhe më të paedukuar.

Karakteristika të cilat pastaj çojnë dhe në akte të tilla. Agresiviteti i adoleshentëve që po rriten në shoqërinë tonë, nuk duket vetëm te ky rast, edhe pse është një rast ekstrem, por edhe në përditshmëri. Të gjithë shikojmë në rrugë se si flasin, se si sillen dhe se si mendojnë. Gjuha që përdorin është një gjuhë e cila nuk premton shumë për të ardhmen e kësaj shoqërie. Sigurisht jo të gjithë janë kështu. Në shumicën e rasteve adoleshentët shqiptarë janë shembullorë.

Por nuk mund ta fshehim se në një pjesë të tyre ka një kulturë dhune që duhet të na bëjë të shqetësohemi. Nëse po rriten në këtë mënyrë, me një kulturë dhune, verbale apo fizike qoftë, padyshim që nuk është faji i tyre. Është i shkollës, i familjeve apo i shtetit?

Kam përshtypjen se i të trijave këtyre institucioneve. I sistemit arsimor sepse e gjithë shkolla shqiptare është një sistem që është ngritur mbi dijen dhe ka harruar edukimin. Janë dy koncepte që jo gjithmonë shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën. Kanë harruar se funksioni i shkollës në radhë të parë është të formësojë qytetarët dhe pastaj ti bëjë ata qytetarë të ditur. E për çfarë na vlen dija nëse ajo nuk përdoret ashtu siç duhet dhe kur ato nuk mbartin njerëz me kulturë qytetare?

Po të shikosh në shkollat shqiptare sot, mësuesit janë zëvëndësuar me kompjuterat. Gjithmonë e më shumë shikojmë më pak mësues dhe më shumë kompjutera. Mirëpo funksioni, sidomos në fazën e adoleshencës është thelbësor, jo vetëm për dijen por edhe për formësimin e njerëzve të denjë të një shoqërie. Jam i sigurtë se asnjë mësues në sistemin arsimor shqiptar nuk ka lexuar, ose ka lexuar pak, për evolucionin psiko-emocional të një adoleshenti. Mund të dinë shumë mirë fizikë, kimi, biologji, por nga çështjet ekzisteciale të një adoleshneti nuk kuptojnë asgjë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një moshë kaq delikate. Në këtë drejtim, shkollat shqiptare nuk bëjnë asgjë për të edukuar, dhe mbi të gjitha, për të kuptuar dhe ndihmuar një adoleshent në këtë fazë të jetës.
Familjet shqitare gjithashtu i kuptojnë pak ose aspak fëmijët e tyre adoleshentë. Familjet shqiptare duke qenë se vijnë vetë nga varfëria, mendojnë se realizimi i të gjitha dëshirave ndaj femijëve të tyre është objektivi kryesor. Në fakt, nuk është kështu. Detyra kryesore e një prindi është ta edukojë, ta kuptojë dhe të flasë me fëmijët e tyre për të gjitha problemet që ato shfaqin. Madje, ndonjëherë, ti realizosh të gjitha dëshirat një adoleshnti është gjëja më e keqe që mund të bëhet. Duke vepruar kështu, ata po i heqin atyre qëllim dhe objektivat në jetë. Dhe pa qëllime dhe objektiva, nuk mund të kesh një jetë të lumtur dhe një gjendje psikoemocional të qëndrueshme.

Shteti gjithashtu ka problemet e veta me sigurinë në shkolla, por në këtë rast nuk është faktori kryesor që mund të çojë në marrjen e jetës së një 14-vjeçari. Nëse nuk do të ndodhte në shkollë, mund të ndodhte në një vend tjetër. Çështja është që duhet ngritur një alarm kulturor dhe shoqëror për të cilin duhet një diskutim më i thellë.

Nga ana tjetër, kësaj kulture të dhunshme midis adoleshentëve dhe të rinjve i jep një dorë të mirë dhe media shqiptare. Po të shikosh, modeli i lumturisë që promovohet në mediat shqiptare nuk është ai i kulturës, i dijes dhe i sjelljes së mirë. Përkundrazi, modeli i lumturisë që përcillet në mediat tona është modeli i dhunës, i gjuhës agresive, i pasurimit të shpejtë gjë e cila të çon në veprime ç’njërzore. Madje, ndonjëherë promovohen njërëz që manipulimin dhe mashtrimin e kanë si pikën e tyre më të fortë. Ka një kulturë prej të forti në mediat tona që po kthehet në model. Një kulturë që padyshim amplifikohet dhe nga rrjetet sociale ku nuk ka asnjë filter, dhe lloj-lloj banaliteti dhe dhune është kthyer në argëtim për adoleshentët.

Për të gjitha këto arsye, sot kemi në shumicën e rasteve adoleshentë agresivë, të palumtur, pothuajse në shumicën e rasteve në depression, dhe që askush nuk i kupton. Edhe pse sot ata kanë më shumë mundësi financiare, më shumë kushte për të jetuar, për tu argëtuar dhe mësuar se sa kanë pasur prindërit e tyre, ata përsëri sillen në këtë mënyrë. Vrasja e një 14-vjeçari nga një bashkëmoshtar, me të gjithë gjasat për një motiv banal, duhet t’i bëjë të gjitha institucionet shoqërore të reflektojmë se çfarë shoqërie po ndërtojmë, dhe çfarë e ardhmje na pret me këtë kulturë të dhunës?

Next Post
DETAJE / Me grushtin lart, 14-vjeçari postoi foto në Snapchat pasi vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

DETAJE / Me grushtin lart, 14-vjeçari postoi foto në Snapchat pasi vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In