• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse me Lindën…

by S T
04/11/2024 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eni Vasili

Me Linda Ramën me bashkon një njohje e vjetër, përpara se ajo të behej gruaja e kryetarit të opozitës në atë kohë dhe e kryeministrit më vonë. E kam gjetur gjithmonë, që atëherë, pjese të tryezave të ekspertizës për çështjet gender, ekonomisë , arsimit etj. Nëse të duheshin referenca për këta sektorë të gjithë të dërgonin tek Linda.

Kur Linda u bë gruaja e kryeministrit pako gjë ndryshoi ne marrëdhëniet tona, kafen e pijmë njësoj rrallë, por në të njëjtin vend, ndërsa ajo vazhdon blen lule tek e njëjta zonjë sa herë dalim që aty. Vetëm, pa badigardë, pa shofer dhe me shumë çantat që mban po vetë në kurriz gjithmonë më ka habitur sesi ka arritur të mbajë atë profil të ulet , të pa përfolur, të pa bërë pis, në një distancë shumë higjienike nga punët e të shoqit, pushteti politik i të cilit polarizon në mënyrë të natyrshme, punë për të cilat ajo ka objeksionet e saj të cilat i thotë pa drojë në tavolinat ku ulet, të paktën në ato që kam qenë unë.

Edhe ky fakt me ka çuditur jo pak herë ashtu siç me surprizoi vështrimi me precizion kirurgjikal për librin tim “Unë kam vrarë” kur i kërkova disa radhë si pjesë të kritikës. Mënyra si i shkoi drejt e në thelb, çështjeve që trajtonte për gjendjen e gruas në Shqipëri më tregoi një profesioniste ekselente të temave që trajtonte. Shtysa për këtë shënim nuk është Edi Rama, me të cilin më ndan fort mënyra se si po qevris prej 12 vitesh, por njohja personale dhe profesionale me Lindën, pasi pashë me çudi nismën e grupit te PD per tiu drejtuar disa organizmave ndërkombëtare për të mos marrë punë nga Linda Rama.

Së pari të kujtohesh pas 12 vjetësh për këtë do të thotë të pranosh që ke qenë në rastin me të mire i paaftë për të evidentuar në kohë problemin, me të cilin rrekesh të bindesh ndërkombëtarët e për të cilin po vetë duhet të mbash përgjegjësi.

Së dyti Linda ka bërë të njëjtën punë para dhe pas martesës së saj dhe kjo është vetëm për t’u përshëndetur sepse minimumi do skarifikonim një eksperte të zonjën, siç thotë edhe letra e PD në këmbim të një shtëpiakeje.

Së treti nuk kam fare asnjë dyshim që të gjitha organizatat në fjalë janë në dijeni të statusit të zonjës në fjalë dhe përderisa vazhdojnë t’i referohen mjafton për të kuptuar qëndrimin e tyre. Por nga grupi i PD do kisha pritur referenca të sakta të realitetit të deformuar nga raportet e Linda Ramës, siç pretendojnë dhe jo një përshtypje të vonuar një dekadë për konflikt interesi në punën e saj.
Dhe e fundit, nuk di nëse ka patur nevojë për tekstet e “deformuara” të Linda Ramës në shërbim të qeverisë, duke qenë se të gjitha raportet nga viti në vit e kategorizojnë Shqipërinë gjithmonë e më keq në sektorë të ndryshëm, nga korrupsioni tek varfëria .

Pra ose bashkëshortja e kryeministrit s’ka qenë e aftë (gjë që edhe vetë në letër deputetët e PD janë kujdesur të thonë se kanë respekt për profesionalizmin e zonjës Rama) ose grupi i PD po bën një iniciativë propagande për të ndërkombëtarizuar çështjet e tyre politike. Por të vesh në shënjestër pas 12 vjetësh një grua qoftë, kjo bashkëshortja e kryeministrit si autore të realitetit të zbukuruar që shohin ndërkombëtarët në Shqipëri është së pari të jesh jo serioz me ndërkombëtaret dhe se dyti jo serioz me elektoratin të cilët presin nga opozita të rrëzojë Edi Ramën, dhe jo të lërë pa punë gruan e tij.

Next Post
“Për hajër”, Rama publikon pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit: Kur të kaloni shani sa më shumë…

“Për hajër”, Rama publikon pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit: Kur të kaloni shani sa më shumë…

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    1 year ago

    Si të të kuptojmë moj Çupë ?
    Thjesht.
    Një dorë në bakllava, dhe dorën tjetër në revani.
    Kanë qenë disa vargje të një poezie, dedikuar PPSH, si….”KU TI KËRKOJ RRËNJËT E TUA PARTI ?”… kështu edhe ju moj zonja Eni Vasili….Ku i ke rrënjët ?
    Thjesht punë karakteri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com