• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Lulzim Basha po përgjon “Babalen”?

by Mero Baze
02/07/2018 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Më në fund Lulzim Basha po e merr seriozisht “Dosjen Babale”. Pas kaq javësh heshtjeje, pas kaq shmangie nga përgjigjet publike rreth dosjes që i është hapur në prokurori deputetit të tij, si sajues të një skenari kriminal, pas dëshmive të njeriut që ka inskenuar Agron Xhafën dhe që i ka dhënë dëshmitë në prokurori, pas telefonatve të regjistruara që shqetësonin Lulzim Bashën dhe disa drejtus të tjerë të PD, që duhet ti jepnin lekët e premtuara “aktorit” që improvizoi kasetën, tani Lulzim Basha po tregon se paksa qenë vigjilentë gjatë gjithë kësaj kohe. Paska qenë I informuar përditë nga prokuroria çfarë po bëhet, çfarë ka thënë dëshmitari, a mund të arrestohet Salianji, a ka ardhur përgjigjia për ekspertizën e kasetës etj.

Dhe fiks është shqetësuar nga lajmi se prokuroria po çon kasetën në një laborator të specializuar në Londër, për shkak të mungesës së kopetencës që ka laboratori Italian për ti dhënë përgjigje zyrtare në kohë prokurorisë, një çështje proceduriale e cila është në duart e ekspertëve të huaj dhe shërbimeve partnere që po e mbikqyrin gjithë procesin.

Por ndërsa ata po e bëjnë këtë hapur, i vetmi që po përgjon këtë hetim gjithë makth qenka Lulzim Basha.

Sot me sa duket nuk e mbajti dot më. Frika se mos laboratari I Londrës kthen përgjigje shpejt dhe pastaj nis gjyqi ndaj tij, duket se e ka turbulluar.

Të njëjtën gjë është duke bërë për dosjen “Babale 2” që lidhet me Toyotën “Yaris” . Dekonspirimi nga salla e Kuvendit e aksionit të policisë, fakti që paret devijuan rrugë, pas deklaratës së tij, siç e pranon dhe vet një prej shoferëve të tralerit dhe mbi të gjitha fakti që pritësi I pareve është njeri I afërt politikisht dhe personalisht I Lulzim Bashës, e kthen Lulzim Bashën në të pandehur dhe pas disa ditësh duhet të trokas në zyën e prokurorit.

Edhe për këtë dosje, njësoj si për “Bablen 1”,  nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk ka bërë asnjë deklaratë. U është shmangur të gjitha pyetjeve dhe nxjerrë ndonjë idjot këput brockulla.

Por fakti që sot u zgjua nga “Babalja 1” tregon se është po kaq vigjelent dhe për “Babalen 2”. Të paktën e ndjenë frikën. Nuk është pak po ta mendosh që është politikani që ka prodhuar më shumë ngjarje të rënda fallco në këtë vend dhe ka fshehur duke ju shmangur ngjarjeve  më të rënda q ëka prdhuar vet, q ënga vrasjet deri tek milionat. Kjo do të thotë që e  di çfarë ka bërë dhe përgjon çdo bëhet.

Next Post
Veprimet e një burri shteti

Godina e opozitës, si “Selia e Gjetheve 2”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In