• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Këlliçi ka gabuar, edhe duke mos qenë kundër Berishës

by Mero Baze
25/04/2025 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Deklarata e Belind Këlliçit nuk ka ngjallur shqetësim se është kundër Sali Berishës, pasi nuk është kundër tij. Ajo ka ngjallur shqetësim sepse ai u përpoq ta vizatonte betejën e opozitës si diçka përtej fatit të Berishës si kandidat për kryeministër.

Natyrisht, për intelektin e militantëve dhe kufizimin e shpjegimeve që pati, mund të merrej edhe si deklaratë vetëm kundër kandidaturës së Berishës për kryeministër, por në fakt ishte më e gjerë, që e përfshinte edhe kandidimin e Berishës nëse do të arrinin.

Pra më qartë, Belindi u përpoq të fliste për një betejë që kërkon fitoren e opozitës jo për fatin e Berishës, por për fatin e opozitarizmit, por irritimi që ka shkaktuar është serioz.

Aq serioz, sa kryetari i Forumit Rinor u përpoq sot ta korrigjojë pasdite, duke deklaruar se Berisha do të jetë kryeministër i gjithë shqiptarëve pas 11 majit.

Dhe kjo është një shenjë serioze e sëmundjes reale që ka opozita e Berishës sot.

Pra, sot në PD dhe në opozitën e lidhur me PD-në, nuk të lejohet të mendosh përtej interesit të Berishës, nuk të lejohet të flasësh për një kauzë më të gjerë se sa nevoja e Berishës për t’u bërë kryeministër, pasi dukesh sikur del nga qëllimi i PD-së.

Kjo është pikërisht ajo që po vuan Këlliçi nga deklarata e tij, e cila në fakt ishte përtej fatit të Berishës, duke folur për fatin e opozitës.

Domethënë, opozita e Berishës ka arritur në një pikë ku nuk pyet më as për fatin e PD-së, as për të ardhmen e opozitës, por vetëm për fatin e Berishës.

Pra, nuk të lënë as të mendosh se çfarë do bëhet me opozitën nëse fiton apo nuk fiton në zgjedhje. Duhet të flasësh vetëm se çfarë do bëhet me Berishën.

Dhe kjo është vetëm si kusht i ligjërimit publik, pasi në tavolina dhe pas krahëve, të gjithë janë duke pritur që të humbasë Berisha dhe të ikë, sipas “amendamentit Basha”, sikur kurrë nuk e kanë përmendur ndonjëherë dhe në publik.

Por fanatizmi që rrethon kultin e Berishës si kandidat për kryeministër është i frikshëm, jo vetëm brenda PD-së, por edhe tek aleatët.

Pashë një intervistë të Monika Kryemadhit, për shembull, që njeriun më të urryer në botë e quante Lulzim Bashën, me të cilin ka qenë bashkëkryetare koalicioni nga 2017 deri më 2021. Kanë djegur bashkë mandatet, kanë ikur bashkë nga zgjedhjet e gjithë marrëzitë e tjera.

Ajo të gjitha këto ia kishte falur, por që ai kishte tradhtuar Berishën, nuk ia fal akoma.

Domethënë, kjo i ka falur burrit tradhtinë, por Lul Bashës nuk i fal tradhtinë ndaj Berishës.

Aq më keq që Berisha mes kësaj dhe Metës ka zgjedhur Metën si partner pas divorcit, por kjo përsëri ruan që të mos e tradhtojë njeri Berishën.

Ky mentalitet dominues në opozitë po përpiqet të krijojë kultin e besnikërisë ndaj Berishës si hero pozitiv, dhe kultin e tradhtarit të Berishës si hero negativ.

Zgjidhje tjetër nuk ka. Sidomos për ata që duan të flasin për fatin e opozitës. Ata janë më të rrezikshëm se Edi Rama, sepse ai, të paktën njësoj si këta besnikët, Berishën e do kryetar opozite.

Next Post
Video/ Pas incidentit të dhunshëm në Dibër, Xhelal Mziu del dhe kërkon votat mbi kalë

Video/ Pas incidentit të dhunshëm në Dibër, Xhelal Mziu del dhe kërkon votat mbi kalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Popullit, Rama: Opozita, qesharake deri në fund! Mend për herë tjetër…

Avokati i Popullit, Rama: Opozita, qesharake deri në fund! Mend për herë tjetër…

December 21, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

December 21, 2025
Gjyqi për “Gërdecin”, biznesmeni Mihal Delijorgji shkon në GJKKO por refuzon të dëshmojë

Mediu thirrje për revoltë: Zgjedhje farsë, shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni

December 21, 2025
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor: 40% më pak fonde kundër ndikimit rus

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor: 40% më pak fonde kundër ndikimit rus

December 21, 2025
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

PD do të hyjë në grevë urie? Mziu: Mund të jetë një rrugë për kthimin e standardeve demokratike

December 21, 2025
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

December 21, 2025
Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

December 21, 2025
Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

December 21, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In