• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse ka vlerë rihapja e dosjes së Gërdecit nga drejtësia?

by Mero Baze
08/02/2023 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata Speciale Antikorrupsion do të marrë në dorë gjykimin e përgjegjësisë që ka ish- ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe bashkëpuntorët e tij në historinë tragjike të Gërdecit, ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.

Shkuarja e dosjes në Gjykatë, është një hap serioz para në krijimin e një standardi ndëshkimi dhe vendosje të drejtësisë për një histori të dhimbshme tragjike, shkaktuar nga korrupsioni shtetëror dhe kapja e shtetit nga familja e kryeministrit.

Po pse gjykimi i drejtë i Gërdecit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë?

Pesëmbëdhjetë vite pas tragjedisë, ne njohim tani pasojat e mosndëshkimit. Nëse i analizon ato, kuptohet qartë se mosndëshkimi i fajtorëve të tragjedisë së Gërdecit ka prodhuar një lloj tragjedie jo vetëm për viktimat e Gërdecit, por dhe politikën dhe drejtësinë shqiptare.

Së pari, tragjedia e Gërdecit bllokoi dhe më pas shkatërroi çdo reformë të qeverisë shqiptare nën pushtetin e Partisë Demokratike. Nëse deri në mars të vitit 2008, qeveria kishte ambicie të bënte reforma në fushën e ekonomisë, financave, infrastrukturës etj, pas 15 marsit 2008, gjithë energjitë e pushtetit u harxhuan në mënyrë kriminale për t’i shpëtuar ndëshkimit të fajtorëve të Gërdecit.

Qeveria vazhdoi të formatohej e riformohej në bazë të zellit që zyrtarët tregonin për të mbrojtur Shkëlzen Berishën dhe babain e tij, dhe ndëshkoheshin në bazë të distancës që tregonin nga ky krim.

Për shumë zyrtarë të qeverisë që synonin karrierë, Gërdeci ishte një fat, të cilin ata mund ta përdornin për t’i rënë në sy Sali Berishës dhe për të bërë karrierë. Disa ministra Mbrojte dhe Drejtësie fituan postet për këtë shkak, dhe Aldo Bumçin, që e kishte harruar dhe Zoti, e rikthyen në qeveri vetëm se doli që nga zyra e tij, ishte nisur një faks, në të cilin ishte drafti i opinionit që Ministria e tij do jepte për biznesin e Shkëlzenit. Dhe drafti ju çua atij me faks ta aprovonte.

Së dyti, mosndëshkimi shkatërroi shtetin shqiptar. Sali Berisha hyri në konflikt me Ina Ramën si kryeprokurore dhe Bamir Topin si president, vetëm që t’i kompleksonte ata për të mos thelluar hetimet, dhe për të mos thirrur nën hetime djalin e tij. Dhe ja arriti që të mos e thërrisnin.

Edhe një herë që një prokuror i këshilloi të shkonte në rrugë informale për disa pyetje, Berisha ju turr publikisht, duke kërcënuar me ligjin e dosjeve dhe shantazhe të tjera publike, derisa u tërhoqën.

Së treti, skandali ndryshoi dhe Partinë Demokratike rrënjësisht. Pas 15 marsit 2008, karriera në PD ishte e bazuar tek kontributet që gjithsecili kishte dhënë për të mbrojtur Shkëlzenin nga historia e Gërdecit. Shumë zyrtarë anonimë u ngritën në karrierë dhe të tjerë thuajse u përjashtuan vetëm se qëndruan indiferentë ndaj kësaj historie.

Së katërti, mosndëshkimi krijoi një standard të ulët drejtësie, pasi duke mos u ndëshkuar një gjë kaq e fortë, kaq flagrante dhe kaq korruptive, çdo ndëshkim tjetër ishte i padobishëm për të krijuar besim tek drejtësia.

Dhe së pesti, çka ishte më e keqe, e gjithë kjo betejë kolektive e PD dhe pushtetit për të mbrojtur djalin e Sali Berishës, e bëri atë dhe më të fortë në pushtet dhe në sytë e çdo mbështetësi të pushtetit.

Pas 15 marsit 2008, në vend që ai të futej në burg, ose të fshihej e mos të dilte më në rrugë, ai u bë më i pushtetshëm më i frikshëm, më hajdut dhe më vendimmarrës për çdo tender e koncesion të pushtetit, deri më 2013.

Pra mosndëshkueshmëria prodhoi një lider të paprekshëm, duke fituar imunitet nga beteja për të mos u bërë drejtësi.

Dhe është tragjike kur e mendon se të vetmit që e dinë më mirë se pjesa tjetër e shqiptarëve këtë gjë, janë demokratët, të cilët e kanë prekur vetë këtë realitet dhe sot atyre po iu imponohet përsëri si lideri real i PD po Shkëlzen Berisha.

Edhe pse ai, njësoj si babai është “non grata”, prej një viti po financon betejën kundër SHBA për marrjen e kontrollit të PD nga babai, për ta trashëguar ai. Dhe kjo është një nga plagët afatgjata që Gërdeci ka lënë në historinë e asaj partie.

Ndaj ky zhvillim ka rëndësi, jo aq për emrat e përveçëm që do shkojnë para drejtësisë, por për faktin që të ngrihet steka e ndëshkueshmërisë, që lidhet me ngjarjet më të rënda në tranzicionin shqiptar, ku Gërdeci dhe 21 Janari janë në krye të listës.

Ndryshe drejtësia jonë do të mbahet mend, si drejtësia që burgos një zyrtare se dikush thotë në telefon që do t’i çojë një arkë me peshk, dhe ndërkohë peshqit e mëdhenj që janë përgjegjës për vrasje dhe vdekje për shkak të korrupsionit, mbeten të lirë.

Next Post
Goditën me grushte një mjeke për neglizhencë në punë, arrestohen dy persona në Tiranë

Goditën me grushte një mjeke për neglizhencë në punë, arrestohen dy persona në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

December 7, 2025
Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

December 7, 2025
Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

December 7, 2025
Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In