• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse jemi në “listën gri” për pastrimin e parave

by Adrian Civici
25/02/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Civici

Pastrimi i parave është procesi që konsiston në fshehjen apo devijimin ligjor të fitimeve ose parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme me natyrë ilegale, mafioze e kriminale, si: drogë, prostitucion, tregti armësh, para të fituara nga korrupsioni, spekulimet dhe mashtrimet financiare, informaliteti, shmangia e detyrimeve fiskale etj.

Qëllimi i pastrimit të parave është transformimi i tyre në para të ndershme e të pastra, në fitime të ligjshme, përdorimi normal i tyre në veprimtari ekonomiko-financiare të ligjshme. Sipas OKB-së, llogaritet se rreth 2-5% e PPB-së botërore ose 1600-4000 miliardë USD përbëhet nga paraja e pistë joligjore e kriminale. “Pastrimi” u shërben këtyre parave që të jenë njësoj si paratë ligjore të ndershme, pra të mos kenë asnjë “njollë” kompromentuese.

“Pastrimi i parave” filloi të bëhej pjesë e fjalorit të përditshëm në vitet ‘70 në kohën e skandalit “Watergate” në SHBA, ndërkohë që mori kuptimin dhe përmbajtjen e vërtetë ligjore në fillim të viteve ‘80. Nga pikëpamja historike ekzistojnë disa shpjegime për këtë shprehje. Ato e lidhin origjinën e shprehjes me një familje mafioze në Çikagon e viteve ‘20, e cila zotëronte një rrjet të gjerë lavanderish “Sanitary Cleaning Shops”, të cilën e përdorte si fasadë ligjore për të ricikluar, d.m.th. për të “pastruar” paratë e fituara nga veprimtari ilegale të të gjitha llojeve. Në mënyrë të hapur për këtë fenomen u fol gjatë procesit gjyqësor të Al Kapones, i cili megjithëse kishte në CV-në e tij krime të shumta, u dënua për mashtrime fiskale dhe pastrim parash.

A ekziston një mënyrë e përgjithshme e njohur, një model standard se si pastrohen paratë? Pastrimi i parave ndjek një rrugë pak a shumë standarde, pavarësisht veçorive specifike të rasteve të ndryshme: “investimi” ose hedhja e parave në qarkullim, qoftë si investime, si depozita bankare, si transferta financiare, si çeqe kazinosh apo lojërash fati etj., me një fjalë “futjen e tyre në sistemin financiar e monetar ligjor”; veçimi ose shkëputja e parave nga origjina dhe burimi fillestar i tyre dhe shpërndarja e qarkullimi i tyre nëpërmjet transaksioneve të ndryshme ose, siç quhen rëndom, “montimeve financiare apo valsi i transfertave”, në mënyrë që të maskohet dhe të humbin gjurmët e origjinës. Këto lloj operacionesh bëhen me ndihmën e bankave, parajsave fiskale, shoqërive financiare, shoqërive të sigurimeve, fondeve të investimit, transfertave spekulative të aksioneve, fitimeve, shpenzimeve, kazinove e lojërave të tjera të fatit etj.; ribashkimi i këtyre parave në një ose disa pjesë, tashmë si “para të pastra” dhe legjitimimi i tyre si investime të ndershme, në sfera si: pasuritë e patundshme, ndërtimi, fonde bamirësie, fonde investimesh, financime në fushën e sportit, modës dhe medias, investime në bursë, blerje objektesh luksi etj.

Një fenomen specifik janë edhe “parajsat fiskale”. Gjuetia e parave të pista po kalon nga kapja e parave të pista me origjinë kriminale të mafias dhe bllokimin e riciklimit ligjor të tyre, në gjetjen e fitimeve të fshehura, fitime që vijnë nga klientelizmi politik, korrupsioni me pushtetin, shmangia e pagimit të taksave, transferimi i fondeve publike në veprimtari personale etj.

Bankat kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e pastrimit të parave. Eksperiencat pozitive dhe ligjet specifike ekzistuese kërkojnë që bankat: të raportojnë pranë agjencive dhe strukturave të specializuara operacionet dhe identitetin e autorëve përkatës të tyre që janë të dyshimtë; të deklarojnë operacione e transferta, në të cilat përfituesi i kapitaleve është i dyshimtë; të evidentojnë operacione jotipike financiare e monetare të individëve, organizatave apo bizneseve, të cilat kanë të bëjnë me ndryshime të shpeshta statutore, pronësore e organizative të pajustifikuara apo me operacione financiare që nuk kanë lidhje me veprimtarinë e tyre ligjore të njohur deri në këto momente; të zbulojnë operacione të pajustifikueshme të tipit transaksione në pasuri të patundshme me çmime “të çuditshme”, depozitime fondesh pa burim të njohur apo të justifikueshëm; të kenë programe speciale kontrolli të “praktikave më të mira” në veprimtarinë e tyre të përditshme etj.

Në opinionin publik, në mjedise institucionale apo akademike, ekziston mendimi se “mjaft vende kanë përfituar nga procesi i pastrimit të parave, sidomos kur nuk janë ato vetë vendi i origjinës së tyre”. Është e vërtetë se vendet “pritëse” apo “qarkulluese” të parave të pista mund të kenë përfitime financiare, sidomos “operatorët ndërmjetës”, d.m.th. ata që realizojnë pastrimin. Natyrisht që një pjesë e parave investohen si para të pastra në këto vende dhe supozohet se zhvillojnë ekonominë apo stimulojnë konsumin në këto vende.

Përvojat ndërkombëtare dhe studimet specifike kanë provuar se pastrimi i parave është fenomen negativ me pasoja të rënda afatgjata nëse tolerohet, pasi: pengon zhvillimin e sektorit privat formal e ligjor, të cilin e përball me konkurrencë të pandershme; shkakton turbullira dhe paqartësi në flukset monetare dhe kursin e këmbimit në tregjet monetare; krijon destabilitet në tregjet financiare, si dhe ul reputacionin e bankave dhe institucioneve financiare në përgjithësi, duke shkuar deri në provokimin e falimentimit apo krizave të rënda strukturore të tyre; zvogëlon të ardhurat fiskale në vendet ku kryhet ky proces, pasi të ardhurat që vijnë nga aksione që kanë lidhje me pastrimin e parave zhvillohen në pjesën dërrmuese të tyre në informalitet; paraja e pisët e konvertuar në legjitime përdoret gjithnjë e më shpesh në veprimtari kriminale, informale apo si korrupsion për klasat politike e drejtuese ose menaxherët e lartë; paratë e pastruara përdoren për të krijuar pushtete paralele kriminale apo klienteliste jashtë tregut, qeverisjes, ligjit dhe qytetarëve, duke e bërë korrupsionin mjaft të fuqishëm; sa më lehtësisht të pastrohen paratë në një vend, aq më i madh është stimulimi për veprime informale, për shpërdorim pushteti, klientelizëm, shkelje ligjore etj. Për këtë arsye, çështja e parandalimit të pastrimit të parave konsiderohet si “thembra e Akilit” për një kapitalizëm të shëndetshëm e të qëndrueshëm.

Shqipëria ka disa “specifika” kur flitet për fenomenin e pastrimit të parave: ashtu si shumë nga vendet e tjera ish-komuniste lindore, ka vetëm tri dekada që po ndeshet me këtë fenomen të ri, duke u bërë në mjaft raste “pre e lehtë” për t’u futur në kurth nga “ustallarët e vjetër” në këtë fushë; procesi i parandalimit të pastrimit të parave nuk është thjesht vullnet i mirë apo vendosmëri politike, por është i lidhur ngushtë me ngritjen dhe forcimin e institucioneve specifike, me përgatitjen e një sërë ligjesh, rregulloresh e masash, të shoqëruara me kualifikimin e burimeve njerëzore të specializuara; vullneti për parandalimin apo zbulimin dhe dënimin e pastrimit të parave nuk duhet të jetë amator, selektiv, i përkohshëm, i politizuar apo i keqfinancuar, çka nënkupton se institucionet e specializuara në këtë drejtim duhet të kenë maksimumin e mbështetjes ligjore, politike dhe financiare.

Shqipëria ka një ligj të mirë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ka një strukturë të veçantë të inteligjencës financiare, si: Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, të koordinuar me homologët dhe rregullatorët ndërkombëtarë, që bashkëpunon me autoritetet mbikëqyrëse, veçanërisht me Bankën e Shqipërisë dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Aktorët dhe institucionet monetare e financiare po formojnë kulturën institucionale dhe rregullin për të evidentuar dhe raportuar sipas kritereve ligjore rastet që lidhen me veprimtari të pastrimit të parave.

Por, rezultatet e luftës për parandalimin e pastrimit të parave të pista nuk dëshmojnë për qëndrueshmëri dhe sukses në këtë fushë. Së fundmi, Shqipëria u përfshi në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, që ndryshe njihet dhe si “lista gri” e Task-Forcës së Veprimit Financiar, organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7-ës për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Përfshirja në këtë listë do të thotë që vendi konsiderohet me rrezik të lartë dhe kjo ka pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e një shteti. Shqipëria vlerësohet për aspektet teknike, kornizën ligjore të saj për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave, por ajo duket se ka dështuar në efektivitetin e masave që duhet të zbatojë, duke u përfshirë “në vendet me mangësi strategjike”.

Sipas Anila Denajt, ministre e Financave dhe Ekonomisë, “sot vendi ka bërë përparim në shumë aspekte … nga shqyrtimi i detajuar i rekomandimeve më të fundit të FATF-së për përmirësim të mëtejshëm gjatë 2020-2021, është e qartë se mangësitë më thelbësore të konstatuara u përkasin organeve jashtë ekzekutivit. Në fokus të efektivitetit janë 2 fusha që lidhen kryesisht me efikasitetin e sistemit të drejtësisë, Prokuroria dhe Gjykata … kërkohet vëmendje e shtuar në lidhje me domosdoshmërinë e rritjes së dënimeve për pastrim të parave nga sistemi gjyqësor, sidomos të rasteve të denoncuara dhe raportuara nga institucionet për transaksione me klasifikim të nivelit të lartë risku dhe të kryer nga profesionistë apo persona të tretë të lidhur me organizata kriminale. Si edhe rritja në mënyrë domethënëse e konfiskimeve përfundimtare të pasurive të krimit”. /Fjala.al/

Next Post
Lehtësitë për biznesin, Haxhi: Mbështetje dhe asistencë teknike për zhvillimin e sipërmarrjes!

Grabitën me dhunë banesën e të moshuarve/ Arrestohet autori i pestë, 1 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In