• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse ishte aq i qetë Edi Rama në ekranin e Rai 3?

by Mero Baze
03/06/2024 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama ja doli të bëjë “not në baltë” përballë gazetarit të RAI 3, në një mënyrë të pazakontë që nuk e aplikon në Shqipëri. Intervista e tij e plotë, e transmetuar në rrjetet e tij sociale dhe atë të RAI, tregon një kryeministër që nuk ka këtë pamje kur flet me shtypin në Shqipëri. Përveçse shumë i sigurt, dhe sfidues, ai ndërkohë ishte dhe një akuzues i hidhur i stilit të gazetarisë spekulative dhe keqpërdorimit të tyre politik.

Kjo vërehej dhe në komentin e vetë gazetarit pas intervistës.

Por përse Edi Rama ishte aq i qetë dhe aq shpjegues para një gazetari italain?

Nuk është thjesht xhelozi e një gazetari shqiptar. Kur dikush e akuzon këtu, dhe ai zgjedh t’i përgjigjet, natyrisht që është shumë e vështirë të mos e hetosh nervozizmin e tij dhe shpesh herë dhe tejkalimin e kufijve etik.

Kurse përballë gazetarit italianë ishte 100 herë më i hidhur se para gazetarëve shqiptarë, por jashtëzakonisht i qetë, argumentues dhe sfidues për të.

Krye arsyeja mendoj se është cektësia e gazetarëve të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe që ne i mbivlerësojmë për shkak të nevojës për të përdorur autoritetin e shtypit perëndimor për nevojat tona.

Shpeshherë gazetaria që vjen nga Perëndimi dhe raporton për Shqipërinë është më shumë se qesharake e cekët, e mbytur nga paragjykimi për vendin dhe tema që ata i kane simbol të Shqipërisë. Edhe mediat më të mëdha perëndimore amerikanë angleze apo evropiane, vazhdojnë të vijnë në Shqipëri për të gjetur një virgjëreshë në Theth që është veshur si burrë, por që në fakt ka Instagram dhe të kërkon qindra euro për çdo intervistë, dhe me gjasa nuk është fare virgjëreshë, por ka gjetur punë për shtypin e huaj.

Vijnë po ashtu për të gjetur tre fëmijë të mbyllur nga gjakmarrja, në një shtëpi diku në veri dhe po nuk i gjeti dot ata gjen ca bunkerë rrugës e shkruan për ta.
Këto janë tre tabu për tridhjetë vjet për shtypin perëndimor rreth Shqipërisë. Tani ka dalë mafia dhe pastrimi i pareve.

Spekulimi është dhe më i madh dhe i përditësuar me realitetin e Shqipërisë.

Por reportazhi i gjatë i RAI, më shumë se sa sulm politik, ishte i cekët, i pa lidhur me faktet reale në terren dhe mbi të gjitha i frustruar nga ideja se do të sulmohej për ato që thoshte paraprakisht.

Në fakt, në Shqipëri ka fakte më të rënda se ato që thotë RAI, por nuk janë të lidhura ashtu siç thotë gazetari. Ne natyrisht kemi kriminelë, kemi njerëz që shesin drogë, të tjerë që bëjnë pallate apo kulla, dhe ata që mbjellin kanabis, por të raportosh për ata duhet t’i njohësh dhe jo të shikosh filma në Netflix e t’i imitosh.

Është kjo arsyeja që gazetari italian, jo vetëm nuk e vuri dot në siklet Edi Ramën, por i dha atij një mundësi të artë, të ishte siç nuk është në të vërtetë, aq i qetë aq shpjegues dhe aq mbrojtës i gazetarisë investigative të thelluar, sa të mos ikte asnjë moment nga kontrolli i asaj që donte të thoshte.

Në Shqipëri ja dalin ta bëjnë më shumë nervoz Edi Ramën, dhe kur thonë të vërtetat dhe kur thonë gënjeshtra, natyrisht se e dinë më mirë si gazetari Italian ku i dhemb kryeministrit dhe ku mund ta nervozojnë atë qoftë dhe me gënjeshtra.

Në ekranin italian, kjo gjë nuk hetohej. Ajo që Edi Rama arriti të bëjë, është të detyrojë një media të madhe italiane të gëlltisë gënjeshtrat e veta dhe të tërhiqet për çdo akuzë duke thënë se “nuk kemi thënë kështu”, pro kemi thënë që “ka akuza për këtë gjë”. Pra duke ja kaluar referencën e fakteve, thashethemeve.

Kjo tregon më së paku se Edi Rama e njeh atë që do publiku italian për Shqipërinë më mirë se nevoja që ka pasur gazetari për t’i dhënë publikut Italian për Shqipërinë atë që donte ai.

Dhe mbi të gjitha, është një betejë e fituar e kryeministrit me gazetarinë e pa thelluar, duke i dhënë atij luksin ti kishte të gjithë faktet në anën e vet dhe jo në anën e një gazetarie të furnizuar nga viktimat politike të Edi Ramës.

Next Post
“Kush akuzon, ka barrën e provës”, Rama për Rai3: Unë s’takohem me kriminelë! Ajo që keni thënë, fyese!

"Kush akuzon, ka barrën e provës", Rama për Rai3: Unë s'takohem me kriminelë! Ajo që keni thënë, fyese!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In