• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse ia vlen të votojmë Tiranën e së nesërmes

by Fatos Çoçoli
13/05/2023 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana jonë është si një fëmijë që ështe rritur përpara syve tanë dhe nuk e kemi kuptuar ende mjaftueshëm se sa shumë është rritur! Në 103 vitet e shpalljes së saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana nuk ka fituar kurrë kaq njohje dhe vlerësime ndërkombëtare sa në 6 vitet e fundit.

Vërtet, a ia vlen ta votojmë kryeqytetin tonë të tetë viteve që kaluam, si kryeqyteti ynë i së nesërmes? A mund të jetë kjo përgjigje “sepse duke jetuar në të, ndihemi më mirë, më qytetarë, më të qetë” një arësye? Ndoshta. Sidoqoftë, duhet ta pranojmë se sot Tirana jonë është si një fëmijë që ështe rritur përpara syve tanë dhe nuk e kemi kuptuar ende mjaftueshëm se sa shumë është rritur. Ka vërtet kulla, si çdo qytet metropol në Evrope dhe botë, por ka edhe momente arratie dhe qetësie, shplodhjeje dhe intimiteti.

Tirana përmes njohjeve ndërkombëtare

Se sa është rritur një qytet, kuptohet nga njohjet ndërkombëtare, çmimet dhe cilësimet që ai merr nga organizma krejtësisht të pavarur dhe pa interes në garat e brendshme politike të atij qyteti.

Që nga vitit i largët 1920 i shpalljes si kryeqytet , në 103 vitet e ekzistencës së saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana nuk ka patur kurrë një periudhë kaq të mbushur me aktivitete dhe njohje ndërkombëtare, sa periudha 2015-2023.

Më 20 qershor 2018, Tirana fitoi në Barcelonë çmimin e madh për Sheshin “Skënderbej”, i cili u përzgjodh nga një juri profesioniste ndërkombëtare, si hapësira më e mirë publike e urbane në Europë për vitin 2018, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim.

Pas vlerësimit që mori në Bienalen e Çikagos në vitin 2017, sheshi i ripërtërirë “Skënderbej” fitoi çmimin prestigjioz evropian për “Hapësirën Publike Urbane 2018”, i dhënë nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë). Tirana u përzgjodh mes 279 projekteve nga qytete të 32 vendeve evropiane.

Tirana- Kryeqytet evropian i përhershëm i të rinjve!

Tirana është qyteti i 14-të evropian që fitoi cilësimin “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022. Ky është një promovim vjetor që i jepet një qyteti europian me potencial të theksuar për të ndihmuar të rinjtë evropianë. Nuk është thjesht një trofe. Përgjatë një viti, qyteti fitues bëhet qendra e gjithë aktiviteteve rinore evropiane me domethënëse dhe merr një dukshmëri të jashtëzakonshëm në nivel kontinenti dhe përtej.

Gjatë vitit të kaluar, Tirana ishte më plot gojën Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka nënkuptoi më shumë projekte, më shumë aktivitete, një promovim i jashtëzakonshem i Tiranës dhe Shqipërisë, dhe shumë mundësi për të rinjtë tanë për t’u organizuar dhe lidhur me gjithë rrjetet rinore europiane.

Njëlloj si në Përrallat “Një mijë e një netët” të folklorit të pasur arab të tregimeve fantastike, vitin e kaluar kryeqyteti ynë kaloi një vit ëndrrash dhe aktivitetesh gati magjike, në bukurinë dhe veçantinë e  tyre. Koncerte pas koncertesh, java kulture e arti italian, gjerman, britanik, spanjoll, francez, etj., ekspozita, përurime, vallëzime në ajër, mbrëmje muzikore, mbrëmje poetike, panaire, tubime, konferenca, seminare dhe takime pune. Një pafundësi aktivitetesh. Plot një mijë të tilla gjatë vitit 2022! Ose, me një mesatare tre aktivitete në një ditë. Që nga viti 2009 kur cilësim/çmimi “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” është dhënë, asnjë qytet apo kryeqytet tjetër evropian nuk ka arritur një numër të tillë aktivitetesh dhe eventesh për rininë.

Në sajë të punës së bashkisë së Tiranës, në kryeqytetin tonë erdhën gjatë vitit të kaluar me mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në këto një mijë e një aktivitete rinore. Erdhi Dua Lipa dhe Rita Ora dhe kënduan për ne.

Gati çdo natë në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej ose përballë me Galerinë Kombëtare të Arteve, pranë strukturës artistike të quajtur “Re-ja”, u zhvilluan spektakle nga grupe folklorike, grupe rinore, grupe xhazi, rroku, etj. Meloditë dhe ngjyrat e spektakleve sollën mesazhe shprese dhe optimizmi, duke përmirësuar jetën kulturore e gjendjen shpirtërore jo vetëm të të rinjve në Tiranë dhe në Shqipëri.

Gjatë gjithë vitit të kaluar, në të 365 ditët, realisht Tirana u kthye në kryeqendrën e aktiviteteve artistike evropiane, me bazë nismat rinore. Por viti që sapo kaloi nuk ishte thjesht vit feste dhe spektaklesh. U ngjizën projekte nga dhe për të rinjtë, që po vazhdojnë përtej 2022-it. U vendosën marrëdhënie të përhershme bashkëpunimi. Të rinjtë shqiptarë fituan besim në aftësitë e tyre, duke filluar nga nxitja e punësimit rinor, nga ekonomia dhe inovacioni, nga pjesëmarrja e të rinjve në sipërmarrjen private dhe në vendimmarrjen publike, nga ngritja e kapaciteteve, respektimi i të drejtave të njeriut, shëndeti mendor dhe fizik, sporti, kultura, etj.

Fuqizimi i të rinjve është përparësi absolute e Bashkimit Evropian dhe bashkia e Tiranës ndihmoi gjatë gjithë vitit të kaluar që vendi të integrohej më mirë dhe më fort me familjen e madhe evropiane, pikërisht me kordonin ombelikal më të fuqishëm dhe të projektuar drejt së ardhmes: të rinjtë.

Me 5 mijë të rinj që do të trajnohen çdo vit tek Qendra e Inovacionit dhe TI më e madhja në Ballkan ti ish-Piramida, Tirana kthehet në kryeqytet të përhershëm evropian të rinisë

Asnjëherë në historinë mbi katërqindvjeçare të saj, që nga themelimi në vitin e largët 1614, Tirana nuk ka arritur të jetë kryeqytet evropian i rinisë apo sporteve, sikurse e ka arritur në këto dy vitet e fundit. Prandaj, ia vlen të ndihemi krenarë për kryeqytetin tonë.

Ai nuk është i përsosur, as edhe i tejbukur, megjithë tërheqjet e jashtëzakonshme që ka. Por ia ka dalë të jetë dinamik, me rritje të shpejtë dhe me të ardhme të sigurt. Prandaj dhe nesër ia vlen ta hedhim vendimin tonë për kryeqytetin tek Tirana e së nesërmes

Fatos Çoçoli

Next Post
“Vendim skandaloz”, Nikos Dendias reagon pas lënies në burg të Fredi Belerit: Veprimi nuk tregon shtet të së drejtës

“Vendim skandaloz”, Nikos Dendias reagon pas lënies në burg të Fredi Belerit: Veprimi nuk tregon shtet të së drejtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

December 24, 2025
Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

December 24, 2025
Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

December 24, 2025
“Duhet retushim brenda PD, të merremi me sëmundjen tonë”, Alimehmeti: E dimë se kush punoi në fushatë e kush jo

“PD doli nga përgjumja”/ Ilir Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, ndryshimi kërkon kohë!

December 24, 2025
Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

December 24, 2025
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

December 24, 2025
Sherr për motive të dobëta në Tiranë, dy vëllezër plagosen me thikë

Plagoset me thikë një person në Kamëz, dërgohet me urgjencë te Trauma/ Identifikohet autori (EMRI)

December 24, 2025
Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

December 24, 2025
“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

December 24, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com