Nga Namir Lapardhaja
Përse hesht “opozita e vërtetë” dhe “e pa marrë peng” Berisha-Bardhi për protestën e banorëve të Krujës për koncensionin Thumanë-Kashar?
Përse nuk thonë gjysmë fjale për “Gener 2”?
Përse këta që “shqyhen” mëngjes e mbrëmje kundër Edi Ramës, nuk thonë gjysmë fjale kundër oligarkëve të qeverisë?
Përse këta që kanë premtuar se do të jenë në çdo cep të Shqipërisë ku ka pakënaqësi dhe protesta, nuk i janë bashkuar protestës së banorëve të Krujës, të cilët nuk kërkojnë asgjë më shumë vetëm se rruga të ketë një dalje edhe për ta?
Përse hesht Berisha për oligarkun e qeverisë?
Po Bardhi dhe deputetët e tjerë që deri më dje kur ishin me Bashën bënin akuza ndaj oligarkëve, sapo u futën në sqetullën e Berishës e kanë mbyllur gojën dhe nuk flasin më ndaj tyre?
Vërtet pushteti na ka ndarë, por oligarkët i kemi bashkë!











