• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse gjithë këta të shqetësuar nga arrestimet e SPAK

by Mero Baze
11/07/2021 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndërsa SPAK gjatë kësaj javë ka çuar në qeli rreth 17 zyrtarë publik, lidhur me dy tenderë korruptivë në Lushnjë dhe Tiranë, duket se më shumë ka shqetësuar opozitarët se sa viktimat.

Shqetësimet janë me shumë ngjyra. Lulzim Basha për shembull ngul këmbë që të arrestohet Edi Rama, jo ata që ka kapur SPAK. Enkejeld Alibej, bën zbulime të tjera. Ai e paska ditur tri ditë më parë, se aksioni i SPAK është dekonspiruar . Petrit Vasili po ashtu duket pik e vrerë, për këtë që ka ndodhur, por tek LSI është më e kuptueshme mërzitja ndaj aksioneve të tilla.

Arsyeja kryesore përse opozitarët janë të shqetësuar është e kuptueshme Veprimi i SPAK lë në hije aksionin politik të opozitës, që bën opozitë me buletinin e prokurimeve publike, duke sulmuar çdo tender, ku nuk ka gisht ndonjë opozitar.

Duke hyrë në veprim SPAK, këtu ndahen gënjeshtrat nga denoncimet e vërteta dhe opozita “humbet vendin e punës” që i ka caktuar vetes këto vite. Duke qenë se gjithë bota e tyre rrotullohet rreth tenderëve, kjo përfshirja  e SPAK në këtë histori u duket sikur i lë pa punë.

Në rastin konkret, në asnjë nga rastet nuk ka pasur denoncim nga PD. Për rastin e Lushnjës ka denoncuar rivali në garë  ndërsa për rastin e uniformave ka denoncuar opozita parlamentare që PD e akuzonte si bashkëpunëtorë të Ramës.

Nga ana tjetër, në këtë fushatë mërzitje të PD dhe opozitarëve në përgjithësi, duket se ka dhe elementë të rinj veprash penale, që duhen hetuar. Për shembull Enkelejd Alibej, ka deklaruar se ai dhe PD kishin informacion se aksioni i SPAK ishte dekonspiruar tri ditë më parë se të bëhej. D.m.th. PD e ka ditur se tri ditë më parë, dikush nga SPAK ka dekonspiruar aksionin.

Në këtë rast SPAK duhet të ruaj dinjitetin e vet dhe duhet të thërrasë Enkelejd Alibeajn, në cilësinë e personit që ka dijeni të dëshmojë kush i ka dekonspiruar aksionet dhe si e ka marrë vesh ai.  Nëse ka gënjyer, që të mos duket opozitar i papunë, atëherë duhet të përballet me ligjin. Nëse di vërtet diçka dhe ka ndodhur, atëherë është rasti të ketë arrestime të reja dhe për këtë çështje.

Edhe pse nuk ka ndonjë gjë që SPAK-un e ka dëmtuar në këtë aksion, pasi ka arrestuar ata që ka dashur, përsëri ka shumë rëndësi, që akuza e Alibeajt, të hetohet për të ndalur përbaltjen e SPAK, dhe tendencën për të relativizuar punën e tyre, duke i kthyer nga institucion, akuze në një institucion që bashkëpunon me politikën për të shpëtuar viktimat e korrupsionit. Në këtë rast ose Alibeaj, ose dekonspiruesi, duhet të shkojë në gjykatë.

Kështu jemi dhe më të qartë, nëse SPAK po vepron me përgjegjshmëri profesionale, dhe akoma më shumë nëse opozita jonë është e shqetësuar se po mbetet pa punë, apo se mbetemi pa hajdutë jashtë burgjeve.

Next Post
Bota e futbollit me sytë nga “Wembley”, Europa kurorëzon kampionin! Por Italia është… Itali

Bota e futbollit me sytë nga “Wembley”, Europa kurorëzon kampionin! Por Italia është... Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In