• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Gjiknuri ka futur në sherr, PD zyrtare me PD parlamentare?

by Mero Baze
02/04/2019 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Socialistët kanë provokuar një debat të ri mes Partisë Demokratike zyrtare dhe Partisë Demokratike Parlamentare, duke përzgjedhur selinë e PD si negociatore të mundëshme deri në datën 5 maj, për disa ndryshime të organizimit teknik të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Damian Gjiknuri ka shkaktuar zemërim tek deputeti Myslym Murrizi, për shkak se thirrja e Gjiknurit i drejtohet Partisë Demokratike zyrtare.

Debati është më interesant, si debat përtej problemit të reformës zgjedhore, e cila ka fare pak gjasa të ndodh. Debati është interesant për faktin, se edhe socialistët, ende nuk janë mësuar me rutinën e konsiderimit të Partisë Demorkatike zyrtare, si parti jo parlamentare.

Në këtë rast të gjithë e kuptojmë që është diçka më shumë. Shumica po përpiqet të lërë një derë hapur për PD, që të marrë pjesë në zgjedhje vendore, pavarësisht braktisjes së Kuvendit. Ajo po kërkon të mos ezauroj shanset  dhe tua bëj atyre të mundur përfshirjen në zgjedhje. Por kjo ka pak gjasa të ndodh.

Skenari më pozitiv që mund të ndodh nga opozita, është futja në zgjedhje e LSI dhe partive të tjera të vogla opozitare me një marrëveshje të heshtur me PD, që të kandidojnë njerëzit e saj në zonat me më shumë shanse. Kështu Lulzim Basha ka shanse të ruaj “burrërinë”, duke bojkotuar zgjedhjet ndërkohë që ka shanse të testoj jashtë përgjegjisisë së tij formale, partinë në zgjedhje në gjithë vendin.

Dhe kjo për Partinë Demokratike është shumë e rëndësishme, pasi ruan strukturat e saj, dhe mund të fitoj shumë bashki edhe në qytete të mëdha.

Por nëse për PD, ky është një vendim I diskutueshëm, për LSI dhe partitë e tjera të vogla, që kanë dal nga parlamenti, mos pjesmarrja në zgjedhje lokale, është vdekje e sigurt elektorale e tyre.

LSI si partia e dytë më e madhe në opozitë, do të përballet me një asgjesim të sigurt electoral, nëse nuk merrë pjesë në zgjedhje, pasi stukturat e saj janë shumë fluide dhe shkojnë drejt absorbimit nga PS, apo ndonjë parti tjetër. Fakti që gjithë lista e deputetëve të LSI, në parlament po plotësohet, do të thotë se ajo parti qysh tani ka probleme serioz me stukturat elektorale, pasi po humb shumë individë që i ka pas përdorur për vota në gjithë Shqipërinë.

Një bojkot I zgjedhjeve lokale, është një asgjesim I sigurt I saj, dhe më tej humbje e një force politike që shpesh ka luajtur rolin e faktorit vendimtar për formimin e shumicës. Atë që PD dhe PS nuk e bën dot me marrëveshjen e heshtur të Majit të vitit 2017 kundër LSI, tani po e bën aleanca e PD me LSI  për bojkot, duke e shkrirë strukturën elektorale të LSI.

Nga ana tjetër zgjedhjet do të jenë një shans I ri për partitë e vogla historike si Balli Kombëtar, Legaliteti, apo parti të tjera të vogla,  që mund të hyjnë, pasi përveç sukseseve të pjesëshmee elektorale, këshilltarëve lokal, dhe fuqizimit të strukturave, do të kenë fatin të përfshihen në skemën e menaxhimit të zgjedhjeve në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, pasi mund të dalin nga ky session parlamentar, me grup parlamentar dhe të drejtë për komisionerë.

Pra të gjitha ato privilegje që LSI si parti e tretë I ka pas fituar me 15 vjet luftë, u kalojnë atyre, për shkak të kësaj historie asburde bojkoti.

Akoma më shumë shanse në këtë hsitori do të ketë Partia Demokratike Parlamentare, e cila mund të vendos kandidatë në gjithë qyetet e Shqipërisë, si pjesë e listës së saj dhe nuk është çudi të ketë supriza. Dhe ky është debati real mes Partisë Demokratike zyrtare dhe Partisë Demokratike Parlamentare. Vërtet PD zyrtare mund të mos njoh Rudina Hajdarin apo Myslym Murizin dhe pasuesit e tyre në Kuvend, si pjesë e tyre, por ajo do të përballet me një parti reale, kur ata të hyjnë në zgjedhje dhe të kenë kandidatët e tyre.

Për ironi të fatit çdo ndryshim në reformën zgjedhore duhet të votohet nga Partia Demokratike Parlamentare dhe jo nga ish PD. Ndaj sido që të veproj PD, ajo qysh tani ka punë me Partinë Demokratike Parlamentare, të cilën tashmë e urren më shumë se PS.

PD është e dënuar të mbajë hapur një derë me ta, ose për ti futur brenda pasi të kaloj kjo marrëzi, ose për tu futur brenda tyre në të ardhmen kur të mbeten rrugëve. Pasi opozitë do ketë, edhe po nuk ka Lulzim apo Sali.

Next Post
Këmbimi valutor, Euro zhvlerësohet në raport me lekun

Këmbimi valutor, forcohet dollari, humb pikë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com