• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Gazmend Bardhi nuk bëri padi për Olsi Ramën në SPAK?

by Mero Baze
31/03/2024 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja gjë që po përpiqen të mos e thonë qartë opozitarët e Berishës dhe vetë Gazmend Bardhi, është se ai nuk ka bërë padi në SPAK për Olsi Ramën lidhur me pretendimet e tij të bëra publike dy ditë më parë.

Edhe pse e njoftoi me urgjencë konferencën për shtyp, edhe pse kishte arritur të kuptonte që në makinë ishte një burrë i gjatë dhe me flokë të zeza, edhe pse është i bindur se ai është Olsi Rama, nuk ka bërë padi.
Për të gënjyer gazetarët, por më shumë ata që rrinë poshtë penxheres, ka shkuar në SPAK por aty nuk ka bërë padi. I ka bërë kërkesë SPAK-ut që ata të bëjnë kallzim për Olsi Ramën.

Pra në një farë mënyre e ka trajtuar SPAK si organ varësie që vihet në lëvizje me dëshirat e tij.

Pak a shumë siç i ka bërë kërkesë para një viti që të kallëzojë Flamur Nokën se ka pasur një vilë të fshehtë në Lalëz.

Nuk di pse i është shmangur padisë kur është i sigurt që ka fakte. Aq i sigurt sa ishte në vlerësimet tij, s’kishte pse i trembej padisë.

Fakti që nuk bëri padi, po i kërkoi SPAK të bëjë vetë kallëzim bazuar në ato që thotë ai, është një përpjekje për të nxjerrë gështenjat me duart e SPAK, pasi ka frikë se vetë mund të përfundojë si historia e Babale 1, ku autori i “denoncimit” tani ka tre vjet që ose i fshihet gjykatës, ose e shantazhon politikisht, ose zvarritet pas Ulsiut për amnisti penale.

Duke e pasur të qartë fatin e Salianjit që ndërmori operacionin Babale 1, autori i Babale 2, duket që është më i kujdesshëm.

Dhe nuk bën keq se instikti i jursitit, e ndihmon në këtë rast të mos përfundojë si Salianji.

Nga ana tjetër fakti që vazhdon bërtet që kam bërë Padi në SPAK, duke gënjyer publikisht, tregon se ai ka nevojë të forcojë besimin tek penxherja mbi Rrugicë, se ai nuk bën kompromise me Edi Ramën, pavarësisht marrëveshjes për normalizimin. Pra i duhet të tregojë se i ka treguar vendin Edi Ramës, duke i gënjyer ata.

Në finale, 48 orë pas zhurmës së tij, nuk kemi asnjë padi në SPAK, por vetëm një frikacak dhe gënjeshtar, që do të duket dhe trim dhe besnik.

Next Post
“Jeni dy parazitë”/ Debate të ashpra mes Eglës dhe çiftit Meriton-Ilnisa, gazetarja: Kërkoj ndjesë publike

“Jeni dy parazitë”/ Debate të ashpra mes Eglës dhe çiftit Meriton-Ilnisa, gazetarja: Kërkoj ndjesë publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In