• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse është mërzitur Berisha nga “fitorja”, pasi PD u tërhoq nga një gjyq procedurial?

by Java News
17/01/2023 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Për të kuptuar investimin që nuk rresht kurrë dhe fuqinë mediatike të grupimit të Sali Berishës brenda opozitës, mjafton që të shohësh mënyrën se si e trajtuan gati të gjitha mediet lajmin e tërheqjes së ankimimit në gjykatë nga PD zyrtare për bashkimin e 2 statuteve të saj. Në fillim bën si të gëzuar dhe thirrën “fitore”, pastaj nga Berisha i pari nuk e fshehën zhgënjimin dhe mërzinë. Pse?!

Sepse tani ka ardhur koha që loja e madhe me demokratët dhe Partinë Demokratike të leqendisur në funksion të një “gjyqi” imagjinar kundër Sekretarit të Shtetit, Blinken, të marrë fund në mënyrë ligjore dhe zyrtare.

Mediet që nuk e fshehin investimin pro Rithemelimit, por edhe ato që e kanë të shkruar në ballë lojën pro pushtetit të Edi Ramës, e trajtuan këtë tërheqje si një “zbythje” të Alibeajt, pasi sipas tyre PD zyrtare, tashmë e dinte që gjyqi ishte i humbur. Deri dje Berisha dhe “analistët” e tij bërtisnin se gjyqi po shtyhet pafund me ndërhyrjen e Edi Ramës dhe “ambasadorëve”, me synim që t`ja japin fitoren Basha- Alibeajt. Sot që ky proces u bë nul, pra nuk ka fitues e humbës nga asnjëri krah, ankohen se përse ndodhi kështu!

Thelbi në fakt është krejtësisht tjetër gjë. Ky gjyq për bashkimin e statuteve të Kuvendit të 17 korrikut 2022 që u votua njëzëri dhe me entuziazëm nga berishistët me atë të 18 dhjetorit të po atij viti, i cili shënjoi ndarjen përfundimtare të PD-së nga berishizmi dhe “nongrat” brenda partisë, mbante peng gjyqin tjetër, (njihet në zhargon si “ai për vulën”),  për legjimitetin e Partisë Demokratike.

Pra gjyqi i vërtetë dhe i vetëm është dhe ka qenë gjithmonë, ai për vlefshmërinë apo jo të Kuvendit të Rithemelimit të datës 11 dhjetor 2022. Atë kush ka interes që ta bllokojë dhe ta shtyjë pa fund; kjo është çështja që do ta të na shpaloset që sot e në vazhdim!

Tani radhën e ka zbardhja dhe hetimi gjyqësor i atij Kuvend të cilin gjyqtari Zhukri e njohu me shpejtësi rrufe, vetëm duke i hedhur një sy shkallëve të stadiumit, (apo edhe ndonjë “gjëje” tjetër), si dhe pa e konsultuar dokumentacionin në themel.

Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, vijimi i gjykimit thjesht pengonte trajtimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të berishistëve dhe bllokonte zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Pra gjyqi i cili u pushua këtë të martë në fakt ishte shndërruar në një artificë juridike e cila ishte bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit, me të cilin Berisha pretendon se ka partinë, edhe pse në fakt ligjërisht thjesht ka uzurpuar godinën e saj dhe po përdor në mënyrë të jashtëligjshme simbolet dhe logon.

Gjykatës së Apelit Tiranë ju hoq edhe kjo alibi. Tani është koha e verifikimit të pjesëmarrësve “me mandat” dhe të gjithë njerëzve që morën pjesë dhe votuan në atë Kuvend-miting. Legjimiteti i firmave për thirrjen e tij, të cilat u futën në kasafortën e Palokës dhe mjaft dokumente të tjera, për të cilat pretendohet se janë falsifikime të rënda dhe të trasha.

“Shqyrtim në Themel”, në radhë të parë do të thotë, se si janë zbatuar të gjitha rregullat dhe procedurat nga ana e Rithemelimit për atë Kuvend, bazuar në “biblën” e partisë që është statuti i 17 Korrikut 2021, regjistruar zyrtarisht në gjykatë.

Zbërthimi që në “Themel” nga gjykata i kësaj çështje, do të zbulojë edhe të vërtetën e gjithë aksionit të Berishës. Pra kemi pasur të bëjmë me një “puç” gjithmonë në vazhdim brenda partisë, apo me një rrugë ligjore dhe statutuore për të “rithemeluar” dhe marrë drejtimin e PD-së.

Tani topi tani ka mbetur te Gjykata e Apelit, e cila ka vetëm një çështje për të zgjidhur dhe zbardhur. A e ka zbatuar lëvizja e Berishës brenda partisë statutin që votuan edhe vetë, apo thjesht kanë krijuar një parti të re nga e para?!

Pala e Berishës asnjëherë nuk ka bërë ndonjë kërkesë te Apeli për të nisur sa më shpejt këtë gjyq vendimtarë. As këtë të martë, (siç bëri përkundrazi PD zyrtare), pasi “fituan” pas tërheqjes së Alibeajt nga gjyqi i parë, nuk pamë gjëkundi ndonjë thirrje për caktimin urgjent të një date për “Vulën e PD”. Dhe natyrisht as Edi Rama me “analistët” e tij, nuk po shfaqin ndonjë interes.

Partitë politike shqiptare janë entitete kushtetuese, sepse janë baza e pluralizmit. Kur bëhet fjalë për partinë më të madhe të opozitës, rëndësia e këtij gjyqi kthehet në një emergjencë kombëtare. Gjykata falë tërheqjes nga ana e “Alibeajt”, e ka fushën e hapur. Nuk ka më alibi që të mos kryejë një hetim gjyqësor rrënjësorë për Kuvendin e Berishës dhe të vendosë përfundimisht fatin e PD-së, sa nuk është vonë.

Nuk ka më rëndësi se kujt ja jep “vulën”. Rëndësi ka që legjimitetiti i një partie historike dhe që është ende në kohë dhe e vetmja që mund të rrëzojë regjimin kleptokrat të Edi Ramës, të mos maskohet më me “shumica” të zhurmshme dhe “rithemelime” farsë dhe në boshllëk.

Ndoshta edhe duke ja dhënë “vulën” Berishës, Apeli do ti bëjë një shërbim të madh Shqipërisë. Jemi i vetmi vend “modern”, që nuk kemi një parti sovraniste anti anglo-amerikane. Sa për barin që ka shtruar si opsion për PD-në në këtë rast SHBA, ka Mongolia sa të duash.

Nuk e kanë kot aleat të madh dhe strategjik Ilir Metajn, i cili është dekoruar nga mongolët dhe njëkohësisht është edhe aleat special i tyre.

Next Post
Observatori i BE: Kompanitë ndërkombëtare duhet të paguajnë më shumë taksa

Observatori i BE: Kompanitë ndërkombëtare duhet të paguajnë më shumë taksa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

December 11, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SPAK ruan linjën Dumani – Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

December 11, 2025
30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In