• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse ende guxojnë e na fyejnë ballkanasit?!

by Ben Andoni
18/05/2016 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Argumenti ynë ka vetëm një kah sa i përket guximit të fqinjëve që na fyejnë dhe lidhet me faktin e mungesës së përditësimit modern të studimeve albanalogjike prej studiuesve shqiptarë, që tashmë duhet t’u kishin dhënë përgjigjen e duhur moderne mëtimeve të shteteve ballkanike, disa syresh me histori shtetformuese shumë të re krahasuar me atë të shqiptarëve.

Shkrimi e merr indikacionin pas botimit të Akademisë Malazeze të Shkencave. Ku pas  fyerjeve të vazhdueshme të akademikëve maqedonas; serbëve si zakonisht; jo rrallë turqve, por më shumë për aspekte krenarie historike; kroatëve dhe sllovenëve me gjithë ndryshimin evropian por që janë ende me aq shumë paragjykime; do kishte radhë edhe për malazezët. Jo sepse zakonisht nuk njihet pozicioni i studiuesve malazez, por kur ai konsakrohet me botimin e fjalorit akademik atëherë punët duhet realisht të shikohen më gjerë. Lajmi është “i thjeshtë”, por edhe një kambanë për apatinë e strukturave tona akademike, shtuar me shqetësimin për aksesin e vërtetë të studiuesve shqiptarë të Malit të Zi në botimet e shtetit të tyre aktual.

Në Fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka i Umjetnosti), të botuar vetëm pak ditë më parë, në mes tjerash, referuar medias malazeze shkruhet se: “shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit duan t’ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”, referohet “Analitika”.

Nuk po merremi shumë me kinse paditurinë dhe indiferencën e fqinjëve, por më shumë me dashakeqësinë, që edhe gati në çerekun e parë të shekullit të XXI vijohet me këtë logjikë fyerje, e cila ka qëndruar si justifikim konstant në politikat shfarosëse serbe ndaj popullsisë shqiptare.

Një peshë faji, e cila duhet të përsëritet, vjen edhe nga përçarja e madhe politike që jeton në treva shqiptare dhe ku politikanët e vegjël shqiptarë në vend të merren me problematikat ekonomike-sociale dhe sidomos prodhimtarinë kulturore-historike që përcaktojnë identitetin kombëtar e vrasin kohën me sherre dhe aleanca me partitë në fuqi.

Për hir të së vërtetës, një faj bajagi të madh, e kemi vetë ne shqiptarët e Shqipërisë. Kjo sepse megjithë investimin e madh që është bërë në dekada nga idealistët dhe punëtorët e mëdhenj të albanologjisë, sot, kemi shkatërruar institucionet tona dhe investojmë gjithnjë e më pak në studimet historike. Dhe, fatkeqësisht jemi gjithë sy e veshë se çfarë do të thonë albanologët e huaj për ne, teksa puna e shkencëtarëve shqiptarë të historisë tashmë po jeton një stanjacion të frikshëm prodhimi cilësor dhe masivitet prodhimi pa bërthamë.

Dhe, ashtu si sot e kësaj dite roli i Albanologjisë për pavarësinë tonë nuk bëhet i njohur si duhet e nënvleftësohet për ditë e më shumë, struktura e albanologjisë po degjeneron prej indiferencës dhe kurrsesi nuk i jepet vendi i duhur. Realisht studimet albanologjike megjithë mëtimet optimiste tregojnë se tezat moderne për ekzistencën, historinë e mbijetesës së shqiptarëve nuk po zënë shumë vend.

Një mësim na përcillet sërish nga Branko Merxhani, i cili më 1933 do të shkruante: “Sytë e intelektualëvet të parë shqiptarë, që merreshin me çështjen shqiptare, i hapën ata shkencëtarë evropjanë, të cilët në mesin e shekullit të shkuar kishin nisur të interesohen për gjuhën shqipe. E para lëvizje çlirimtare e vërtetë dhe fjesht shqiptare ka qenë vetëm një përpjekje për të mbuluarë ALBANOLOGJIE…Ndihma dhe influenca e Albanologjisë mbi Indipendencën shqiptare nuk është studiuar mjerisht kurrë. Jemi tepër përtacë. Në një kohë që të tjerët interesohen për neve, ne rrimë me duar lidhur”, shkruante publicisti i njohur.

Një mësim që shqiptarët nuk kanë ditur ta përfitojnë duke i lënë studimet e autorëve shqiptarë ende në nivele të pamaturuara dhe të njohura si duhet ndërkombëtarisht. Aqsa, sot, guxojnë dhe njerëz, për të mos thënë institucione të shteteve, që sapo janë shpallur si të pavarura dhe të na godasin si pa të keq.

Next Post

Horoskopi, 19 maj 2016

Comments 1

  1. Sqarim says:
    10 years ago

    Zoti Andoni, per hir te se vertetes me duhet tju informoj se ne fjalorin qe citoni nuk ka asnje emertim te tipit : agresor, okupator! Tekstualisht fjalori thote: “shqiptarizim- imponim i gjuhes, kultures dhe zakoneve shqiptare ndaj popujve te tjere. Duke pyetur ofron edhe disa pergjigje bazuar ne eksperiencen e refugjateve ortodokse te ikur nga Shqiperia te cilet i jane nenshtruar shqiptarizimit sistematik sidomos pas viteve te luftes se dyte boterore (lak.II)”. Pra reagimet kane qene rreth faktit se perse eshte perdorur folja “imponim” qe gjithsesi eshte dicka shume e rende! Fjalet agresor, okupator i ka perdorur nje studiuese malazeze, e cila duket komentuar kete gje (imponimin) eshte shprehur se Akademia me kete i paraqet shqiptaret si agresore dhe okupatore! Pra duke kaluar lajmi nga dora ne dore, eshte keqkuptuar sikur eshte fjalori qe permend fjalet agresor e okupator! Gjithsesi, sic e thashe, perkthimi “te imponosh” perseri eshte dicka shume e rende qe le te kuptohet sikur popujt e tjere shqiptarizohen ne menyre te dhunshme nga shqiptaret!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

Kaosi në Parlament, analisti: Sjellja e opozitës i shërben pozitivisht Edi Ramës

December 19, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar

VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar

December 19, 2025
Çështja Balluku, gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’/ Zbardhen detaje nga diskutimet, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas… 

Çështja Balluku, gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’/ Zbardhen detaje nga diskutimet, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas… 

December 19, 2025
Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

December 19, 2025
Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

December 19, 2025
Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

December 19, 2025
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni!

December 19, 2025
Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

December 19, 2025
Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

December 19, 2025
Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In