• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse e mbylli Trump Zërin e Amerikës?

by Blendi Kajsiu
23/03/2025 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Mbyllja nga administrata Trump e Zërit të Amerikës dhe e Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe) më shumë se SHBA-të shokoi qindra miliona ndjekës të tyre jashtë SHBA-ve. Për shumë dëgjues që jetojnë apo kanë jetuar në regjime autoritare, siç ka qenë rasti i Shqipërisë, Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe kanë qenë një burim i besueshëm informacioni përballë censurës autoritare. Ndaj është tronditëse mbyllja e këtyre institucioneve sidomos sot kur demokracia është në tërheqje dhe autoritarizmi në sulm.

Aq më tepër kur asnjë nga shpjegimet që u dhanë për mbylljen e tyre nuk kanë kuptim. Një nga justifikmet kryesore të Trump se Zëri Amerikës ishte një stacion i propagandës së të majtës radikale është qesharak, sidomos për ne shqiptarët që Zërin e Amerikës e kemi dëgjuar si opozitë të komunizmit shqiptar.

Justifikimi tjetër se mbyllja e këtyre stacioneve bëhet në kuadrin e reduktimit të shpenzimeve të ekzagjeruara federale është po ashtu krejt pa bazë. Buxheti federal në vitin 2024 në SHBA ishte rreth 6.8 trilion dollarë. Zëri Amerikës ndërkohë kushton rreth 280 milion dollar në vit ose 0.00004% e buxhetit federal. Pra shpenzimi që buxheti federal amerikan bën për Zërin e Amerikës është krejtësisht i papërfillëshëm për një media me qindra milionë dëgjues në audiencën e saj.

Natyrisht ka disa justifikime më të llogjikëshme se përrallat e mësipërme, sikurse idea që me lindjen e mediave sociale dhe platformave të reja informative, Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe tashmë janë kthyer në relike, ashtu sikurse televizionet dhe gazetat në përgjithësi. Por edhe ky shpjegim, që në pamje të parë duket i arësyeshëm, nuk qëndron. Lindja e platformave të reja sociale si X apo Facebook që mbi të gjitha prodhojnë dezinformim, e bën akoma më të rëndësishme gazetarinë e pavarur dhe profesioniste që përfaqëson Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe.

Twitter (apo X), në pronësi të Elon Musk, është shembulli më i qartë i dezinformimit që prodhojnë platformat që reduktohen tek interesat dhe idetë e pronarit. Qëllimi i këtyre platformave nuk është informimi por fitimi financiar ose instrumentalizimi në funksion të interesave të pronarit apo të korporatës. Logaritmat që përcaktojnë shpërndarjen e informacion në Facebook apo në X nuk udhëhiqen nga vërtetësia apo cilësia e lajmit, por nga klikimet (dmth fitimi) që ai prodhon.

Edhe mediat tradicionale në SHBA si CNN, MSNBC apo Washington Post (që tashmë është në pronësi të Jeff Bezos) gjithnjë e më tepër reflektojnë interesat financiare apo politike të pronarit apo të korporatës që i ka nën pronësi më shumë sesa gazetarinë e vërtetë. Për të kuptuar këtë mjafton të shikosh mbulimin e njëanshëm që mediat amerikane i kanë bërë genocidid Izraelit në Gaza, shpesh duke e justifikuar atë haptas.

Zëri i Amerikës si një media publike dhe e pavarurur nga ekzekutivi ishte nga të paktat që i kish rezistuar nënshtrimit ndaj axhendave politike apo financiare që deformojnë raportimin gazetaresk. Kjo reflektohej edhe në qëndrimin e saj më të balancuar dhe më profesional në raportimin mbi konfliktin në Gaza. Për këtë arsye u vu në shënjestër nga Partia Republikane që nën udhëheqjen e Trump tashmë propogandon një pastrim të plotë etnik të Gazës.

Ishte pikërisht refuzimi për tu kthyer në autoparlant të trampizmit dhe të axhendës partiake republikane (siç bëjnë media private si Fox News) që çoi në mbylljen e Zërit të Amerikës. Një media që nuk pranon ti nënshtrohet një pushteti autoritar dhe që propogandon një rend liberal dhe demokratik në botë është natyrëshëm në kontradiksion të plotë me ideologjinë trampiste.

Politika e jashtme trampiste nuk ka të bëjë fare me promovimin e demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut apo të anti-korrupsionit në arenën ndërkombëtare. Trumpizmi nuk beson tek rëndësia e pushtetit të butë (soft power) të idealeve apo vlerave demokratike në arenën ndërkombëtare, por vetëm tek pushteti i forcës bruto. Kjo për faktin e thjeshtë se demokracia, liria mediatike, dhe të drejtat e njeriut nuk janë aspak prioritete të ideologjisë trampiste. Përkundrazi ato shikohen si pengesa që duhen hequr qafe.

Në kontekstin e politikës së brendëshme dhe të jashtëme trampiste Zëri i Amerikës, si autoporlant i një rendi liberal dhe demokratik, kthehet në një institucion pa kuptim dhe pa mision. Si mund të propogandojë Zëri i Amerikës demokracinë dhe zgjedhjet e lira në botë, kur vetë Presidenti Trump nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve nëse ai nuk fiton? Apo kur Presidenti i SHBA-ve organizon grusht shteti në mes të Washingtonit dhe në vend që të shkojë në burg shkon tek Shtëpia e Bardhë.

Si mund të propogandojë Zëri i Amerikës lirinë e medias dhe antikorrupsionin në botë kur Presidenti Amerikan i quan fake-news, ilegale dhe kriminale të gjitha mediat që nuk janë dakord me të? Kur ai nuk lejon të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë gazetarët që nuk i lëpihen? Apo kur e kthen Shtëpinë e Bardhë në agjenci për shitjen e makinave Tesla?

Si mund të propogandohet shteti ligjor dhe pluralizmi politik nga Zëri i Amerikës në botë kur një nga shtyllat e demokracisë amerikane, Partia Republikane e SHBA-ve është reduktuar në një sekt politik që adhuron Trumpin? Kur Gjykata Supreme Amerikane deklaron se presidenti është mbi ligjin? Apo kur një miliarder si Elon Musk reformon të njëjtat agjenci shtetërore që monitorojnë bizneset e tij?

Zëri i Amerikës nuk mund të propogandojë demokracinë dhe lirinë në botë kur demokracia dhe liria po japin shpirt në SHBA. Edhe pse autoritarizmi që po e mbështjell me errësirë gjithnjë e më tepër globin prodhoi një etje të madhe për Zërin e Amerikës, audiencia e të cilit vitet e fundit u rrit në mbi 400 milion dëgjues (shiko ketu).

Nuk është cudi që të parët që e festuan mbylljen e Zërit të Amerikës ishin mediat shtetërore kineze. Zëri i Amerikës raportonte jo vetëm korrupsionin por edhe shtypjen e minoriteteve dhe dhunimin e të drejtave të njeriut në regjimin autoritar të Partisë Komuniste Kineze. Ngazëllimi i regjimeve autoritare në mbarë globin me mbylljen e Zërit të Amerikës është celësi që na ndihmon të kuptojmë se përse e mbyllën. E mbyllën sepse ishte një nga dritat e pakta të demokracisë liberale amerikane që ende ndriconte. Autoritarizmi trampist ka si qëllim fikjen e dritave të tilla sepse qeveris më lehtë në errësirë, si brenda edhe jashtë Amerikës.

Next Post
Rama vijon inspektimet në Vlorë, merr dhuratë një tjetër buf: Duhet të thaj kënetën!

Rama vijon inspektimet në Vlorë, merr dhuratë një tjetër buf: Duhet të thaj kënetën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In