• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Përse e majta në Shqipëri nuk afrohet dot me Veriun?!

by Bedri Islami
05/07/2019 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami

A është e vërtetë se forcat politike të së majtës kanë krijuar një hapësirë mes tyre dhe njerëzve që banojnë në veriun e vendit?

A është e saktë që bastionet e politikës janë ndarë mes jugut dhe veriut, mes së majtës dhe së djathtës dhe sa e vjetër është teza e kësaj ndarje?

A mund të kishte një vizion të ri politik të së majtës pikërisht me këtë ndërlidhje politike, e jo vetëm politike, mes mendimit të saj qeverisës dhe vetafrues dhe jetës së përditshme të banorëve të veriut të Shqipërisë.

Kujt mund t’i kishte interesuar kjo prerje e këtij lloji dhe përse forca të caktuara brenda së djathtës përpiqen të mbajnë me çdo kusht këtë qëndrim politik, duke dashur ta thellojnë përherë e më tepër.

Janë disa nga pyetjet që bëhen shpesh herë dhe që zgjedhjet e vitit 2019. Megjithëse vendore dhe në kushtet kur fitorja ishte e ditur që më parë, e risollën këtë mendim.

Për herë të parë, publikisht, idenë e përçartë të kësaj ndarje e ka sjellë në parlamentin e parë shqiptar një figurë e njohur në të dy pamjet; Sejfi Vllamasi, i cili e kundërshton ashpër si ide dhe sjell fakte se vetë pjesëmarrja e shumë toskëve në Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës ishte një dëshmi se kjo ishte një pikëpamje e ardhur qëllimisht dhe e mbështetur qëllimisht.

Pas vitit 1990 u rizgjua si çdo gjë që mund të përvëlonte bashkëjetesën. Fjalimet politike të Berishës bënë pikërisht këtë rindarje të mendimit, por, për fat, nuk kishin hapësirën për të mbetur si fushë përleshjesh.

Lufta në Kosovë dëshmoi , po ashtu se, ndarja politike mund të ishte e imponuar përkohësisht, por pa zënë vend në mendimin e njerëzve. Fakt është se në shumë zona të jugut të Shqipërisë, sidomos në Vlorë, Tepelenë  dhe Memaliaj, jo vetëm u bënë mitingjet më të mëdha në mbështetje të UÇK-së, por iu dërguan forcave çlirimtare shumë mjete logjistike pa asnjë pagesë, ndryshe nga sa ndodhi me disa paramilitarë të organizuar nga Hajdari.

Zgjedhjet e fundit, si shënova, e risollën këtë mendim. Një analist i shquar shënoi se e majta e humbi veriun.

Sa është e vërtetë? Është humbje e tashme apo ka të bëjë me vetë psikologjinë e bastioneve që krijohen në mendësinë e politikës sonë?

Është pak e njohur thënia e një drejtuesi të lartë të së majtës, ndërsa përpiqej të afronte një figurë të njohur në partinë e tij se, “nëse shkon tek e djathta, ti e di se aty nuk ka shumë hapësirë për jugorët, e “nëse vjen tek ne, hapësirë të paktë ka për veriorët”.

Më është kujtuar shpesh kjo thënie, të cilën, e kam kundërshtuar në shënimet e mia. Ende, edhe sot e kësaj dite, mjaft njerëz të politikës dhe sidomos në media, bëjnë një ndarje të shtrirjeve politike në Shqipëri, duke njësuar veriun e saj me forcat politike të së djathtës, kryesisht PD-në, dhe, më pas, jugun e vendit si bastion i të majtës.

Në fakt, në Shqipëri, as e djathta nuk është e djathtë dhe as e majta nuk është e majtë.

Por, për të majtën, tani, pas 30 qershorit dhe drejtimit të të gjitha bashkive, problemet janë të mëdha.

Le të sjellim një shifër që nuk dëshmon aspak mirë për shtrirjen e saj.

Në 15 bashki të Veriut të Shqipërisë, plus Kamzën që është e dominuar nga banorët e ardhur nga Veriu, ku ka një numër banorësh të njëjtë me atë që janë në bashkinë e Tiranës, e pak më tej se aq, PS-ja, në 30 qershor mori gjithsej 121.404 vota, ndaj 152.230 votave që iu besuan Erion Veliajt si kryebashkiaku i sprovuar i Tiranës.

Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me figurën karizmatike të Veliajt dhe fushatën tërheqëse që bëri ai, pavarësisht se ishte një fitore e paralajmëruar, por, vetë fakti që, vetëm mbivotat e Veliajt në përballjen me 15 rrethet veriore, si Shkodra, Dibra, Lezha, Tropoja, Hasi, Kukësi, Mati, Fushë-Arrësi, Bulqiza, Malësia e Madhe, Mirdita, Vau Dejës, Klosi, Kurbini, Puka dhe Kamza  është 30.826 votues, flet për një problem të së ardhmes.

Cili është ky problem të së ardhmes dhe të zhvillimit.

Veriu i Shqipërisë është zona më e pazhvilluar e Shqipërisë. Kështu ka qenë edhe në qeverisjen e Berishës, edhe në të Nanos, edhe në të Metës, është edhe sot. Një sërë faktorësh ekonomik kanë ndikuar këtu. Mbyllja e minierave, për shembull, ose kalimi i tyre pa asnjë mendim financiar tek privatët që i kanë kthyer në geto skllevërish të ditëve të tashme.

PD-ja e ka bërë Veriun të vlefshëm për votat që i ka dhuruar dhe si bastione ku mund të bënte gjëmat e saj, si ishte 2 prilli i vitit 1991 dhe si u tentua edhe në qershorin e këtij viti. E ka parë si një mundësi për të trajtuar ndarjen mes veriut e jugut si mes atdhetarëve dhe të shiturve. Si mes atyre që e duan Kosovën dhe atyre që nuk e duan. Koha dëshmoi se një qeveri e së majtës, drejtuar  fillimisht nga zoti Nano, përmes të cilit u vendosën kontaktet e para të larta diplomatike mes UÇK-së dhe Shteteve të Bashkuara dhe, më pas nga zoti Majko ishin më të devotshmet për zhvillimin e luftës në Kosovë.

Tani është koha e drejtimit të së majts, e cila, pas 30 qershorit ka marrë mbi vete një barrë, e cila, ose do e ngritë atë në një majë ku nuk ka ëndërruar kurrë, ose do e fundosë krejtësisht. Mbipesha qeverisëse , ose të nxjerr në dritë, ose, si ka ndodhur, të fundos.

Në takimin elektoral n Shkodër , shefi i qeverisë, Edi Rama, theksoi se “Shkodra është sfida ime”. Në fakt, i gjithë veriu i vendit duhet të jetë sfida e tij. Jo vetëm në bashkitë ku ka qeverisur e majta deri tani, si Malësia e Madhe, Hasi, Puka, Dibra apo Fushë Arrësi etj, por kudo ku do të shtrihet tani administrimi i forcës që drejton.

Ajo që është thënë deri tani nga politika jo pak herë ka zënë vend. Ekziston mendimi se e majta nuk pyet për veriun e vendit dhe se bastionet e saj janë në jug. Një politikë e drejtë duhet ta përmbysë atë, duhet ta zhvlerësojë jo përmes deklaratave, por mendimit të progresuar dhe veprimit praktik.

Në qeverinë e tashme, drejtuar nga zoti Rama është vetëm një figurë e nderuar nga Veriu, ministri i brendshëm, Lleshaj, mirditor, i besimit katolik dhe përfaqësues i një ardhje ndryshe në politikë.

Të gjitha qeveritë, edhe në kohën e monarkisë, kanë pasur kujdesin që postet e larta drejtuese të kenë edhe një përfaqësim politik, gjeografik dhe të besimit fetar. Edhe për natyrën e mendimit njerëzor, por edhe nga fakti se në të gjitha trevat gjen njerëz që janë të devotshëm dhe të denjë për të qenë pjesë e drejtimit të qeverisjes së vendit.

Programet e zhvillimit ekonomik duhen mbështetur në resurset e mëdha të veriut të vendit, në klimën, turizmin, rrugët që duhen përmirësuar, trajtimin me përparësi të problemeve, zgjedhjen e njerëzve të aftë dhe mbi të gjitha, në krijimin e një sistemi vlerash që dëshmojnë ndershmëri.

Është thënë disa herë, mendoj se qëllimisht dhe për të thelluar atë ndarje që kanë dashur se, veriu , duke qenë më i përndjekur në periudhën e komunizmit, është i djathtë.

Ndër të gjitha verbëritë, kjo është më e padritshme.

Një popull, ose gjendet i gjithi nën diktaturë ,ose nuk gjendet askush.

Nëse rezistenca ka qenë më e fuqishme, nuk do të thotë se përndjekja ka qenë ndryshe në jugun e vendit.

E majta ka shansin të ringrejë vizionin e saj të ri edhe aty ku nuk është besuar sa duhet dhe këtë mund ta bëjë duke përmbysur raportet, duke synuar më të mirën e mundshme dhe trajtuar çdo pëllëmbë si qendrën e Tiranës.

Next Post
Inva Mula rikthehet me Festivalin ‘Mik’ në Korçë

Inva Mula rikthehet me Festivalin ‘Mik’ në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore

December 10, 2025
Sky dhe Enchro Chat/ Karamuço: Disa biznesmenë nën hetim nga SPAK! Ja çfarë mund të ndodhë ditën e zgjedhjeve

Operacioni në Fushë-Krujë, Karamuço jep detajet: 3 persona janë larguar drejt Dubait

December 10, 2025
“Urdhri i Skënderbeut”/ Begaj vlerëson personalitetet e botës shqiptare: Kapitull i rëndësishëm i historisë sonë!

“Urdhri i Skënderbeut”/ Begaj vlerëson personalitetet e botës shqiptare: Kapitull i rëndësishëm i historisë sonë!

December 10, 2025
Propozimi i Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës

“Një gabim dhe jam i vdekur”, Elon Musk shpalos frikën pas vrasjes së Charlie Kirk

December 10, 2025
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Salianji i ftuar për “Foltoren” e radhës nga demokratët e Gjirokastrës”/ Bejko: Servilë të Berishës, ata që ikën e…

December 10, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Berisha mori vulën dhe godinën, por jo bazën”/ Lami: Synimi i Salianjit, ende i paqartë

December 10, 2025
VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

December 10, 2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

December 10, 2025
“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

December 10, 2025
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In