Nga Dr. Ibrahim Temo
E bukura ime Turqi, e cila kohë më parë tronditi botën, por në këtë shekullin e fundit, në politikën e jashtme botërore, ka marrë emrin “njëriu i sëmurë”. Ajo, duke u përpjekur brënda mjaft plagëve të thella, me forcën e bijëve të saj patriotë, vetëmohues dhe largpamës, këputi zinxhirët e robërisë. Por, në këtë kohë, disa bij të tjerë të saj të marrë, shovinistë dhe egoistë, duke parë mbrapa, në vend që ta mjekonin këtë trup jo të shëndoshë, e dobësuan edhe më shumë nëpërmjet shiringave të mbushura me helm. Pikërisht, këta persona shkaktuan shpërndarjen e gjymtyrëve të këtij trupi, i cili kishte filluar të merrte erë. Ata i dhanë mundësi ndarjes aq të madhe të Perandorisë, e cila sundoi në tre kontinente dhe afërsisht për gjashtë shekuj. Gjithashtu, ata iu dhanë mundësi formimit të shteteve të pavarura. Shtetet kundërshtare, me forcat e tyre tokësore dhe detare, pushtuan atdheun e mbetur pa zot si “ byreku me gjalpë i Hasanit”. Njëkohësisht, duke mos mjaftuar kjo, grekërit me dëshirën e shteteve aleate, pushtuan më 15 Maj 1919, Izmirin dhe trojet e tij. Tashmë, kufoma e Turqisë, të cilën e quanin “njëriu i sëmurë”, ishte futur në arkivol. Dhe ja, në këtë kohë, kërkohëj në mënyrë të domosdoshme, aftësia e një dore shpëtimtare për Perandorinë e Shenjtë. Kjo dorë do të nxirrte thikën me helm dhe të përgjakur, e cila ishte ngulur në zemren e atdheut dhe do t’i jepte perseri shpirt të perjetshem këtij vendi. Kjo mrekulli doli. Doli me 19 Maj 1919, në Samsun. Kjo mrekulli ishte Mustafa Qemali. Ai ishte treguar si një hero dhe njëri i mënçur në lëvizjen Maqedonase dhe në betejat e Çanakkalasë. Kjo dalje e tij, nuk ishte e rastësishme. Ai ditë të tëra, duke sakrifikuar edhe netë pa gjumë, hartoi programe strategjike dhe politike, në të cilat theksohej se kishin si qëllim, shpëtimin e mëmëdheut. Për të kaluar Detin e Zi, ishte e domosdoshme që duhej vendosur në gjumë frontin e dy armiqve. Dhe ky front ishte Sulltanati Mbrëtëror, i cili po jepte shpirt me suitën e tij të neveritshme si dhe komandantët e ushtrisë pushtuese.Kjo këmbë e shenjtë dhe e sigurtë, e cila shkeli në Anadoll, i dha kombit besimin dhe guximin përpara syve të errësuar të shteteve aleate. Fitoret fallco të këtyre shteteve, u ngjanin galave të ngordhura, të cilat mbanin erë kërmë dhe si të dehura kërkonin të pinin gjakun e myslimanëve.
Mustafa Qemali erdhi në një kohë kur ushtria dhe administrata civile ishin shkatërruar. Ai solli tek këta shpresën e së ardhmes dhe të trimërisë. Turqisë, përsëri, i dha jetë. E ringjalli. Ja, për këte arsye unë e dua me gjithë zëmër, Ataturkun. Po, unë e dua dhe do ta vazhdoj ta dua. Sepse, në kohën kur Mustafa Qemali përpiqej për Atdheun, disa bashkëkombas të tjerë mosmirënjohës po përpiqeshin të vinin në krye të Perandorisë së Madhe të keqe dhe disa ittihatxhinj (antarë të komitetit ‘’Bashkim dhe Përparim”- përkthyesi) të administratës së vjetër, të cilët nuk ishin parë të luftonin për atdheun dhe që në histori ishin të pashembullt, kishin filluar të lëviznin për të ndare trashëgiminë e Patriarkanës. Në këtë mënyrë, ata i kishin shëndruar të katër anët e Turqisë në kasahpanë. Bile, disa përkrahës të hutuar, të përbërë nga Sulltanati Perandorak, nga disa shërbëtorë të Pallatit dhe akoma më tepër, nga disa turq të trishtuar, duke e ditur ose mos e ditur, kishin filluar t’i fyenin kërcënuesit e zjarrit. Ja, në këto ditë të vështira lufte, Mustafa Qemali i bëri hi ëndrrat e armiqëve dhe i errdhi në ndihmë kombit. Ai i drejtoi thirrjen këtij kombi të shtypur, të robëruar, por të fuqishem:
-Ej, ku jini ju ? Dhe jo me vonë se më 3 Korrik 1335 (16 Korrik 1919, – përkthyesi), ai kaloi në veprime konkrete. Me 5 Korrik (18 Korrik 1919, – përkthyesi), u dërgoi telegrame komandantëve, valinjëve, prefektëve patriotë, personelit të administratës, komiteteve që ishin krijuar dhe mblodhi Kongresin e Erzurumit ( 23 Korrik – 7 Gusht 1919). Turqit, të cilët ndodheshin në Bizansin e vjetër, Rumeli dhe në të gjithë Anadollin, u zgjuan. Mustafa Qemali, u bë shkak për shpëtimin e Turqisë, që gjakun e derdhur me shumë sakrifica të mëdha, ne e kemi parë dhe e dimë. Me të vërtetë, gjëndja ishte shumë e vështirë. Por, ai solli një Turqi të re dhe të qytetëruar me kufijtë e saj etnikë. Shumë kohë përpara, Namik Qemali, në një poezi të tij, është shprehur: “Në nxuarrëm një Perandori nga një fis”, por, Mustafa Qemali shpëtoi një komb të një Perandorie, që ishte duke u shkatërruar dhe zhdukur dhe që një ditë do të jepte shpirt duke qarë. Ai e shpëtoi kombin mjaft të madh të dëmtuar dhe të çorientuar , duke u bërë thirrje dhe paralajmërime për të dalë nga robëria.
“Njeriu i sëmurë”, të cilit i thoshte Europa, duke u mbështetur në shpirtin e forces së shpëtimtarit, u ringjallerua me një sakrificë të vendosur dhe me një dëshirë të madhe. Tani, u krijua një qeveri Turke, që me forecën e saj do të sfidojë Europën si dhe të gjithë egoistët dhe pesimistët. Në kohën që ekziston kjo e vërtetë, duke derdhur lotë nga gëzimi, si të mos e duash Ataturkun ( Ne vitin 1934, populli turk i dha Mustafa Qemalit titullin: Ataturk që në turqisht ka kuptimin: Babai i turqëve, – përkthyesi)
Në gjuhën shqipe një fjalë e urtë popullore thotë: “Trimi që është trim, i shikon punët me shoke të mire”. (Trimi i mirë me shokë shumë). Dhe Ataturku, mbasi e parashikoi detyrën më të madhe ndaj kombit, zgjodhi pranë vehtes së tij njerëzit më të mirë për të vendosur në rrugë të mbarë punët administrative, politike, ekonomike dhe çështjet e tjera.
E para, Ai shpëtoi Turqinë nga lufta ekzistuese me marreveshjen e lumtur të Lozanës. Gjithashtu, Ai zgjidhi me sukses të përkryer kufijtë në saj të Ismet Pashës dhe të bashkëpunëtorve të tij më të ngushtë.
Shumë kohë me parë ishte e nevojshme ndryshimi i qeverisë së formuar, që vendi, Turqia e ringjallur, të mos vdiste përsëri. Ai për këtë mendoi dhe u konsultua gjatë. Në vend të administratës sulltanore, së cilës i kishte kaluar koha, ishte e nevojshme vendosja e një administrate demokratike dhe laike turke. 85 % e popullsisë, brënda numrit të saj të rruzullit tonë tokësor, që nuk i kalon dy milliard, shifër, e cila nuk është ndonjë shifër e madhe, administrohet nga një administratë republikanë mjaft e përkryer. Dhe ne, duke flakur fundërinat, të pranojmë për kombin turk një administratë të re dhe laike si dhe të shpëtojmë atdheun nga të pabesët, -tha Ai- dhe shpalli me vendim unanim Republikën, të cilët donin lirinë. Edhe myslimanët, që më përpara e kishin pranuar këtë formë administrimi, të cilëve iu ishin merzitur sulltanët në shekuj, e kishin lyer me gjak botën islame, me fjalë të tjera, administratën myslimanë. Ata, që mbytën me njëri – tjetrin në shekuj turqit e Lindjes, botën islame me metodën e administrimit Emevi dhe administratës së djalit të tij Jezid, të mbështetësve dhe të përkrahësve të shtetit Emevi, ishte e domosdoshme të fshihej nga historia, ashtu si varrit dhe emërit të tij. Po kështu, ishte e domosdoshme dhe fshirja nga historia edhe të atyre që njollosën Historinë Otomanë në shekujt e fundit. Ajo formë administrimi, që i solli shumë poshtë veçoritë e larta të turkut në botën e qytetëruar dhe mbas sakrificave të tilla, natyrisht, nuk mund të pranohej. Në të kundërt, do të fillonte një fatëkeqësi e dytë.
Të rrojë Ataturku ynë, njerëzit e aftë dhe bashkëpunëtorët mendimtarë, të cilët ndodhen pranë tij. Ataturku dhe komandantët fitimtarë, mbasi pastruan një administrate, që e kishte shkatërruar plotësisht atdheun, këtë bukurinë time turke, suallën formën që duhej, të një administrate turke laike. Kjo administratë, zhduku metodat e vjetra, injorancën fanatike ekstreme, perfaqësuesit e së cilës, nga njëra anë thurrnin planë të këqia dhe nga ana tjetër, ngrinin krye. Administrata e re turke, duke treguar forcën kundrejt atyre që nuk e pranonin filloi reformat bazë dhe organizimin e saj. Erdhi koha për të shoshitur dhe për të ndarë gjërat e dëmshme, të padobishme, që kishin hyrë në fenë Islame. Ai i pastroi këto mendimë me helm si dhe bestynitë, që nuk ishin normale. Besimi turk është një. Ai është në gjëndjen shpirtërore të gjithësecilit . Ata, të cilët kanë harruar rregullat e llogjikës, festja me ngjyrën e saj të kuqe, nuk është shenjë e myslimanizmit. Ajo ka qënë një mbulesë e pranuar, duke u mbështetur në nevojën e mbajtjes si të gjitha veshjet e tjera. Duke spieguar se ajo kishte ardhur më përpara, të paditurit e kosideronin atë si një shënjë fetare . Këto mendimë të këqia, i fshiu dhe i zhduku nga kokat tona. Bestynitë e kota të myslimanizmit nuk i pranoi. Ai respektoi rregullat dhe futi tek turqit një veshje të qytetërimit. Si të mos e duam Ataturkun dhe sistemin e tij të administratës. Si rezultat i arsimimit me gërma semitike, të cilat nuk përshtateshin në mënyrë kategorike me të folmen turke, Turqia në punët e arsimit, qëndronte në përgjithësi në vend.
Unë u përpoqa shumë, bëra një propogandë të madhe, bile bëra përpjekje për të futur në kokat e të rinjve tanë, revolucionin. Le të qëndrojmë pak për t’i spieguar ato që përmëndëm më lart. Disa shokë itihadxhinj, duke mos futur në llogari kaq shërbimesh të mia, duke më trëmbur mua me vdekjen, bile vendosën të më dëbonin nga atdheu dhe për së dyti here, më kanë detyruar ta braktisja ate (kupto: Turqinë -K.N.). Përsëri, mbas kthimit në Rumani, u shpërndava mësuesve në shkollat turke në Dobruxha një broshurë me një projekt për një alfabet me pak ndryshime nga gërmat e reja latine, që ndodhen sot. Bile, punova në revistën “Ictihad”[1] të filozofit Abdullah Xhevdetit, i cili e botonte në Stamboll. Edhe Abdullah Xhevdeti ishte përkrahës i pranimit të shkronjave latine. Nëqoftëse e dini, cilave mendje, duhet t’iua spiegonim. Ishte e nevojshme një forcë autoritare, shpëtimtare për t’iua bërë të qartë. Faleminderit Perandorisë, dorë e së cilës, zbriti administratën Qemaliste, që në kohën e tyre nuk kishin ndjenja. Dhe biri i Perëndisë (kupto: Mustafa Qemalin-K.N.) shpëtoi atdheun, turqit nga ato gërma të ngatëruara (gërmat e alfabetit arab – K.N.). Ashtu si disa mendimtarë të gabuar, që dëshironin t’i zhvillonin ato , pranimi i gërmave latine, jo vetëm që u ngjanin atyre gërmave europianë, por turqit ishin për atë që të kishin gjuhën e tyre amtare. Me kohë romakët përdornin këto gërma të habitshme cirilike të sllavëve. Kur u pranuan gërmat e tanishme latine, të gjithë priftërinjte ortodoksë dhe përkrahësit e tyre u vunë në levizje duke tronditur ambientin. Ata theksonin: Ju do të beheni Vëllehë katolikë. Por, edhe pse kristianët ishin të ndarë në dy besime, asnjë vëlleh nuk u bë katolik. Por, çe do që, jo vetëm të gjithë këta, por edhe myslimanët turq, të cilët ishin më të rinj, me ndryshimin e gërmave, bënë që të ndryshonin edhe besimin e tyre. Ja, në këtë kohë të shkurtër u panë ndryshime dhe përparime të mëdha. Më përpara, me fjalë të tjera, përpara 18 vjetësh (1919, – K.N.), në Turqi, shkruanin dhe lexonin 8% e popullsisë, kurse sot (1937,- K.N.), shkruajnë dhe lexojnë 25% e popullsisë. Dhe për një dhjtetëvjeçar, do të këtë një popullsi 60%, që do të shkruajë dhe do të lexojë. Administrata Qemaliste nuk ngeli vetëm në këtë çështje. Ajo zhvilloi siperfaqen tokësore dhe nëntokësore. Kjo administratë bëri përpjekje të shumta për zhvillimin në një mënyrë shkencore të bujqësisë. Ajo punoi për nxjerrjen e lëndëve të para, të mineraleve. Me këto të arrdhura zhvilloi importin e matrialeve dhe mallrave, që nuk ndodheshin në vend. Gjithashtu, bëri përpjekje të shumta që leku ynë (lira turke, – K.N.) të mos dilte jashtë nga vendi. Në çdo anë u ndërtuan dhe po ndërtohen fabrika. Po punohet pa pushim. Hekurudhat, dhjetë herë më shumë se më përpara, janë zgjatur në çdo cep të vendit. Vaporët turq shkojnë dhe vijnë përmes detrave tanë. Ai i bashkoi qytetet dhe krahinat e Republikës Turke nga toka, deti dhe ajri. Bregdeti, së bashku me pjesën e brendshme, malore dhe fushore, po bashkohen me njëra – tjetrën. Prodhimet bujqësore, të kultivuara në një pjese të vendit, filluan të dërgohen në pjesët e tjera të atdheut, atje ku nuk prodhohet. Nëqoftëse futet në një mënyrë në rrugën e tij, ligji i kooperativave, prodhimet bujqësore dhe industriale do të gjënden në sasira të bollshme në çdo cep të vendit, me ndonjë ndryshim fare të vogël. Transporti ajror, telefonat, radiotransmetueset, radiot, po rriten dita ditës. Teoritë filozofike si nga pikpamja e kohës dhe e vendit, do të shfaqen së afërmi edhe në Turqi. Ata, që do të jetojnë pak më shumë, do të jenë më të lumtur. Në këto përparime të tilla, nëqoftëse shtohet edhe ndihma e popullsisë ndaj qeverisë, është e natyrshme, që do të përparojmë edhe më shumë. Duke pritur çdo gjë nga qeveria, duke hapur gojën ndaj qiellit, duke pritur ushqimin nga bishti i shatit, nga kulari i plugut në zverkun e qeve, nuk duhet të harrojmë proverbin e goditur popullor turk: “Të gjithë së bashku, të gjithë me Perëndinë”. Nëqoftëse ne punojmë në këtë mënyrë, do të përparojmë më shpejt dhe nuk do të mbetemi mbrapa qytetërimit perëndimor, bile edhe përparimit të tij. Paranë, nuk duhet ta shtojmë për ta lënë në qyp apo në bahçe të vogla. Duhet të flakim zakonet e këqia të periudhave të vjetra. Të pasurit tanë, duke i siguruar nga njëra anë, duhet të fillojnë punën dhe të vendosin pasuritë e tyre në formën e kooperativave dhe të shoqërizimit. Duke bërë përpjekje në këtë mënyrë, duhet të këtë konkurrencë me ato të shtetit, të cilat janë të pakta. Gjithashtu, edhe pjesa e artizanëve dhe e punëtorve, duhet të bashkojnë forcën e dorës, të krahut dhe të mendjes. Njëkohësisht, edhe të diturit, duhet të bashkohen dhe të punojnë të gjithë së bashku. Qeveria, në këtë kuadër, u ka dhënë liri këtyre njërezve, që janë profesionistë. Këtë, ne duhet ta zgjërojmë, ta rrisim dhe ta forcojmë. Dhe përkundrejt kësaj lirie, të gjithë në dëshirojmë ta duam me zëmër Ataturkun, sepse Ai e shpëtoi Atdheun dhe çdo punë e tij e futi në rrugën e saj. I dha një liri,me një siguri të plotë shtypit kryesor popullor. Pa u trembur, është futur në brendësi të popullit me zemrën e tij të sinqertë. Ai tha: Unë, babai i turkut dhe i çdo turku,- është vëlla idhe biri im i dashur. Dhe këtë e vërtetoi me të vërtetë vitin që kaloi ku disa dallkaukë, dyfytyrësh, të cilët kërkonin të përfitonin sipas interesave të tyre, arritën të përhapnin deri tek fshatarët se gjoja Ataturkut tonë i paskeshin bërë attentat. “Vrasjen’’ ua kishin bërë të njohur edhe personaliteteve të ndryshme, duke dërguar telegrame nëpërmjet postës telegrafike. Ata kërkuan që të bindnin popullsinë për çdo gjë si në periudhën e Abdylhamitit se nuk kishte ndodhur asnjë gjë e keqe. Ata u përpoqën ta përhapnin kudo përreth si lajm kryesor dhe se kishin thyer karakterin e sakrifikimit të turkut. Por, babai i Turqisë, Mustafa Qemali, plotësisht me forcën që i besohet një ushtari dhe birit tënd tha: Nuk ka problem. Këta zhurmues të mbyllen, të izolohen dhe gjykata të mos i ndajë nga drejtësia. Ai dha urrdher që në shtyp të propogandohej jo për personin e tij, por për përparimin e atdheut dhe të kombit. Kështu, ai forcoi besimin e tij tek populli. Në këtë mënyrë, Ataturku, icili tregoi madhështi, vlerësonte drejtësinë dhe i dha asaj vlera të mëdha. Ai, duke ia kushtuar jetën e tij plotësisht kombit, në këtë mënyrë bëri që të heshtnin të gjithë ata, të cilët dëshironin të përfitonin me rrugë të padrejtë. Ai, popullsisë sonë të Anadollit, që ishte mësuar me një administratë të vjetër dhe me një mjerim të thellë dhe zhvillim të ngadalshëm, që priste ushqim në gojën e saj dhe bollëk në zëmër nga qielli duke thënë : Allah-u Kerim, për përparimin në fushën e bujqësisë dhe të pyjeve, ndërtoi si model në emër të saj: çifligjë, pyje, vreshta dhe bahçe. Gjithashtu, ai për të përparuar në bujqësi dhe pyllëzim, krijoi lehtësira për të mbledhur mjaltë nga bletët, për të përfituar nga lëngu dhe rrushi i thatë, birrë nga elbi, verëra të ndryshme nga fermentimi i rrushit. Njëkohësisht, ai lehtësoi kështu, nga të gjitha anët, ata që pinin raki, alkoli i së cilës, ishte i dëmshëm. Ai u hipi traktorëve dhe punoi duke iu ngjitur krahëve të plugut. Çdo gjë që prodhohej i përkiste bujqësisë dhe pronarëve të fabrikave. Mbas hyrjes së kësaj gjëndjeje në zhvillim, të gjithë këtë pasuri, e përbërë nga miliona, ia fali kombit dhe theksoi se është e domosdoshme për të punuar në këtë mënyrë. Si të mos ta duam Ataturkun e Madh, që bëri kaq shumë përpjekje dhe udhëhoqi kombin. Mirëpo, nuk ka asnjë shëmbull në histori që të ekzistojë një njëri më i madh dhe i pashoq se sa Ataturku. Nëqoftëse unë mendoj këtë krijesë të madhe, ne kemi mundur të dallojmë mjaft veçori. Ky shembull i madhështisë së tij nuk është parë jo vetëm në racën dhe brezin turk, por nuk është parë as në historinë e Europës. Përveç administratës osmane së kohës se vjetër, të mesme dhe të fundit, në mes të të gjithë institucioneve turke, ishte pothuajse i vazhdueshëm zelli për të qëne në krye të tyre, për të përfituar tituj dhe për të vazhduar luksin . Rezultat i këtyre mëndësive mjaft të këqia, kishte sjellë si shkak zhdukjen e mijra turqëve në çdo vend, shuarjen me themel të familjeve të dëgjuara dhe të njërëzve të tyre si dhe të rrafshimit të kaq pronave të shumta. Bile, disa gëzohen nga egërsija kur babai vret djalin, djali babain dhe vëllai vret vëllain. E dinë mirë ata që kanë lexuar historine e Tanjos ose me fjalë të tjera, historine e Attilës ( Atilla ka qënë sundimtar i Perandorisë së Hunëve gjatë viteve 434 – 453,- K.N.), ngjarje, e cila ka arrdhur deri në periudhën osmane. Le të vijmë tek Napoleon Bonaparti, të cilit i thuhet me të drejte një donkishot, që famën e tij prej kopraci , francezet e kohëve të fundit e kanë lartësuar shumë. Ky oficer i lartë, që punoi për lirinë e Francës dhe si komandant, që ishte e domosdoshme të ishte për një ushtri të rregullt, u betua për të zhdukur Kuvendin e Përkohshëm, Kushtetutën dhe administratën e Republikës. Ai i detyroi me qindra mijëra ushtarë franceze të linin trupat e tyre në shkretëtirat e Egjyptit dhe në kufijtë jugorë të Anadollit. Në luftërat e marra që i hapi Austrisë, kaq shpirtëra, kaq jetë njërëzish janë djegur. Me pasionin për të venë kurorën e përgjakshme, në luftën që i hapi Rusisë, shkoi deri në Moskë. Gjysmë million ushtarë u copëtuan dhe morri kështu nëpër këmbë, ndërgjegjen e tij. Ai nuk qëndroi në karakterin e njeriut që thuhet në kuptimin ideal se ky njëri është i keq dhe fatkeq. Ai nuk mbajti fjalën, që i dha betimin atdheut. Duke marrë titullin perandorak, që ishte shumë e keqe për Perandorinë, duke u vënë në krye të kombit të heshtur, e futi atë në gjëndje lufte për të mirën dhe shpëtimin e Francës. Gjithashtu, duke çaktuar në kombet e ndryshme të afërmit e tij, ai pushtoi edhe lirinë e kombësive dhe prishi moralin e popullsisë, e njollosi atë. Më në fund, mbasi u bë perandor për të dytën herë, u dëbua nga atdheu si një njëri i padurueshëm dhe vdiq në ishullin, që e internuan. Budallain perandorak, I cili poshtëroi miliona francezë, duke ndjekur një rrugë, që do të harrohej në ujrat e oqeanit, trupin e mbetur të tij e suallën në Paris dhe e varrosen në sheshin Envalid. Napoleon Bonaparti themeloi një dinasti në Francë , që njollosi krejtësisht historinë, rrënoi Francën, zhduku qetësinë e Europës, Azisë, bile edhe të Afrikës, që shqetësoi fqinjët e tij për shkak të lakmive territoriale. Luani ynë, Ataturku, në krahasim me këtë përbindësh të tmerrshëm, është një million herë më i madh, sepse nuk i bëri dëm askujt për interesat e tij personale. Mbasi shpëtoi Atdheun nga dora e armikut, themeloi Republikën me një qeveri demokratike. Ai qëndroi mbrapa saj dhe i vendosur si një ushtar i betuar, nuk u tërhoq asnjëherë nga rruga e së drejtës. Perëndia e Madhe le të ruajë vehten e tij. Ishte në dorën e tij që ta fuste qeverinë në formën që ai dëshironte. Bile, kjo keqdashje nuk i errdhi ndërmend Ataturkut tonë dhe nuk ka për t’i arrdhur. Bile këtë vit, Kuvendi Kombëtar i hapi punimet me fjalimin ndaj çështjes së thashethemeve. Forca është një dhe ajo është tek kombi. Me fjalë të tjera, forca është tek populli. Ky pohim vërteton me një besim të plotë dhe qartësi të madhe se Ataturku është një mendimtar demokrat i madh. Në këtë mënyrë, Babain e vërtetë, këtë udhëheqës shumë të madh, I cili tregon madhështi të tillë dhe dashuri ndaj kombit, kush nuk e do që unë të mos ta dua. Ka akoma mjaft punë për të bërë lidhur me qytetërimin, të cilat do të bëhen dhe do të përqëndrohen në Turqinë e lirë dhe të lumtur. Nuk kam asnjë dyshim se përpjekjet e Ataturkut dhe të shokëve të tij, e futën Turqinë në një formë që s’do të njihet. Dhe këto, ata i kanë menduar. Është puna e tij, në kohën që ato u kryhen. Ne nga Perëndia le t’i urojmë jetë sa më të gjatë Qemalizmit për atë forcë të madhe të babait tonë të kombit. Le t’i përbledhim më poshtë këto arritje të tij:
- Ai shpëtoi qytetet dhe krahinat tona nga forma dhe pamja, që ishin kthyer në varreza dhe të kujtonin mbulesën e të vdekurve. Si model le të marrim Stambollin. Ai e ktheu atë në gjëndjen e gjalle.
- Ai e zgjidhi në një mënyrë të prerë çështjen e vakufeve. Punët e bujqësisë, bile dhe ato financiare, ishin kthyer në gjëndje kaosi, pa rregulla. Ato kishin ngelur në formën e qeverisë brenda qeverisë dhe ishin bërë pengesë në kryerjen e reformave dhe në vendosjen e rregullave për qytetet dhe provincat.
- Me banorët tanë, të cilët panë një administratë demokratike, emigrantëve, të cilët u hodhën në gjirin e atdheut, duhet t’iu japim një ligj toke të përkryer, përpara shpërndarjes së saj. Ky ligj duhet të jetë në një mënyrë të tillë që në raport me popullsinë e tyre, të jetojnë në mirëqënie dhe me shumë bollëk. Të nxjerrim një ligj dhe t’iu spiegojmë pronarëve të tokës ligjshmërinë e detyrueshme, se ashtu si në rregullat e sheriatit, edhe siç ndodh në çdo vend, që toka i përket atij që e punon. Përkundrejt kësaj, t’iu jepet e drejta e pronësisë atyre që marrin tokën.
- Medresetë, foltoret, teqetë dhe xhamitë e vogla, që janë bërë si çerdhe kukuvajkash dhe që nuk u ka ngelur asnjë dobi për kombin dhe qeverinë, duke i ndryshuar që të jenë në një gjëndje të përshtatshme, të kthehen në punishte të vogla të artizanateve të ndryshme. Dhe një nga një, përkundrejt të arrdhurave, të shëndrrohen në kooperativa, të cilat do t’i hapin në një fare mënyrë rrugës së zhvillimit, thjesht të industrisë ose të përdoren në qytetet dhe provincat si qëndra serumesh, të dhurimit të gjakut dhe si qëndra shëndetesore për të luftuar sëmundjet e rrezikshme.
- Bulevardeve, rrugëve, rrugicave, parqeve kombëtare dhe vendeve të tjera si këto, t’iu vendosen emra dhe tituj të njohur në histori, që i kanë shërbyer shoqërisë turke, atdheut, arritjeve të shkencës dhe njerëzimit. Të hiqen emrat dhe titujt, që nuk shprehin asnjë kuptim si Rruga e Bostanit, Lumi i Bretkosave, Çezma e Thatë, Pa kulturë, Dera e Plasaritur, Psamatja, etj.
- Nuk duhet të harrojmë ata që i kanë sherbyer vendit, qoftë materialisht, qofte dhe pjesërisht. Nuk duhet të harrojmë atë që i kanë shërbyer kombit në të kaluarën dhe në ditët e sotme. Gjithashtu, ata që kanë ndihmuar revolucionin dhe përparimin dhe zhvillimin tonë, shkencën dhe letërsinë për t’ua bërë të njohur brezave që do të vijnë dhe të huajve. Në sheshet e mëdha, parqet e bashkisë, në rrugët, nëpërmjet të cilave kalohet për të shkuar në vilajetet dhe qytetet, atje ku ka lindur ai atdhetar i njohur sipas vlerës dhe shërbimit të dhënë, të vendosen pllaka përkujtimore si dhe të vendosen skulptura të vogla dhe të mëdha. Për vendosjen e tyre të formohen komitete drejtuese nga ana e qeverisë dhe e bashkive, të cilat të nxisin popullsinë dhe të bëhen përpjekje akoma më të rëndësishme kombëtare dhe fetare. Ata, që i kanë kaluar të 70-tat si puna ime, ku shohin përparime të këtilla në Turqinë tonë, nëqoftëse do të jetojnë edhe pak më shumë për të parë edhe më tepër përparimin e atdheut, sa të lumtur që do të jenë.
***
Pse po i sjellim keto kujtime te patriotit te njohur?!
Nga Kujtim Nuro*
Më 29 Tetor 2023,mbushen 100 vjet nga dita e krijimit të Republikës së Turqisë. Në themel të kësaj date të madhe historike qëndrojnë lufta, sakrificat dhe gjaku i derdhur në betejat e panumërta të popullit turk kundër agresorëve të saj. Ky popull së bashku me komandantin heroik dhe udhëheqësin largpamës, Mustafa Qemal Ataturkun, arritën të fitojnë dhe të shpallin Turqinë, shtet të pavarur. Menjëherë mbas kësaj, ata zgjodhën dhe vendosën të ecin drejt rrugës së përparimit dhe progresit shoqëror. Reformat politike, ekonomike, juridike sociale, kulturore dhe fetare, të kryera sipas modelit europian, nën drejtimin e këtij burri të madh shtetar, për një periudhë të vetëm 15 vjeçare, deri sa ai ndërroi jetë më 10 Nëntor 1938, në moshën 57 vjecare, e shëndrruan Turqinë në një shtet modern dhe laik, krejt nndryshe nga e kaluara dhe të bëhet një model jo vetëm për shtetet e Ballkanit dhe te Europës, por edhe për vënde të tjera të botës.
Këto reforma, që po zhvilloheshin në këtë vend, tërhoqën vëmendjen edhe të atdhetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodheshin, me dëshirën e madhe që edhe vendi i tyre, Shqipëria, të ndryshonte dhe të ecte në këtë rrugë. Një nga këta atdhetarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ishte Dr. Ibrahim Temo. Ai kishte lindur në Strugë në vitin 1865, por familja e tij ishte shpërngulur këtu nga fshati Guri i Bardhë i Matit, fshat, që ka nxjerre gjithmonë dijetarë të njohur dhe i përkiste një fisi të njohur në Historinë e Shqipërisë, me mbiemrin Sojlu. Mësimet e para i morri në vendin e lindjes dhe mbas kësaj në vitin 1884 do të shkojë në kryeqëndrën e historisë dhe të kulturës së Perandorisë Osmane, në Stamboll. Në këtë qytet, ai do te mbarojë studimet e shkollës së mesme dhe të lartë për mjekësi për një periudhë 8 vjeçare, deri në vitin 1892. Krahas studimeve, ai do të jetë edhe një nga aktivistët dhe bashkëpuntorët e Sami dhe Naim Frashërit në dobi të çështjes kombëtare shqiptare. Për shkak te veprimtarisë së tij politike, edhe si themelues dhe drejtues i Komitetit “Bashkim dhe Përparim’’, i ndjekur nga autoritet osmanë, në vitin 1911, do të detyrohet të shkojë për së dyti herë dhe do të vendoset ne Rumani, ku do të punojë si mjek dhe do të ndërrojë jetë në vitin 1945. Varri i tij ndodhet në Mexhidije. Përpara se Dr. Ibrahim Temoja të ndërronte jetë, ai i la amanet bashkëshortes së tij, që arkivin që kishte, t’ia dhuronte shtetit shqiptar. Dhe ky arkiv, në vitin 1960 do të merret dhe do të sillet në Shqipëri nga një prej historianëve më të shquar shqiptarë, prof. Zija Shkodrës. Ky fond arkivor, i cili ruhet sot në Arkivin Qendror Shtetëror, është një nga fondet arkivore më të pasura dhe më të rralla, në krahasim me fondet e tjera arkivore të bashkëkohsve të tij, si për nga numri i dokumenteve, ashtu dhe për nga vlera e tyre historike. Pjesë e këtij fondi është dhe broshura e shkruar prej tij në gjuhën turke dhe e shtypur në Mexhidije (Rumani), në vitin 1937 me titull: “Përse e dua Ataturkun ?”. Përmbajtjen e këtij botimi e ka bërë të njohur historiani Prof. dr. Gazmend Shpuza në Kongresin e XII-të të Historisë Turke, të mbajtur në Ankara, në vitin 1999. Gjithashtu, botimi i dytë i kësaj vepre në turqisht, është ribotuar nga Qendra e Kërkimeve Turke për Ballkanin, Prizren, 2001. Botimin e ka përgatitur për botim, Prof. Dr. Nimetullah Hafiz. Edhe në Turqi, shtëpia botuese “Alfa”, Stamboll, 2013 e ka ribotuar veprën e Dr. IbrahimTemos, parathënia e të cilit është shkruar nga studiuesi Sherif Mardin. Një ndihmesë të çmuar për jetën dhe veprimtarinë e Dr. Ibrahim Temos, përveç studiesve shqiptarë dhe të huaj, ka dhënë dhe stërmbesa e tij, Lumturie Risvani.
Më poshtë, ashtu siç theksuam më lart, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Republikës Turke , po japim të plotë në gjuhën shqipe përkthimin e kësaj broshure, të shkruar nga Dr. Ibrahim Temo, i cili duke parë reformat që po kryente Mustafa Qemali në dobi të popullit të tij turk, shkruan me mjaft dashuri dhe admirim për këtë figurë të rëndësishme të shekullit të XX- të, jo vetëm për Turqinë, por edhe në arenën ndërkombëtare.
*Studiues dhe perkthyes