• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse duhet shumëfishuar gjoba për celularin në timon

by Eduard Zaloshnja
06/09/2018 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Kronikat televizive të aksidenteve rrugore ishin pothuaj të përditshme gjatë sezonit veror, kohë në të cilën kilometrat e përshkuara nga automjetet në rrugët e Shqipërisë pothuaj dyfishohen, falë automjeteve të shumta të ardhura nga jashtë, si dhe udhëtimeve të shtuara të shqiptarëve drejt pikave turistike të vendit. Në fund të këtij sezoni, zhvillova një sondazh rreth dy faktorëve, që ndikojnë në shtimin e vdekjeve dhe plagosjeve të rënda nga aksidentet rrugore.

Sondazhin e zhvillova në gusht, mbi përdorimin e rripit të sigurisë në automjete dhe të celularit gjatë drejtimit të tyre. Nga sondazhi rezultoi se 25% e shqiptarëve, kur udhëtojnë me automjete (si drejtues ose pasagjerë), nuk e përdorin rregullisht rripin e sigurisë. Nga ana tjetër, 45% e atyre që drejtojnë automjete, e përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Meqenëse të dyja këto rezultate bazohen në vetëdeklarimin e të anketuarve të të njëjtit kampion, nga to mund të nxirret një përfundim pothuaj i drejtpërdrejtë: Shqiptarët kanë më tepër frikë gjobën për mospërdorimin e rripit të sigurisë, sesa atë për përdorimin e celularit në timon. Dhe jo më kot – gjoba maksimale për mospërdorimin e rripit është 10-fish më e madhe se sa ajo për përdorimin e celularit në timon.

Por gjetjet nga kërkimet shkencore në fushën e aksidenteve rrugore, sugjerojnë që raporti i madhësisë së gjobës duhet të jetë i kundërt. Përdorimi i celularit në timon ka qenë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore në 10 vitet e fundit, kur dhe përhapja e smartphoneve ka qenë e paprecedentë. Për më tepër, logjika e thjeshtë na tregon se, kur dikush përdor celularin në timon, rrezikon jo vetëm jetën e tij, por edhe të atyre që udhëtojnë me të ose në mjete të tjera, si edhe të kalimtarëve dhe çiklistëve. Ndërsa mospërdorimi i rripit të sigurisë rrezikon vetëm jetën e atij që nuk e përdor…

Në fakt, struktura e ndëshkimeve që parashikon Kodi Rrugor i Shqipërisë është në përgjithësi në përputhje me gjetjet e kërkimeve shkencore në fushën e aksidenteve rrugore. Kështu, një nga faktorët që shkakton pasojat më të rënda njerëzore dhe materiale, është drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit ose të substancave të ngjashme me të (kostoja mesatare e një aksidenti ku përfshihet alkooli ose substanca të ngjashme, është dyfish më e lartë se mesatarja e aksidenteve të tjera). Dhe kjo shkelje ndëshkohet më rëndë se të tjerat. Gjithashtu rëndë ndëshkohen edhe tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i gabuar ose kalimi në semafor me të kuqe.

Dhe po aq rëndë duhet ndëshkuar edhe përdorimi i celularit në timon!

Në literaturën e aksidenteve rrugore ka edhe autorë që sugjerojnë ndëshkime më të buta për përdorimin e celularit në timon brenda qyteteve (meqë është më i nevojshëm në to). Ata e bazojnë këtë sugjerim te fakti që shpejtësia e lëvizjes në zonat urbane është më e ulët e si rezultat, pasojat e aksidenteve janë më të vogla.

Kjo mund të jetë e vërtetë në vende të zhvilluara, ku kalimtarët dhe çiklistët janë të vetëdisiplinuar. Por në vende në zhvillim (siç është edhe Shqipëria), kjo nuk është e vërtetë. Rreth 1/3 e të vdekurve dhe të plagosurve rëndë nga aksidentet në këto vende, janë kalimtarë e çiklistë. Dhe përdorimi i celularit në timon është aktualisht shkaku kryesor i këtyre të vdekurve e të plagosurve rëndë.

Ligjvënësit shqiptarë u treguan të përgjegjshëm për jetën e njerëzve, kur i ashpërsuan ndjeshëm masat ndëshkuese ndaj shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor. Tani u mbetet të bëjnë edhe një ndryshim tjetër të vogël në Kod, i cili do të shpëtonte shumë shqiptarë nga vdekja ose plagosja.

Duhet të shumëfishojnë gjobën për përdorimin e celularit në timon!/ AFP

a.ç

Next Post
Opozita bojkoton Kuvendin, mbledhje në Shkodër pas ngjarjeve kriminale

"Bashkëpunimi me Berishën dhe kurthet e Ramës", mesazhi i Kryemadhit për 14-vjetorin e krijimit të LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In