• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Përse do të jesh pjesë e SPAK?”/ Pyetjet psikologjike me të cilat përballen ‘super-prokurorët’

by Java News
10/07/2019 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për prokurorët që kërkojnë të bëhen pjesë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nuk mjafton vetëm procesi i rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por ata po i nënshtrohen edhe pyetjeve, kryesisht të natyrës psikologjike, nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

22 kandidatët që kërkojnë të hyjnë në ‘super-Prokurorinë’ që do të hetojë zyrtarët e lartë të shtetit, u janë nënshtruar këtyre pyetjeve që kanë për qëllim të kuptojnë qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tyre.

“Përse do të jesh pjesë e SPAK?”, është njëra nga pyetjet që u drejtohet kandidateve, e cila pasohet nga një tjetër pyetje e ngjashme dhe që lidhet me ambiciet e prokurorëve: “Cili është vizioni yt nëse do bëhesh prokuror në SPAK?”

Më pas pyetjet marrin një tjetër karakter dhe bëhen më personale, ndoshta për të kuptuar edhe sa rezistentë janë kandidatët përballë situatave jo-favorizuese: A je kërcënuar ndonjëherë dhe si ke vepruar? A ke patur presion nga shefi dhe çfarë ke bërë? Sa gjuhë të huaja flet? A të pengon fakti që ke fëmijë të vegjël të hetosh?

Në seancat me dyer të mbyllura, përveç anëtarëve të KLP-së, pyetje bëjnë edhe dy vëzhgueset e huaja të Euralius dhe Opdat.

SPAK do të hetojë zyrtarët më të lartë shtetit ku përfshihen Presidenti, kryeministri, ministrat dhe deputetët, por edhe njerëzit e drejtësisë. Rrjetës nuk do i shpëtojnë as bandat e krimit të organizuar.

Tetë kandidatë janë intervistuar deri më tani nga KLP dhe pesë të tjerë do të intervistohen sot: Dorina Bejko; Dritan Prençi; Edvin Kondili; Elida Kaçkini; Elisabeta Imeraj.

SPAK duhet të ketë të paktën 15 anëtarë për të nisur funksionimin si organ i ri i drejtësisë shqiptare./tch

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Moti i keq, llamarina përfundon në shtyllën e tensionit të lartë, rrëzimi i pemëve dëmtoi rrjetin

FOTO/ Moti i keq, llamarina përfundon në shtyllën e tensionit të lartë, rrëzimi i pemëve dëmtoi rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In