• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përse demokratët (s) duhet ta votojnë Lulzimin

by Artur Ajazi
10/06/2020 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E kemi parë dhe dëgjuar shpesh ditët e fundit (pas nënshkrimit të marrëveshjes) kryetarin e PD Lulzim Basha, të dalë në qytete, kryesisht në lagje dhe biznese, ku kanë mbetur ende demokratë të padjallëzuar, që besojnë se “ai do të sjellë parajsën”. Në fakt prej 6-7 vitesh, partia që pretendon se “përmbysi komunizmin në Shqipëri, dhe solli demokracinë”, po përjeton atë ç’ka “gatoi” për afro 30 vjet, largimin, ndëshkimin, urrejtjen, dhe presionin e shumicës së anëtarësisë së ikur, për reforma rradikale, për nisjen nga e para të gjithçkaje. Të ribëhet partia-ishte dhe mbetet kërkesa e mbi 90 per qind të atyre që kanë qenë dhe janë akoma anëtarë të PD. Të ribashkohet partia, të ribëhen zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të zgjedhur kryetarin, nënkryetarët, forumet dhe strukturat nga qendra në rrethe. Të hapet partia, të demokratizohet dhe vendosen kritere në përzgjedhjen e emrave të listës për kandidatë për deputet, dhe jo të bëhen lista nga kryetari dhe sejmenët parazitë.

Këto dhe dhjetra kërkesa të tjera nuk vijnë nga “hiçi”, por vijnë nga goja dhe zemra e atyre qindra e mijëra ish-anëtarëve dhe kontribuesve të PD, të larguar, të përjashtuar, dhe denigruar në vite. Vitet ikin, dhe sërish po vijnë votimet e reja të 2021. Sërish Lulzim Basha, po del me “teorinë e rrëshqitjes”, duke deklaruar se “baza do të propozojë dhe përzgjedhë emrat e atyre që do të mbushin listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, ne do ti fitojmë zgjedhjet”. Kohë e re, histori e vjetër. E njëjta gjë është thënë dhe stërthënë edhe 4 vite më parë, por kur drejt SHQUP-it, vërshuan propozimet nga baza, ishte Lulzim Basha dhe sejmenët parazitë, që fshinë nga listat “anonimët” dhe futën emrat e panjohur, miq dhe farefis të atyre që deri dje e shkatërruan atë parti nga themelet. Përse (s) duhet që demokratët të votojnë Lulzim Bashën në 2021, përse duhet ti besojnë sërish ata, një kryetari të zgjedhur pa votën e lirë, një kryetari që çdo 4 vjet premton “lista me emra nga baza” dhe ditën e fundit tallet dhe i mashtron ata, përse demokratët e mbetur (s) duhet të votojnë Lulzim Bashën kur deri sot, Partia Demokratike ka ecur me km mbrapsht, nuk ka kryer asnjë reformim , nuk ka afruar të rinjtë, zërat ndryshe, nuk ka afruar elitën intelektuale, apo sepse kryetari dhe “udhëheqësi”, luajnë me dy porta, gjithmonë kur u preket interesi, pushteti dhe pasuria. Përse demokratët (dhe jo shumica e shqiptarëve) (s) duhet të votojnë kësaj here Lulzim Bashën, sepse ndjehen të poshtëruar nga partia e tyre, apo sepse ndjehen të braktisur nga ata që sa kishin pushtetin mbushën thasët me para, dhe sot kanë zënë zyrat e SHQUP-it, sikur ti kishin prona të trashëguara?

Zoti Basha, ti kërkosh votën demokratëve, (dhe aq më tepër shqiptarëve, por kjo është mesele tjetër) dhe tu premtosh atyre profka të tilla, si “kandidatë nga baza, hapje të partisë” apo dhe “ulje taksash, fuqizim të biznesit” dhe pika të tjera programesh pa vlerë, është njëlloj sikur të pretendosh se “do të bëhem president i SHBA me frymën e shenjtë”. Nuk ju beson më njeri zoti Basha, nuk besojnë më, as ata që mbani zyrave në SHQUP, dhe as ata që ju, i quani “biznese demokratësh” dhe i ftoni dhe premtoni se “sa të bëhem unë kryeministër, do shpëtoni nga hallet, do të jeni ndryshe”. Nuk ju besojnë më zoti Basha, madje as Gazi, Grida, dhe as Ervini, që janë beniaminët e tu, pasi dhe ata e dinë se të fitosh pushtetin me Edi Ramën, duhet të “djersish” ca, të kesh mësuar mirë tabelën e “shumëzimit dhe pjestimit” të votave, dhe ti bësh mirë llogaritë, 7×7……..

Next Post
Rinisin fluturimet Shqipëri-Greqi, qeveritë apelojnë për protokolle të larta sigurie ndaj COVID-19

Rinisin fluturimet Shqipëri-Greqi, qeveritë apelojnë për protokolle të larta sigurie ndaj COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In