• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse dhe çfarë kemi nevojë të dëgjojmë?

by Java News
12/06/2017 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Gjergj Sinani

Fjala që dëgjohet më shumë në këtë fushatë zgjedhjesh është mbiemri “e re”, “republikë e re”, “rifillim i ri”, “administratë e re”, sigurisht që mungon fjala “njeriu i ri”.

Që të kemi një republikë, siç e gjejmë në historinë e mendimit dhe praktikës europiane, duhet që republika të përbëhet jo thjesht nga njerëz, por nga qytetarë që mendojnë në mënyrë karteziane, domethënë që dyshojnë për ato që u thonë drejtuesit e tyre. Që kjo republikë që kemi krijuar nuk i do qytetarët dinjitozë, por do njerëz që edhe pse jetojë në shtëpi që janë gati duke rënë, të ndihen krenarë për kullën e qytetit, apo sheshin më të bukur të qytetit, apo se drejtohen nga udhëheqësi më i madh në botë.

Që të kemi një republikë demokratike, duhet që në themel të saj të qëndrojë barazia e kushteve, jo barazia e individëve, pasi vetëm në këtë mënyrë do të shpalosen aftësitë e njerëzve që do të rekrutohen në çështjet publike.

Që të kemi një republikë demokratike, duhet që në themel të saj të qëndrojë parimi kaq i thjeshtë për t’u thënë dhe kaq i vështirë për ta zbatuar; “të gjithë të barabartë para ligjit”. Kush e shikon të zbatuar këtë parim le ta quajë këtë republikë demokratike, kush nuk e shikon të realizuar këtë parim, le t’i verë kësaj republike emrin që të dëshirojë, por republikë demokratike nuk mund të quhet.

Një republikë demokratike duhet ta fillojë kushtetutën e saj me parimin; “Dinjiteti i njeriut është mbi gjithçka”, e që dinjiteti i njeriut të jetë mbi gjithçka kjo është vepër e drejtuesve që nuk udhëhiqen nga kulti i parasë dhe i qejfeve. Qejfet kushtojë shtrenjt, pra duhet shumë të holla për t’u argëtuar sa më shumë. Prej këtej vijnë sherret, vjedhjet, marrëveshtjet e fshehta, gënjeshtrat dhe mashtrimet. Dhe për t’i mbuluar këto prapë duhet të holla për të mbyllë gojën, për të dhënë “bakshishe” për të përfituar, për të mbyllur hetimet, për të thyer gjykatësit dhe madje për të zhdukur çdo gjurmë të një jete të virtytshme.

Dikur Tokëvili, një nga filozofët më të mëdhenj të demokracisë, u jepte këtë këshillë politikanëve europianë, në bazë të përvojës së Revolucionit Amerikan; mos premtoni gjëra të mëdha, më mirë do të ishte që të premtonin njerëz të mëdhenj, sepse këta njerëz do të dinë të nxjerrin frutet e lirisë, në qoftë se ata do ta gëzojnë realisht këtë liri. Një komb nuk mund të jetë i fortë në qoftë se përbëhet nga njerëz të flashkët nga mendja dhe nga shpirti. Dhe qytetarë të tillë duhet të përgatisë shkolla. Kjo është arsyeja pse despotët nuk duan një sistem të tillë edukimi, por duan një sistem edukimi se si të përgatisë skllevër të mirë. Dhe kur etja për para përfshin dhe përzgjedhjen e teksteve shkollore, apo kur procesi i përzgjedhjes drejtohet nga një njeri mediokër, nuk ka gjë më të keqe për një shoqëri që aspiron vlerat europiane.

A po i thotë ndonjë parti këto gjëra? Diskursi politik synon të lozë me pasionet e njerzve dhe jo të prekë mendjet e tyre. Me timon dhe tepsi nuk ndërtohet shteti i të drejtës dhe demokracia. Qytetarë! Dyshoni për ato që ju thonë! Mësoni ta përdorni lirinë dhe demokracinë për për një jetë më të mirë dhe për një lartësim tuajin shpirtëror dhe jo për unin dhe qejfet e drejtuesve.

Next Post
Shkencëtari i famshëm: Kemi edhe 100 vite kohë para se të vijë shkatërrimi i madh!

Shkencëtari i famshëm: Kemi edhe 100 vite kohë para se të vijë shkatërrimi i madh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

January 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe

January 12, 2026
Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

January 12, 2026
Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

January 12, 2026
Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In