• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berishës i është bërë makth dorëheqja e Rusmalit 18 vjet më parë?

by Mero Baze
03/07/2025 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Ka një habi nga vetë demokratët për këmbënguljen e Sali Berishës për të sulmuar vazhdimisht Ilir Rusmalin, edhe kur ai nuk është pjesë e debatit politik.

Sot përsëriti sulmet duke deklaruar se ai i uli votat PD-së në Tiranë dhe se ai e kishte shkarkuar për korrupsion më 2007.

Një ditë pas dorëheqjes së Ilir Rusmalit më 16 nëntor 2007, në konferencën për shtyp, Sali Berisha ka deklaruar para gazetarëve:

“Unë e pranova dorëheqjen e zotit Rusmali, sepse nuk mund të refuzoj standardin e ri që bashkëpunëtori im vuri për politikën dhe zyrtarin shqiptar. Standardin më të lartë dhe të civilizuar të përgjegjësisë së një zyrtari që kontraston, aq sa kontraston dita me natën, errësira me dritën, me qëndrimet e mëparshme të zyrtarëve”.

(16 nëntor 2007. Konferenca për shtyp para gazetarëve)

Të ballafaqosh Sali Berishën me Sali Berishën në kohë të ndryshme është puna më e lehtë në shtypin shqiptar, pasi identiteti i vetëm i tij në politikë është që nuk ka kurrë dy qëndrime njësoj për të njëjtën gjë. Çdo qëndrim i tij varet nga halli që ka për momentin.

Në momentin kur Ilir Rusmali dha dorëheqje, ai ishte në hall dhe ishte njeriu më i interesuar që ta përcillte atë me fjalët më të mira, me shpresë që ai nuk do të shpjegohej publikisht për arsyet pse po ikte nga pushteti.

Përplasja e tij personale me djalin e Sali Berishës, i cili i bënte presion për të miratuar VKM-në që projekti i Gërdecit të miratohej direkt nga qeveria dhe të autorizohej shoqëria e tij dhe e Rrahmanit për demontimin e fishekëve, ishte një betejë disa mujore.

Ai e refuzoi atë jashtë zyrës dhe në mbledhjen e qeverisë, duke detyruar Sali Berishën, siç e dëshmon dhe vetë protokolli i mbledhjes së qeverisë, që ta çonte projektin tek Ministria e Mbrojtjes.

Po qe se Rusmali do kishte hapur rrugë, sot ai faks i firmosur nga Aldo Bumçi do të ishte i firmosur nga Rusmali, dhe në vend të Fatmir Mediut në gjyq do të ishte Sali Berisha. Në këtë pikë ka shpëtuar veten, por na ka bërë edhe ne një dëm, se ka shpëtuar edhe Sali Berishën nga djali i tij.

Më tej, Rusmali u bë i bezdisshëm si ministër Drejtësie për grupet kriminale të lidhura me Berishën, ato të Durrësit dhe Fierit, ku pas një inspektimi në burgje doli që ata po liroheshin nga burgu me raporte mjekësore false dhe ndërhyrje të drejtëpërdrejta të badigardit të Sali Berishës, i cili ishte ministri real i Brendshëm i PD. Ishte po ai që kurdisi incizimin e famshëm me ish-drejtorin e burgjeve për të shantazhuar ministrin.

Të gjitha këto stresonin Sali Berishën dhe ai donte të çlirohej nga një ministër që e kishte dëshmitar edhe për vjedhjet e djalit, edhe për lidhjet e tij kriminale me bandat në Shqipëri.

Dhe kjo është arsyeja pse e lavdëroi aq shumë kur ai dha dorëheqjen, duke e quajtur standardin e dorëheqjes së tij një standard shumë të lartë.

Ishte qartazi një hipokrizi që lexohej që larg. Dhe më duhej vetëm një test i vogël ta provoja atë.

Të nesërmen, në një intervistë televizive në Alsat dhe më pas në një editorial në gazetën TemA, duke cituar me ironi “standardin e lartë Rusmali”, thashë se është standard i rrezikshëm, pasi mund të hedhë në erë gjithë klasën politike shqiptare. Dhe mora si rast kryeministrin Berisha: Çfarë do bënte nëse dilte që djali i tij përzihej si sekser në tendera dhe kishte regjistrime për atë, apo punonte për demontime fishekësh në Vorë?

Kaq duhej që të niste beteja. Mblodhi urgjent grupin parlamentar dhe më denoncoi si “kapter i Gramoz Ruçit” dhe ua bëri të qartë të gjithëve se unë isha armik i PD dhe jo ndonjë gazetar aleat me ta.

Në fakt, e vetmja gjë që më lehtësoi ishte që ai nuk e mbajti dot i pari standardin Rusmali qysh me kauzën e parë dhe humbi qetësinë, personalitetin, vetëdijen dhe në fund edhe pushtetin, pikërisht nga ajo histori. Aq shumë e ka traumatizuar, sa është e vetmja ditë që i kthehet si makth në ndërgjegjen e tij dhe flet si i marrë rrugëve, sa herë i kujtohet Ilir Rusmali. Dhe sidomos dorëheqja e tij. Ajo që ai se bën dot derisa të vdesë!

Next Post
Murrizi: Mbi 10 miliardë euro vjedhje nga Bankers, përse “të moderuarit” e PD nuk flasin?!

Murrizi: Mbi 10 miliardë euro vjedhje nga Bankers, përse “të moderuarit” e PD nuk flasin?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In