• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha sulmon çdo perëndimor që ka lidhje me Shqipërinë.

by Mero Baze
17/11/2022 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po harxhon gjithë energjitë e tij politike në një pikë: Të maskojë izolimin e tij nga perëndimi, duke sulmuar i pari çdo perëndimor për të justifikuar izolimin e tij para demokratëve.

Fillimisht për të justifikuar izolimin nga SHBA dhe vendimin drastik për të mos pasur punë kurrë me të dhe partinë e tij, ai ka vënë në qendër të sulmeve ambasadoren e SHBA Yuri Kim, të cilën përpiqet ta fajësojë si autore e shpalljes së tij “a non grata” familjarisht nga SHBA. Ndërkohë që ndëshkimin e tij e quan të padrejtë dhe të parëndësishëm, argumentin kryesor kundër qeverisë për Portin e Durrësit e zinte shpikja e tij se aty do të investojnë “Vëllezërit Kariç” nga Serbia që janë sanksionuar po ashtu “person a non grata”. Pra për të, ata që sanksionohen nga SHBA janë kriminelë, por jo ai. Ai në fakt është sanksionuar familjarisht për korrupsion madhor, për minim të demokracisë dhe shantazh të sistemit të drejtësisë.

Duke qenë se e shikon si të humbur betejën që të normalizoj raportet me ambasadoren e SHBA në Tiranë si institucion, ai përpiqet ta denigroj me fjalor rruge ambasadorin, me qëllim që trushpëlarët e vet të mendojnë se raportet nuk normalizohen se nuk do Berisha dhe jo se nuk do ambasadorja.

Të njëjtën gjë po bën dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, e cila po ashtu e ka shpallur “person a non grata”. Edhe atë po e shpall të korruptuar dhe madje shantazhon se do nxjerr fakte, vetëm që mbështetësit e tij të mos bëjnë atë pyetjen fatale, nëse Doktori që udhëheq partinë e tyre do pijë ndonjëherë kafe me të.

Por përveç SHBA dhe Britanisë së Madhe, ia është po aq i papërfillur dhe izoluar nga Bashkimin Evropian. Ata do të vijnë në Tiranë në fillim të Dhjetorit dhe ai do të përballet me izolimin e tyre.

Për ta shmangur këtë ngjarje, dhe për të mos prodhuar lajmi mospërfillja e Perëndimit ndaj tij, ai ka lajmëruar protestë para dyerve ku do bëhet Samiti i BE në Tiranë, me qëllim që trushpëlarët e vet të thonë “nuk e takuan se u mërzitën nga demonstrata”.

Për kaq e ka gjithë këtë agresivitet. Kërkon të fsheh izolimin dhe të sajoj rrethana lokale për izolimin nga SHBA, Britani e Madhe dhe BE.

Është një skenar i dëshpëruar dhe i lodhshëm për të, por është e vetmja mënyrë që budallenjtë ti qetësoj, duke u thënë nuk më takuan se u prisha mbledhjen. Është e vetmja arsye përse ai bën si i çmendur në parlament, perse i hakërrehet Lulzim Bashës dhe kundërshtareve të vet dhe mbi të gjitha përse sulmon çdo perëndimor që ka lidhje me Shqipërinë.

Kërkon të fsheh fatin e tij dhe të partisë së tij, që do të jenë përjetësisht të izoluar nga Perëndimi sa të kenë atë në krye.

Next Post
Mesazhet nga SHBA për financimin rus tërbuan “dinozaurët” politikë, pse hesht SPAK?

Mesazhet nga SHBA për financimin rus tërbuan “dinozaurët” politikë, pse hesht SPAK?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

March 16, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Sherr në Yzberisht, pesë persona dhunojnë dy vëllezër

March 16, 2026
“Gërdeci, shpërthimi që nuk ka mbaruar”, Çupi: Fatkeqësi kombëtare që nuk kemi burg për Berishën

“Gërdeci, shpërthimi që nuk ka mbaruar”, Çupi: Fatkeqësi kombëtare që nuk kemi burg për Berishën

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In