• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha po thërret në skenë Lulzim Bashën?

by Mero Baze
11/05/2023 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Katër ditë para zgjedhjeve, televizioni i familjes Berisha publikoi me bujë të madhe një video montazh, i cili donte të krijonte idenë e një takimi mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës nje vit më parë, i cili sipas Berishës, është shkaku pse ai do humbasë më 14 maj.

Në fakt ai do humbasë më 14 maj, por shkaku i shpikur nuk ekziston. Përveçse videoja është një montazh i keq, tregon dhe një anë dhe më të errët të metodave që Berisha vazhdon të përdorë për të shantazhuar kundërshtarët e tij.

Berishës i duhet doemos të nxjerrë në skenë sërish Lulzim Bashën, pasi po i mbarojnë arsyet përse po del më keq se Lulzim Basha në zgjedhjet e 14 majit. E bëri një montazh për të treguar se fitoren e demokratëve e ka sabotuar Basha.

Dhe ka një gëzim mbarëkombëtar tek opozita, të cilët duken të “lumtur”, që më në fund gjetën arsye përse po humbasin, dhe akoma më shumë të “lumtur” që po humbasin prapë prej Lulit.

Ky është një leksion i mirë për të gjithë ata opozitarë, përfshi dhe Lulzim Bashën, të cilët në këtë fushatë vendosën të mos i bëjnë betejë Sali Berishës, por ta lënë të humbasë pa “kontributin” e tyre. Kështu shpresonin se më 14 maj do ti thoshin “ik tani se humbe, edhe pse ne nuk ishim kundër”.

Sali Berisha nuk funksionon si një politikan normal dhe as si një institucion politik normal. Atij nuk i ka hyrë kurrë në punë e vërteta, por vetëm e vërteta e tij, ajo që ai shpik.

Kështu që të gjithë këta që ndenjën pasiv në këtë fushatë kundër tij, përveçse e kanë ndihmuar Berishën të marrë ca vota kot, natyrisht që do përbalten prej tij dhe si shkaktarë të humbjes.

Nevoja që ka Sali Berisha për të fajësuar Lulzim Bashën dhe kundërshtarët e tjerë në PD, nuk bazohet tek faktet, pasi mbështetësit e Berishës, fakt quajnë vetëm atë që thotë Berisha.

Dhe Berisha nuk është as njeri normal dhe as politikan normal, që të bazohet tek e vërteta. Ai e shpik të vërtetën e tij.

Dhe shpikja e fundit është ky videomontazh i shpifur, por që i duhet Berishës të tregojë se prapë e ka “tradhtuar” besëpreri Lulzim Basha.

Kështu që më 15 maj fillon përsëri lufta kundër Lulzim Bashës. Dhe me këtë rast rikthehet dhe Lulzim Basha kryetar i PD dhe beteja vazhdon.

Edi Rama të vazhdojë të merret me qeverisjen, se PD-në e vdes Berisha. Mos të jetë merak.

Next Post
Takimi përmbyllës i fushatës, Rama: Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm!

Takimi përmbyllës i fushatës, Rama: Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In