• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha nuk e mbylli dot plagën e përçarjes?

by Mero Baze
25/06/2024 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të nxitoj të deklaroj të mbyllur procesin e bashkimit të PD pas përçarjes së provokuar prej tij tre vite më parë. Në fakt kur e nisi procesin e përçarjes dhe deputetët ishin në shumicë me Bashën, rreth 38 prej tyre, ai kishte tezën se nuk kanë rendësi deputetët por ka rëndësi elektorati në bazë.

Pas tre vitesh betejë të lodhshme brenda demokratëve, pas rrahjeve fizike dhe sagës gjyqësore për vulë ai arriti të marrë vulën me pazare dh etani deputetët në shumicë janë me të, derisa ta shikojnë ose jo, emrin në listë. Atë që tre vite më parë nuk e quante bashkim, pasi thoshte deputetet janë disa karrigethyer, nuk përfaqësojnë demokratët, tani e quan bashkim.

Në fakt në PD ekziston vetëm një përçarje dhe ajo nuk është mbyllur dhe nuk do mbyllet kurrë nga Berisha, pasi ai është shkaku i saj. Është refuzimi nga antiberishizmi.

Antiberishizmi ka ekzistuar në PD qysh në fillimet e saj. Shumica e tyre kohë pas kohe janë larguar nga PD e kanë parë punë e tyre por një fraksion i fort antiberishë gjendet gjithnjë brenda elektoratit të PD.

Sot ky grupim është më i madh se kurrë në historinë e PD, brenda PD natyrisht duke qenë minorancë. Brenda këtij grupi tani ka dhe njerëz që nuk janë antiberishistë por e dinë që Berisha nuk i çon në fitore.

Po të llogarisësh dhe deputetët që shkojnë tek Berisha vetëm që ti fus në listë, natyrisht bëhet dhe më e thellë plaga e përçarjes.

Pra Berisha nuk ka mbyllur asgjë nga plaga e përçarjes. Deputetët e kanë të lehtë se nuk kanë shumë turp të shkojnë nga një krah në tjetrin, por ata që janë ndarë në bazë të partisë nuk është se e kanë aq të lehtë bashkimin për hirë të Berishës.

Ndaj Berisha po përpiqet të nxitoj ta shpall bashkimin pikërisht se nuk ka ndodhur se po të ndodhte nuk kishte nevojë. Dhe sa herë e bën këtë shpall dhe një miting proteste se mendon se lufta i bashkon, dhe ata do ti bashkohen atij se i fton në luftë kundër qeverisë jo se e duan atë.

Problemi është se Berisha pas kësaj do të dal dhe më i vogël dhe atëherë do dëgjojmë përsëri këngën e tij të vjetër se ja vodhën votat. Si himn i PD së mbetur.

Next Post
Vangjel Dule apel mazhorancës nga Himara: Mos guxoni të prekni votën, Fredi të hënën është kryetar

A është djali i Fredi Belerit kandidat për Bashkinë e Himarës? Ja si përgjigjet Vangjel Dule

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In