• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha do që reforma në drejtësi të bëhet pas zgjedhjeve?

by Eduard Zaloshnja
03/04/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga shkrimet e përditshme të Berishës në faqen e tij në Facebook, si dhe nga deklaratat që bëjnë zëdhënësit e tij (Lulzim Basha, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi etj.), kuptohet qartë se ai synon ta shtyjë me çdo kusht reformën në drejtësi për pas zgjedhjeve parlamentare. Një synim i tillë do të ishte i kuptueshëm politikisht, në qoftë se gjasat për një fitore të koalicionit të rrudhur të PD-së do të ishin të mëdha pas një viti. Por a janë ato të mëdha?

Nga sondazhet që kam zhvilluar kohët e fundit, rezulton se ka shumë votues të mazhorancës aktuale që janë të pakënaqur me qeverinë, por kur vjen puna për të votuar (nëse zgjedhjet zhvillohen sot), shumë pak prej votuesve të mazhorancës – vetëm 2% – janë gati të votojnë për opozitën. Dhe ç’është më e bukura, edhe 2% të votuesve të djeshëm të opozitës janë gati të votojnë sot për mazhorancën. Për më tepër, firot në pjesëmarrje (në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot) janë përpjestimore në të dyja krahët. Me pak fjalë, gjasat janë që në zgjedhjet e ardhshme të ruhen pak a shumë të njëjtat përqindje të mazhorancës e opozitës, në qoftë se konfiguracioni i koalicioneve nuk ndryshon.

Në fakt, Berisha, si një ujk i vjetër i politikës, i di se sa janë gjasat, edhe pa patur sondazhe në dorë. Ai e di se partitë që kanë mbetur në koalicionin e PD-së, pas rënies së 1997-ës, e kanë arritur kulmin e votave në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, kur morën gjithsej 700 mijë vota. Duhen edhe 300 mijë vota për ta arritur 1-milionshin, ndërkohë që FRD-ja, PDIU-ja, PDK-ja etj., janë larguar nga koalicioni dhe dhjetra mijëra zgjedhës janë larguar fare nga Shqipëria…

E pra, Berisha nuk shpreson se koalicioni i tij do të marrë 200 apo 300 mijë vota më shumë se në 2009-ën, kur ishte kryeministër i gjithëfuqishëm. Por për çfarë shpreson ai?

Përgjigjia e kësaj pyetje gjendet tek paragrafi i paramësipërm, i cili mbyllet me fjalët “në qoftë se konfiguracioni i koalicioneve nuk ndryshon”. Në dy studio televizive – tek studioja e Ilva Tares dhe e Eni Vasilit – Berisha ka deklaruar se është gati të bëjë koalicion paszgjedhor me LSI-në, por jo parazgjedhor.

E përkthyer në një shqipe të thjeshtë, kjo do të thotë se ai ka marrë sinjale (ose i është dukur se ka marrë sinjale) nga Ilir Meta, që ky i fundit, para zgjedhjeve të ardhshme, do të krijojë një koalicion të LSI-së me parti të vogla, të pavarur nga dy partitë e mëdha.

Kjo duhet të jetë edhe arsyeja që zëdhënësit e Berishës nxjerrin përditë nga një justifikim për mosmiratimin e reformës në drejtësi. Berisha shpreson se në garën mes koalicionit të PD-së me atë të PS-së (pasi këtij të fundit t’i jetë larguar LSI-ja e parti të tjera të vogla), mund të arrihet një barazpeshë e ngjashme me të 2009-ës. Dhe në një rast të tillë, ai shpreson se mund t’i bëjë Metës një ofertë më joshëse se Rama, për të krijuar qeverinë dhe për të “reformuar drejtësinë”.

Mbetet të shihet nëse Meta ia ka dërguar vërtet sinjalet e mësipërme Berishës, apo ky i fundit i ka quajtur blofet e Metës si të vërteta…

Next Post

Zi në futbollin italian, shuhet Cesare Maldini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

April 1, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

April 1, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Bizneset i kanë borxh shtetit 2 miliardë euro, kryesojnë tatimfitimi dhe TVSH-ja

April 1, 2026
17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

April 1, 2026
33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In