• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Basha e ka të pamundur ta mundë Ramën me votë

by Artur Ajazi
03/11/2020 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha përfundimisht e ka të paumndur ta mundë me vota Edi Ramën. Kjo nuk ka më asnjë dilemë, edhe për faktin sepse realisht Rama në të gjitha sondazhet e bëra edhe nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, ka rritur ndjeshëm mbështetësit edhe nga e djathta. Pikërisht kjo e ka tensionuar edhe më shumë kryetarin e Partisë Demokratike. Ndërkohë Edi Rama e ka hapur javën, me një romuze ndaj Lulzim Bashës, duke e ironizuar liderin e opozitës, si “njeriu që vetëm fle gjumë dhe ka hequr dorë nga slogani për largimin e kryeministrit” si kushti për zgjedhjet e reja. Gjatë gjithë shkëmbimit të replikave me kryetarin e opozitës, në përgjigjet e Edi Ramës duket qartë krenaria e tij, dhe ironia ndaj opozitës që ka dështuar në gjithçka.

Ky qëndrim i tij, lidhet me faktin sepse Rama aktualisht ndjehet më tepër triumfues për bilancin e qeverisë tij, por edhe sepse opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, deri tani ka gabuar pothuajse në gjithçka. Ai i ftoi mbështetësit e tij në “mitingjet dhe revolucionet madhështore” të pranverës së shkuar duke i ngopur me iluzione dhe mashtrime se “rrëzimi i regjimit të Ramës ishte çështje ditësh”. Lulzim Basha i mashtroi ata me idenë se “në Shqipëri nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje me Ramën kryeministër”,dhe dihet se si përfunduan mitingjet e dhunshme, me djegie institucionesh dhe sulme ndaj ambasadorëve.Por Lulzimi nuk u shpjegoi kurrë mbështetësve të tyre, pse dështuan “kauza dhe aksionet e opozitës”, dhe pse prania e Kryemadhit ishte një gabim i madh, duke u mjaftuar me gënjeshtrën e radhës se “në shtator protestat do të vijonin më të forta” ndërkohë që ato nuk ndodhën më kurrë. Rrjedhimisht revolucioni “Blu” u harrua, por bashkë me të, edhe kushti i Lulzimit “zgjedhje pa Ramën kryeministër”.

Partia e Lulzimit,nisi të kërkonte diçka tjetër, “zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë”, duke mashtruar sërish mbështetësit. Kur dogji mandatet dhe vendosi të bojkotojë 30 qershorin, opozita kishte dy opsione, e para të përmbyste me dhunë qeverinë Rama (gjë të cilën nuk e arriti) dhe e dyta të bënte ndryshimin e madh brënda saj, riorganizimin dhe afrimin e të rinjve. Por edhe këtë gjë Lulzim Basha nuk e bëri dot, pasi ai është një proces i gjatë dhe i pamundur, dhe ai si kryetar partie mban përgjegjësi. Kjo edhe për faktin sepse Lulzimi nuk ka mundur të gjejë rrugën të ngjallë shpresë, të afrojë figura të reja, dhe të japë garanci për të ardhmen. Partia Demokratike, nuk ka ditur dhe nuk e ka mësuar akoma rrugën se si të afrohet me qytetarët, ndërkohë që Lulzimi bën thirrje për “një front të përbashkët kundër Ramës”.Deri tani opozita e Lulzimit, ka dështuar turpshëm në aksionet e saj, dhe kjo për faktin sepse ai komunikimin me qytetarët, e ka bazuar në akuza dhe shpifje, duke humbur shumë nga mbështetësit e tij në parti. Fatkeqësisht, opozita e ka të pamundur të ngjalli besim dhe frymëzim, dhe ka preferuar të zgjedhë si rrugën e vetme për të ardhur në pushtet, shpifjet dhe skenarët e sajuar.

Edhe pas afro 8 vite në opozitë, misioni i Bashës dhe i atyre që i shkojnë nga pas, është pothuajse i pamundur, pasi kanë dështuar në përpjekjen për të bërë krahasimin me Ramën. Lulzim Bashën, sot nuk e besojnë më as mbështetësit e tij, dhe ndoshta kjo është dhe arsyeja e vetme që Edi Rama do të vazhdojë të tallet me të.

Next Post
Sulmi në Vienë, ja banesa ku jetonte terroristi nga Maqedonia e Veriut

Sulmi në Vienë, ja banesa ku jetonte terroristi nga Maqedonia e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

January 14, 2026
“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

January 14, 2026
Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

January 14, 2026
VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

January 14, 2026
Gazetari që u plagos në 21 Janar: Ngjarja, njollë e zezë për të djathtën! Familja Berisha e ka kapur prej fyti drejtësinë

“Basha e ka ‘shitur’ Berishën për 21 janarin”, Mahmutaj: PD është katandisur si parti e dorës së tretë

January 14, 2026
Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

January 14, 2026
Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

January 14, 2026
Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

January 14, 2026
Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In