• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Basha bën sikur do hyjë në zgjedhje?

by Mero Baze
01/04/2019 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Lulzim Basha po përpiqet të duket sikur po hyn në zgjedhje dhe sikur po zgjedh kandidatë. Njerëzit e tij në Durrës të çliruar nga ideja se Dako nuk do të jetë kandidat, janë mprehur të hyjnë në garë.

Në Shkodër, Kamëz, Vorë, Lezhë, e gjetkë, dhe pse jo deri në Përmet, kandidatët në detyrë, po bëjnë sikur nuk e kanë mendjen që PD nuk do hyjë në zgjedhje dhe po sillen si kandidatë.

Stuktura të partisë porositen të jenë gati për zgjedhje pa shumë shpjegime. E gjitha duket sikur PD po shkon drejt zgjedhjeve lokale normalisht, duke bërë sikur ka nisur fushatën, por në fakt po shkon tinëzisht drejt një bojkoti të ri.

Po përse kjo sforco e Lulzim Bashës, për t’u dukur sikur është në fushatë?

Së pari duket se Basha ka ndjerë plasaritjen e partisë dhe strukturave të saj të cilat pas entuziasmit të parë, pas djegies së mandateve, kur ju premtua se fitorja është afër, po shikojnë se janë për një rrugë të gjatë dhe pa krye, që nuk dinë ku i nxjerr. Shumë struktura partie thuajse po shuhen dhe rrethi i njerëzve afër PD, po humbet interesin. Për këtë shkak Lulzim Basha ka nevojë të mbajë partinë në një lloj gjimnastike, duke i gënjyer sikur janë në fushatë.

Së dyti ajo që po i ndodh LSI është një tjetër kambanë alarmi. Plotësimi me ritme të larta i listës së LSI në Kuvend, dhe futja nga lista e PD e shumicës së saj, përfshi ish aleatë të vegjël të saj në listë, po prodhon një situatë të re elektorale në bazë, ku gjithë rrjeti kapilar i opozitës, pra gjithë aleatët e saj të vegjël, po shkojnë drejt divorcit me opozitën. Ata ose po shikojnë mundësinë e rigrupimit dhe garës në zgjedhje, ose po armiqësohen me opozitën dhe po afrohen me pushtetin. E sigurt është që janë vota të humbura për PD dhe LSI.

Kjo ka alarmuar Lulzim Bashën, i cili me sa duket do ta ndalë këtë hemoragji, e cila prek kapilaritetin e elektoratit në bazë dhe kërkon t’i mbajë ata ende me kokë nga PD, deri në zgjedhje.

Së treti, organizimet e reja në Kuvend, qoftë nga lista e PD, apo LSI dhe aleatëve të tjerë të vegjël që kanë hyrë, do të paraqesin kandidatët e tyre në zgjedhje. E sigurt është që grupi i deputetëve të rinj të PD, do të mbështesë çdo kandidaturë të PD që do të kërkojë kandidim në zgjedhje dhe pse jo të nxisin dhe figura atë tjera për të kandiduar në disa bashki, duke i shkaktuar PD një hemoragji të re në bazë.

Përpjekja e Bashës për të bërë sikur do hyjë në zgjedhje, është për t’i deinkurajuar këta deri në minutën e fundit, me qëllim që të mos hyjnë në zgjedhje.

Pra problemi real që ka Lulzim Basha, që bën sikur do hyjë në zgjedhje, është të mos lejojë as të tjerët të hyjnë në zgjedhje.

Dhe ka një kryearsye.

Hyrja  e PD dhe Bashës në zgjedhje do ta rëndonte bilancin personal të Lulzim Bashës si lider kaotik i PD dhe një njeri pa ide të qarta e të qëndrueshme.

E vërteta është se hyrja në zgjedhje do të jetë shpëtimtare për PD dhe vdekjeprurëse për Bashën. Ajo është e vetmja recetë që mund të sigurojë mbijetesën e PD, por nga ana tjetër është fundi i Lulzim Bashës si lider i saj.

Dhe në këtë rast, Lulzim Basha është i interesuar të shpëtojë PD dhe të sakrifikohet vetë?! Nuk është gati që të ikë për të shpëtuar PD. Ndaj nuk ka për ta lejuar PD të hyjë në zgjedhje, duke e marrë me vete, sipas parimit “i mbyturi, të mbyt!”

Next Post
Akuzat për plagjiaturë, Boçi: Të flasë ministria e Arsimit

Ish-deputeti i PD: “Rama s’mund të fusë kokën në rërën e Golemit si…”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

January 18, 2026
Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In