• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Bardhyl Kollçaku u emërua shef i shtabit të Përgjithshëm?

by Roland Qafoku
22/09/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Unë nuk e di se çfarë ka patur në mendje ministrja Mimi Kodheli që e propozoi. Nuk e di përse kryeministri Edi Rama e pranoi këtë propozim dhe përse presidenti Ilir Meta në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë dha ok-in dhe e dekretoi. Unë di të them se personalish mendoj se është një nga emërimet më të goditura që janë bërë vitet e fundit në strukturat e shtetit shqiptar.

E njoh Bardhyl Kollçakun që në vitin e parë të shkollës së mesme “Skënderbej” në Tiranë. Ishte një nxënës ekselent, më i mirë se të gjithë të tjerët dhe që një fitues i rregullt olimpiadash matematike mes shkollave të kryeqytetit. Edhe pse në fund të matures, falë rezultateve të larta kishte mundësi të zgjidhte çdo degë të mundshme civile, ai kishte një pasion për ushtrinë që askush nuk e ka patur. Vijoi karrierën në degën Zbulim në shkollën e bashkuar dhe nuk shkëlqeu vetëm aty. Ishte ekselent edhe në të gjitha shkollat dhe akademitë që bëri në SHBA dhe Evropë.

Një njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja, por edhe një atlet, gjimnast, mundës dhe i veshur me një displinë spartane, Kollçaku është modeli i një ushtaraku që jo vetëm bëri dhe bën karrierë brilanet, por që e do shumë Shqipërinë. Kur shumica e shqiptarëve vetëm i kërkojnë kësaj Shqipërie duke iu ankuar e deri duke e sharë përse nuk i ka dhënë gjë, duke u bërë viktimë se fajtore është vetëm ajo, Bardhyl Kollçaku ka bërë krejt të kundërtën.

Më shumë se një herë në këtë karrierë ai i ka thënë vetes: Po e jap jetën për Shqipërinë! E pra, rrallë ka shqiptarë të tillë që kur marrin një detyrë shtetërore mendojnë të japin jetën në emër të Shqipërisë. Bardhyl Kollçaku është një model kaq kuptimplotë. Bravo atyre që e zgjodhën në krye të ushtrisë sepse me këtë përzgjedhje kanë nderuar veten dhe jo gjeneral Kollçakun!

Por bravo edhe gjeneral Kollçakut që zotëron virtute kaq të larta, por njëkohësisht që përfaqëson vendin tonë kaq denjësisht në NATO. Faleminderit që të kisha dje ne studio!

Next Post
Incidenti me Jemin Gjanën, reagon Mezini: Humbëm sepse heshtëm në PD

Incidenti me Jemin Gjanën, reagon Mezini: Humbëm sepse heshtëm në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In