• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse asnjë fjalë, për 21 Janarin nga SHQUP-i?

by Artur Ajazi
21/01/2020 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Dje u mbushën, 9 vjet nga ngjarja e rëndë e “21 janarit”, ku katër persona u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe, protestonte kundër qeverisë Berisha. Në prani të kreut te grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputetëve, familjarëve te viktimave dhe shumë qytetarëve, janë vendosur karaifila të kuq në vendet ku mbeten të vrarë nga plumbat e gardistëve, katër protestuesit paqësorë. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës paqësore të Partisë Socialiste, që ishte asokohe në opozitë. Gjykata e Tiranës pas hetimeve për ngjarjen e rëndë, për të cilën PS bëri përgjegjës direkt ish-kryeministrin Berisha, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.

Nderkohë që 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, familjaret ripërsërisin çdo 21 Janar, apelin për drejtësi. E vetmja që nuk lëshoi asnjë psherëtimë, asnjë fjalë, dhe nuk lexoi asnjë deklaratë pendese, ishte dhe mbetet Partia Demokratike. Ishte dhe mbetet kupola ish-qeverisëse e saj, ishin dhe mbeten ata që nxorrën Gardën e Republikës në bulevard, duke e urdhëruar atë të “mbronte” me zjarr Kryeministrinë , nga protestuesit paqësorë.

Nxitja e dhunës, dhe aktet e pashembulla të përdorimit të armëve luftarake direkt mbi civilët e paarmatosur, tregoi shkallën e degradimit të një qeverisje antipopullore dhe mungesën e shtetit ligjor. Urdhëruesit dhe zbatuesit e skenarit ogurzi, urdhëruesit dhe zbatuesit e vrasjeve dhe plagosjeve masive në 21 Janar, janë sot të krekosur majë posteve partiake në SHQUP, janë sot më të paprekshëm nga drejtësia se kurrë, ndërkohë që bashkë me veglat e tyre, duhej të ishin mbrapa hekurave. Asnjë fjalë apo fjali për 21 Janarin, nga godina ku dhuna, është kryefjala e ideve dhe aksioneve opozitariste, asnjë fjalë dhe fjali nga partia që e mbolli dhe kultivoi dhunën qysh në embrion, asnjë fjalë apo fjali pendese, nga ata që morën në mbrojtje gardistët e akuzuar nga drejtësia, por të shpallur “shembullorë” nga ish-kryeministri dhe pasuesi i tij, sot kryetar PD.

Asnjë fjalë apo reagim pendese, nga ata që derdhën mbi protestuesit paqësorë plumba, duke shënuar masakrën e padëgjuar në bulevardin e Tiranës. Çdo 21 Janar, rizgjohen dhe ripërsëriten akuzat dhe denoncimet e familjarëve të viktimave, ndaj atyre që pasi u ngujuan në Kryeministri, urdhëruan gardistët të zbraznin mitrolozët ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe politikanëve të opozitës të asaj kohe. Dita e 21 Janarit, është akuzë e hapur dhe drejtësi e vonuar ndaj kastës së damkosur me vrasjen e 4 personave të pafajshëm, dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Ata që përpëliten, fshihen, e nxjerrin kokën e tyre kur munden për të treguar se “jemi të pafajshëm”, ata që kanë 9 vjet që ndodhen nën akuzë nga familjarët e 4 të vrarëve dhe dhjetra të plagosurve, ata që morën në mbrojtje gardistë dhe etiketuan si “lavire bulevardi” ish-Prokuroren e Përgjithshme, ata që ju kundërvunë drejtësisë, sot janë penguesit kryesorë të reformimit të saj.

Next Post
Filmi me Enver dhe Nexhmijen Hoxhën, ja cilët aktorë do të luajnë rolet e tyre (FOTO)

Filmi me Enver dhe Nexhmijen Hoxhën, ja cilët aktorë do të luajnë rolet e tyre (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In