• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përroi del nga shtrati dhe dëmton argjinaturën, banorët e Kamenicës në ankth nga përmbytjet

by A R
20/11/2025 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura të pasdites kanë shkaktuar një situatë alarmante në fshatin Kamenicë të Korçës, ku përroi që përshkon zonën ka dalë nga shtrati, duke dëmtuar argjinaturën dhe një urë. Banesat që ndodhen në të dy anët e përroit janë në rrezik përmbytjeje, ndërsa banorët kanë kaluar net pa gjumë nga frika se uji do t’u hyjë në shtëpi.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se deri më tani nuk ka banesa të përmbytura, por situata mbetet e tensionuar. Shërbimet Publike të Bashkisë po punojnë për pastrimin e shtratit të përroit, ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet.

Një banor i zonës ka shprehur shqetësimin e tij për situatën alarmante të krijuar nga dalja e përroit nga shtrati. Ai tregon se skarpatat e betonuar më pak se një vit më parë janë dëmtuar rëndë, ndërsa pllakat pranë urës janë çarë, duke bërë që uji të përshkojë drejt banesave.

“Siç e shikoni, lumi ka grryer skarpatat të cilat nuk kanë një vit që janë betonuar, që presupozohet që i bënë këta me 5 cm beton. Kanë plasur pllakat te ura dhe na e kthen ujin në shtëpi. Jemi të rrezikuar! Kanë bllokuar rrugën, kanë vendosur dhe shirita ‘mos kaloni’, ne kemi të sëmurë në shtëpi. Rrezikohen të gjitha banesat, ja biznesi që është këtu afër, i ka hyrë i gjithë uji brenda. I gjithë fshati këtu është, anës lumit. Thonë që është nën kontroll çdo gjë, kur në fakt nuk është. Është rritur niveli i ujit, hera e parë që na ndodhin këto gjëra. Tani ky rregullimi te lumi këtu u bë nga taksat tona dhe shih në çfarë gjendje është. Kemi frikë se do na prishen çfarë kemi në shtëpi. Edhe herë të tjera ka rënë shi, por nuk është bërë kështu, se ndodh kjo për shkak se këputen pllakat, zënë urën dhe uji hidhet jashtë pranë banesave.”, shprehet banori.

Një tjetër banor e përshkruan gjithashtu gjendjen si tepër të rënduar, duke theksuar se përmbytjet kanë detyruar të gjithë fshatin të qëndrojë jashtë për dy ditë me radhë.

“Situata është shumë e rënduar, ka përmbytje, ka dy ditë që rrimë të gjithë bashkë jashtë dhe po hyn uji në shtëpitë tona. Siç e shihni dhe vetë si është. Na frikëson kjo situatë dhe po rrimë gjithë natën pa gjumë. Nuk është bërë punë e mirë në ndërtimin e skarpatës. Duhet të bëhet siç duhet kjo punë. Për momentin banesa të përmbytura nuk ka, por tendenca është që do hyjë ujë. Në lokale ka hyrë uji. Po vazhdoi deri në mëngjes shiu, do hyjë në banesa. Ne po rrimë i gjithë fshati jashtë banesave, siç e shihni. Kjo situatë ka ardhur nga lumi (skarpatat) që nuk është ndërtuar mirë. Po të ishte bërë mirë investimi, nuk do ishte bllokuar lumi. Nuk është pastruar asnjëherë lumi në 30 vjet. E parkojnë skavatorin sa bëjnë foto dhe nuk pastrojnë lumin.”, u shpreh banori.

Next Post
“Shqipëria drejt algokracisë”/ Rama i përgjigjet ish-shefit të Google: Diella nuk është zëvendësuese e demokracisë

“Shqipëria drejt algokracisë”/ Rama i përgjigjet ish-shefit të Google: Diella nuk është zëvendësuese e demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëngjëll Agaçi largohet nga detyra si Sekretar i Këshillit të Ministrave, ja kush e zëvendëson

Ëngjëll Agaçi largohet nga detyra si Sekretar i Këshillit të Ministrave, ja kush e zëvendëson

February 13, 2026
Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

February 13, 2026
Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

February 13, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

February 13, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

February 13, 2026
Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

February 13, 2026
Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In