Dy vrima të zeza në galaktikat më të afërta me ne janë parë duke gëlltitur planetë në një shpejtësi më të madhe se që shkencëtarët kishin menduar më herët.
Në procesin e gëlltitjes astronomët panë se këta përbindësha kozmik veprojnë me një shpejtësi shumë të madhe pothuajse sa çereku i shpejtësisë së dritës.
Kjo është hera e parë që erëra kaq të forta në një shpejtësi kaq të madhe janë kapur ndonjëherë duke gëlltitur planetë, shkruan Express. Ky zbulim, i publikuar në gazetën Nature, u bë nga ekspertët e Universitetit të Kembrixhit, të cilët përdorën të dhëna nga observatori i hapësirës “XMM-Newton” të ESA-së.
Vrima gjigande të zeza janë parë duke qëndruar në qendër të galaktikave të mëdha dhe duke thithur gjithë materialin përreth tyre.