• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përqëndrimi i forcave ruse në Donbas/ Eksperti gjerman: Lufta në Ukrainë po hyn në fazën vendimtare

by Java News
22/04/2022 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka filluar ofensivën në Donbas me forca të mëdha ushtarake. Wolfgang Richter, ekspert gjerman i Fondacionit Shkenca dhe Politika shpjegon, se çfarë do të thotë kjo për rrjedhën e mëtejshme të luftës.

Deutsche Welle: Zoti Richter, çfarë objektivash po ndjek Rusia me ofensivën në Donbas?

Wolfgang Richter: Faza e parë e luftës nuk eci mirë për Rusinë. Ajo që ishte planifikuar, pra një ndryshim qeverie, një përparim i shpejtë në zonën qeveritare në Kiev nuk u arrit. Në vend të kësaj pati humbje të mëdha. Mund të mendohet, se deri një e treta e trupave tokësore që ishin në luftë nuk janë më të afta për luftë. Ndoshta sepse nuk ishte menduar një rezistencë kaq e fortë, dhe që ukrainasit do të luftonin me kaq homogjenitet.

Tani po nxirren mësime prej kësaj. Rusia ka vendosur për një kryekomandë qendrore për operacionet në Lindje, që paraqitet si faza e dytë. Që do të thotë se trupat po përqëndrohen për një qëllim ndoshta të realizueshëm vërtet, marrjen e zonave kufitare të Luhanskut dhe Donjeckut e ndoshta edhe më tej. Rusia po përqëndron aty tani të gjithë trupat që kishte në Ukrainë. Po ashtu ata kanë zgjedhur edhe një territor që është i përshtatshëm për operacione me tanke. Zona në jug të Kharkivit, mes Isjumit dhe Luhanksut është një zonë e sheshtë, e hapur dhe me pak pengesa. Që do të thotë, se në sulmin e parë trupat ruse vërtet mund të fitojnë territore. Por Ukraina ka mjete kundër kësaj. Edhe ata kanë grumbulluar forca aty. Nga ana taktike ata kanë vepruar me mençuri, me kundërsulme nga krahët e këtyre forcave dhe kundër linjave logjistike lidhëse të ushtrisë.

Russland-Ukraine-Konflikt I Mariupol

A ka Rusia fuqi të mjaftueshme ushtarake për këtë ofensivë?

Deri tani kisha mendimin, se forcat ruse janë përhapur shumë nga ana strategjike, sepse gati dy të tretat e trupave tokësore që kanë në përdorim ishin vendosur në luftë në Ukrainë. Që do të thotë, që ata nuk mund të aktivizojnë shumë shpejt rezerva, sepse ka shumë pika të tjera të rëndësishme e me potencial konflikti që Rusia duhet t’i mbulojë. Kjo fillonn që në veri në Murmansk. Aty është një pikë e rëndësishme mbështetëse për flotën nukleare që ruan ekuilibrin ushtarak me SHBA. Pastaj bëhet fjalë edhe për kufijtë që janë me vende të NATO-s, sidomos me vendet balltike. Pastaj më poshtë deri në Detin e Zi. Edhe në Kaukaz ka rajone, ku prej shumë vitesh kanë vazhduar konfliktet. Azia Qendrore është një pikë e rëndësishme, sepse aty duhet të luftohet kundër terrorizmit islamist. Edhe në Lindjen e Largët nuk duhet të harrojmë që Japonia madje shfrytëzoi momentin dhe ka kërkuar ritkhimin e Kurileve jugore. Ende nuk kemi folur për kufirin shumë të gjatë ruso-kinez. Të gjitha këto duhet mbajtur parasysh.

Si Ukraina edhe Rusia janë të mendimit, se përfundimi i ofensivës në Donbas mund të influencojë përfundimin e luftës në tërësi. A mendoni edhe ju kështu?

Po, mendoj se tani hyjmë në një fazë vendimtare. Për palën ruse, besoj unë, është një fazë vendimtare, sepse nëse kjo nuk çon në një sukses ushtarak, atëhere vendi ka shumë pak rezerva që mund të aktivizohen. Nuk sjell gjë të mobilizosh rekrutë me pagë, flas këtu për trupat Wagner, për sirianë apo çeçenë. Ata mund të bëjnë vërtet një luftë subversive, por jo një betejë të koordinuar nga toka, ajri e me artileri. Për këtë duhet të kesh profesionalizëm ushtarak dhe komandën e duhur.

Nga pikëpamja ukrainase është e kundërta. Tani bëhet fjalë të mbahet lart rezistenca me qëllim që Ukraina të vazhdojë të ekzistojë si shtet sovran. Dhe që vendi të ketë një bazë sa më të mirë të mundshme për negociata. Për momentin nuk ka vullnet nga dyja palët, por sidomos nga pala ruse që të negociohet seriozisht. Por kur të detyron gjendja ushtarake, atëherë ka më shumë mundësi për kompromis. Pra do të vendoset në fushën e luftës, nëse do ketë gatishmëri për negociata të arsyeshme dhe vërtet serioze.

Wolfgang RichterWolfgang Richter

Cilat janë objektivat e ushtrisë ukrainase kundër kësaj ofensive ruse?

Ushtria ukrainase duhet të përpiqet të pengojë që të mos rrethohet. Sepse shohim këtu tentativa, që vijnë nga jugu në drejtim të Saporishjas, nga veriu në drejtim të Kharkivit. Nëse këto përpjekje bashkohen në Dnipro, atëherë ushtria ukrainase që është tani në Donbas do të ishte e rrethuar. Këtë ata duhet të pengojnë, duhet të mbajnë të mbrojtura krahët e forcave. Po ashtu ata duhet të pengojnë që të arrihen suksese të para me rëndësi në këtë ofensivë, që të mos të jenë të detyruar të dorëzojnë shumë rajone, që me gjasë nuk mund të rimerren më përmes negociatave. Edhe për palën ukrainase është esenciale çështja: në çfarë forme do të mund të ekzistojë në të ardhmen Ukraina si shtet sovran me integritet territorial? Kjo do të vendoset në këtë betejë të madhe që zhvillohet në një gjerësi prej 450 deri në 500 kilometra. Ndoshta ne do të shohim pamje që do të na kujtojnë Luftën e Dytë Botërore, ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani në Europë.

Ukraina po merr armë të rënda nga perëndimi. A mjaftojnë ato?

Ukrainasit mund të përodrin menjëherë armët që njohin, dhe për të cilat kanë edhe logjistikën e përshtatshme, pjesë këmbimi, riparim, por edhe municionin e përshtatshëm. Diskutimi në Gjermani për një duzinë tankesh është shumë i ekzagjeruar, sepse shpesh harrohet, që në këtë pikë duhen bërë trajnime, që këto tanke duhet të jenë në gjendje të mirë, për të cilën do duhet javë dhe se duhen ngritur vija logjistike dhe duhen trajnuar ukrainasit. Ky është proces i gjatë e për këtë betejë është vonë. Prandaj mendoj se është më mirë një këmbim. Vendet e NATO-s në lindje që kanë ende këto armë nga kohët e dikurshme t’i japin ato, si ka ndodhur në disa raste. Dhe këto boshllëqe pastaj mund të mbushen me armë gjermane.

Ukraine| Mariupol | Zerstörung in Mariupol

Do të thotë kjo, se armët që merr Ukraina edhe nuk mund të mjaftojnë?

Nuk them, se nuk mjaftojnë. Ukrainasit nuk duhen nënvlerësuar. Që para fillimit të ofensivës ruse, ata kishin ushtrinë e dytë më të fortë në Europë, po të lesh mënjanë Turqinë. Më shumë se 250.000 ushtarë dhe më shumë se 1000 tanke. Kjo është një ushtri shumë e fortë. Tani duket se Rusia po përqëndrohet tek Donbasi, sepse thjesht nuk ia del dot me të gjithë Ukrainën. E kjo do jetë kështu edhe në të ardhmen. Pyetja që shtrohet është për çfarë mjaftojnë. Për Donbasin, për dy zonat për të cilat bëhet fjalë apo për një hapësirë më të madhe që shkon deri në Dnipro? Kjo varet nga rezultati i këtyre luftimeve, që do të zhvillojnë ukrainasit dhe rusët. Morali flet për ukrainasit. Masa e trupave që janë bashkuar tani flet për Rusinë. Por kjo nuk është vetëm një çështje shifrash. Ka të bëjë edhe me atë se si mund të zhvillosh një betejë të koordonuar dhe sa të motivuar janë ushtarët. /DW

Next Post
Lojëra fati nga celulari, kapet 35-vjeçari në Tiranë

Lojëra fati nga celulari, kapet 35-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In