• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Përplasjet në veri, media gjermane “shuplakë” Albin Kurtit: Kosova jashtë loje

by A R
18/06/2023 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kurti humb mbështetjen e perëndimorëve edhe pse frika e qeverisë së Kosovës nuk është aq pa bazë. Mediat gjermanishtfolëse rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj me titull “Kosova jashtë loje” shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që e dëmton Kosovën, me gjasa për një kohë të gjatë. “Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën.

Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”, analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane. Ndërsa gazeta “Neue Zürcher Zeitung në një artikull me titullin “BE vendos sanksione kundër Kosovës”, shkruhet se Brukseli po e shtrëngon vidën për Kosovën që i qëndron palëkundur qëndrimit të saj të fortë.

“Brukseli dhe Uashingtoni zemërohen që Kurti në konfliktin për veriun e Kosovës ndjek axhendën e tij…Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se me çdo ditë rritet rreziku i shkallëzimit.

Me masat e tyre ata duan ta vendosin Kurtin në një presion të madh që të organizojë zgjedhje në veri dhe të paraqesë propozimin për themelimin e Asociacionit pjesërisht autonom. Por Kurti njihet për atë që nuk i ikën konfrontimit.

Por ai nuk mund t’i qëndrojë gjatë pa bërë gjë kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli- Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi.”, shkruan DW.

Ndërsa në një analizë të historianit për Evropën Juglindore, Oliver Jens Schmitt në radion gjermane, Deutschlandfunk Kultur, theksohet pse pala kosovare nuk pranon Asociacionin e Komunave Serbe.

“Qeveria kosovare i trembet, dhe jo aq pa të drejtë, se këtu do krijohej një lloj shteti serb paralel në territorin e shtetit kosovar, që komandohet nga Beogradi dhe vërtet është kështu që pjesë të mëdha të politikës së serbëve të Kosovës, sot komandohen drejtpërdrejt nga Beogradi…Vuçiq një nga protagonistët kryesorë të një politike ruse dhe politike kineze në rajon, përmes rritjes së tensioneve në Kosovë tani forcohet nga perëndimi, në vend që të mbështeten forcat demokratike në Serbi.”

Kurse platforma “euroactiv” i kushton vëmendje deklaratës së presidentes sllovene, Nataša Pirc Musar për më shumë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. “Dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur situatat e rënda.

Natyrisht këtë duhet ta bëjnë të dyja palët, dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të detyrës”, tha Nataša Pirc Musar që bëri të ditur, se do të vizitojë Kosovën në tetor të këtij viti.

/a.r

Next Post
“Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku?”, shqiptarët vuajnë mungesën e vitaminës D dhe pasojat e saj

“Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku?”, shqiptarët vuajnë mungesën e vitaminës D dhe pasojat e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In