• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

by E S
14/12/2025 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, ku një ditë më parë në kryesi ka pasur edhe debate me tone të larta mes Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës.

Në përgjigje të një komentuesi, i cili i tha se “duhet të ulni gjakrat”, Berisha u shpreh se ka nga ata demokratë që hanë turpin me bukë, duke theksuar se pas zgjedhjeve ata janë punësuar në administratë.

Po ashtu, kryedemokrati deklaroi se “ka edhe nga ata demokratë që flirtojnë me qeverinë për kontratat që ata kanë”, duke theksuar se “PD nuk pranon asnjë kontratë tjetër, përveç atë me qytetarët shqiptarë”.

“Ju siguroj se mbledhja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pozitive. Nuk ka një përçarje, ju garantoj, Po pas zgjedhje të PD pati demokratë që hanë trupin me bukë dhe vrapuan u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Pati të tjerë që flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Unë dua tu them ju që kjo parti ka dhe do ketë vetëm një qëllim, idealin e lirisë, rikthimin e votës së lirë. Kjo parti nuk do të qëndrojë për kontratat e asnjeriu. Kontrata jonë është me qytetarët, për demokracinë, familjen dhe Shqipërinë. Ndaj asnjë shqetësim nuk duhet të kesh. Ata që zgjedhin për t’u bërë zhurmues në favor të Edi Ramës, duke mashtruar, duke manipuluar elementë që kanë punuar haptas ndaj PS dhe deputetëve të PS. Madje kanë dalë edhe kandidatë në bashkinë e Tiranës kundër kandidatëve të PD, ata janë fals, nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet tona. Kjo është koha e misionarëve”, tha Berisha.

Kreu i PD Sali Berisha tha se më 22 dhjetor do të nisë beteja e opozitës, betejë e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e pushtetit. Gjithashtu shtoi se do të vazhdojë deri në krijimin e qeverisë teknike.

“Ata që zgjedhin të bëhen zhurmues të Edi Ramës dhe të punojnë haptas kundër PD madje kanë ndarë edhe kandidatë të Bashkisë së Tiranës. Ata janë fals. Nuk kanë asnjë të përbashkët me demokratët. Por kjo është koha e misionarëve”, tha ai.

Berisha dha edhe një koment për zgjedhjen e Endri Shabanit Avokat Populli, duke thënë se mazhoranca tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë.

“Ne duke menduar se interesi i qytetarëve është të kenë Avokat në këtë shtet ku dhunohen të drejtat. Me aktin që kreu Rama, zgjedhjen e Shabanit, Avokat Populli pasi opozita kishte tërhequr firmat ndaj tij, tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë. Kryesia e PD mori vendimin të ndërpresë çdo bashkëpunim me mazhorancën e krimit”, tha Berisha.

Next Post
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Protesta e 22 dhjetorit dhe përplasjet në Kryesi pas hedhjes së firmave për Shabanin, Berisha thërret Këshillin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In