Astronautët nuk do të armatosen së shpejti, por sipas zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, Kina dhe Rusia kanë zhvilluar laser ajrorë dhe raketa antisatelitore që duhet të kundërshtohen.
“Ambienti hapësinor ka ndryshuar rrënjësisht në gjeneratën e fundit. Ajo që dikur ishte paqësore dhe e pakontestueshme, tani është e mbushur me njerëz dhe kundërshtarë.”, -tha Pence, pasi shpjegoi se çfarë do të bënte forca ushtarake hapësinore.
Kjo do të thotë të krijosh një ushtri hapësinore, për të shkatërruar planprishësit e Amerikës.
Ndërkohë edhe më parë, Trump-i ka paralajmëruar për zhvillimin e ushtrisë, por që krijonte një ushtri hapësinore nuk na e priste mendja. Siç duket, Trump kërkon të krijojë një ushtri hapësinore, për të mbajtur nën kontroll kështu edhe Rusinë, apo Kinën. Ekzistojnë operacione ushtarake dhe civile në hapësirë, por ato mund të mbivendosen. Teknologjia e navigimit satelitor, duke përdorur Sistemin Global të Pozicionimit (GPS) u shpik nga ushtria amerikane dhe vetëm pak kohë më vonë u përdor nga shoqëria civile.
Ndërkohë Alexandra Stickings, një eksperte e sigurisë hapësinore në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (Rusi), thotë se: “ Njerëzit nuk e dinë se, hapësira është një mjedis ushtarak. Hapësira është militarizuar që nga vitet ’60”.
/b.d










