Gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, ku kanë nisur përplasjet mes demokratëve dhe aleatëve të tyre, pasi humbën në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një statusi në facebook, botuesi i gazetës TemA shprehet se poshtërimi që PD po i bën Vangjel Dules duke i numëruar 500 votat e Tiranës dhe duke harruar ato të mijëra qytetarëve me origjinë greke në gjithë Shqipërinë është në kufijtë e racizmit.
“Poshtërimi që PD po i bën Vangjel Dules duke i numëruar 500 votat e Tiranës dhe duke harruar ato të mijëra qytetarëve me origjinë greke në gjithë Shqipërinë është në kufijtë e racizmit.
Pasi e përdorën me shpresë që t’i ndihmonte Greqia kundër Ramës tani po i numërojnë votat në Tiranë.
Mosmirënjohës shembullorë”- shkruan Baze.