Kërkesat për lirimin e KZAZ-pas vendimit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve janë zhvendosur edhe në Pogradec e Korçë. Në Pogradec ka pasur përplasje mes mbështetësve të Partisë Demokratike, që janë vendosur përballë KZAZ, nr 67 duke kërkuar me ngulm heqjen e materialeve zgjedhore.
Pogradec përplasje midis militanteve të PD dhe drejtuesve të policisë.
“Kërkojmë të largohen materialet nga KZAZ, është shkelje ligji . Nuk ka zgjedhje deri në vendosjen e një date tjetër për zgjedhjet. Nuk është legjitime”, tha ish-deputeti, Klevis Balliu.
Në zonën e Bilishtit forca te shumta të policisë dhe forcat speciale kanë rrethuar, KZAZ 70, e cila është e hapur dhe vijon punën.
Përplasje mes policisë dhe bashkisë ka pasur edhe në KZAZ 66 në Skrapar.