• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje PDSH-NDI në parlamentin maqedonas

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Maqedonisë konstatoi dorëheqjen e ministrit të Financave Zoran Stavrevski. Por emërimi i ministrit të ri të Financave, ka nxjerrur në shesh dëshmitë e opozitës dhe pushtetit për dështimin dhe arritjet ekonomike të vendit. Kryeministri teknik Emill Dimitriev para deputetëve deklaroi se Zoran Stavrevski me angazhimin e tij personal dhe profesional, dha kontribut të madh në zhvillimin e ekonomisë. Ndërsa ministri i ri Kirill Minovski, sipas tij,është kuadër i dëshmuar në funksionet paraprake.

“Në pajtueshmëri me numrin e madh të sukseseve dhe kualiteteve profesionale personale, mendoj se doktor Kirill Minovski mund të përgjigjet në obligimet dhe përgjegjësitë që dalin me udhëheqjen e ministrisë së financave”, ka deklaruar Emill Dimitriev, Kryeministër teknik.

Por sipas deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi, Zoran Stavrevski i mbështetur nga BDI, ka harxhuar buxhtit në projekte monoetnike, ndërsa ministri i ri është kuadër i dëshmuar që ka plaçkitur shqiptarët. Ndërsa deputeti i BDI-së Rafiz Aliti, deklaron se akuzat e opozitës janë pjesërisht të pranueshme, por Maqedonia është shtet multietnik.

Janë mbi 1 miliard euro në vit që ky ministër në ike i ka bë vjedhje shqiptarëve me leje të BDI-së. Si parti vazale ata e kanë votuar çdo buxhet dhe e kanë votuar atë ministër në atë kohë dhe tani do të votojnë një ministër i cili vjen prej një drejtorie me përvojë të madhe njëjtë si Stavrevski, për reket dhe haraç që ju bën shqiptarëve”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

“Sa u përket akuzave të opozitës, pjesërisht mund të mbajnë, por mbi të gjitha, çdo ministër i financave implementon politikat e Qeverisë, kështu që janë bërë projekte edhe në viset shqiptarëve, kështu që ato kritika mendoj që nuk mbajnë. Një ndër faktorët që ka dhënë Stavrevski dorëheqje gjithsesi se lidhen edhe me përgjimet dhe situatën politike në Maqedoni, deklaroi Rafis Aliti, BDI.

Deputeti i LSDM-së, Marianço Nikollov akuzon Stavrevskin se ka trefishuar borxhin publik dhe ka rritur varfërinë në vend, duke e ulur në nivel me Ugandën dhe Afganistanin. Ai kërkoi nga Ministri i ri që të ndaj më pak çokollatë dhe më tepër bukë për qytetarët por edhe të risë transparencën e harxhimit të buxhetit. Por deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski u kundërpërgjigj se opozita duhet ti japë mirënjohje Stavrevskit për uljen e kontributeve, të tatimeve të të ardhurave dhe të fitimit, për uljen e TVSH-së për dhjetëra prodhime të cilat në kohën e LSDM-së ishin dhjetë shkallë më të larta.

Telegrafi/d.i.

Next Post

Isa Mustafa: Forca Shqipëri, jemi të barabartë me Evropën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In