• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

by A R
14/11/2024 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Hetimor për dy koncensionet në Shëndetësi nuk arriti që të marrë dëshminë e Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë.

Mbledhja maratonë zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, por sërish nuk u gjet dakordësia pas kushteve që vendoste opozita dhe veçanërisht Albana Vokshi.

Ilir Beqaj gjatë gjithë kohës ka qenë në godinën e Kuvendit dhe në një moment rreth orës 01:40 pas mesante, ai i shoqëruar nga avokati ka hyrë në sallën ku zhvillohej mbledhja dhe ka debatuar me deputetët e pakicës.

Lidhur me situatën e krijuar, mëngjesin e sotëm ish-ministri ka reaguar përmes avokatit të tij ku ka sqaruar të vërtetën se ç’ka ndodhur mes tij dhe Komisionit.

Ja sqarimi i Beqajt në deklaratën e shpërndarë nga avokati i tij:

Prej mars 2024 kur eshte miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im.

Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.

Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim

/a.r

https://javanews.al/wp-content/uploads/2024/11/ilir-beqaj-1.mp4
Next Post
Vrasja e biznesmenit Reçi, flasin familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte

Vrasja e biznesmenit Reçi, flasin familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

March 31, 2026
Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

March 31, 2026
PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In