• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje në Kongres / Rama propozon referendum; Blushi: Hile për t’i ikur garës

by A R
19/03/2016 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E PËRDITËSUAR – Pas fjalës së Ramës, deputeti Ben Blushi i është drejtuar foltores ku ka hedhur akuza për një mashtrim që po i bëhet PS përmes referendumit. Blushi mori shembuj në Europë ku sipas tij edhe Merkel apo Tony Blair pavarësisht se kanë qenë kryeministër, janë votuar nga partitë e tyre.

Pjesë nga fjala e Blushit:

Së pari besoj që parafolësi ka konflikt interesi me këtë temë megjithatë nuk është surprizë.

Dua të them dicka për këtë propozim. Pra, nëse shkojmë në referendum apo bëjmë zgjedhje. Së pari, referendumi nuk bëhet për njerëz. Zgjedhjet bëhen për njerëz. Ai që propozon një referendum, shtron edhe pyetjen. Ne sapo e miratuam statutin që nuk ka fuqi paravepruese. Ky statut që ne miratuam hyn në fuqi për zgjedhjet e ardhshme të PS. Çfarë do bëjmë sot ne? Po ndërtojmë një normë e cila anulon në vitin 2016, zgjedhjet që duhet të ishin bërë në 2013. U tha që s’kishim kohë atëherë. S’patëm mundësi se kishim shumë punë dhe reforma, por pse s’patëm kohë për të mbledhur kryesinë, asamblenë etj? Nuk është absolutisht e vërtetë që partitë e majta nuk bëjnë zgjedhje pasi fitojnë zgjedhjet.

Kush i fiton zgjedhjet kryetari apo partia? Nëse i fiton partia, Partia vendos sesa herë ka zgjedhje. Merkel votohet çdo dy vjet nga partia e saj edhe pse ka 16 vite në pushtet. Është një mik dhe një njeri që e kemi përzemër, Tony Blair. Fitoi zgjedhjet dhe pas dy vitesh partia u mblodh dhe i tha ti nuk do jesh më kryetari dhe kryeministri jonë sepse partia vendos. Çfarë do të thotë referendum? Që zëvendëson zgjedhjet? Po ia them në sy Edi Ramës. Referendum domethënë se mblidhet anëtarësia, për një pyetje që ende nuk na e thotë. Referendumin e konsideroj anti-statutor dhe një hile për t’i iku garës brenda PS.

***
Rama: Çeshtja e kryetari nuk u ngrit nga askush, propozoj referendum

Kryetari i Partisë Socialiste ka marrë sërish fjalën në Kongres gjatë mbrëmjes së të shtunës duke iu përgjigjur indirekt kërkesës së deputeteve Dade dhe Hafizi, por edhe pretendimeve të Ben Blushit.

Sipas tij, ka pasur dy vjet e gjysmë kohë që nga dita kur duhej të zgjidhej kryetari dhe kjo çështje nuk u ngrit nga askush brenda PS.

Ai solli në vëmendje modelin laburist të britanikëve dhe të irlandezëve duke thënë se zgjedhja kryeministër e justifikon mungesën e zgjedhjeve brenda partisë pasi ato janë një kuorum më i vogël sesa vota popullore.

“Pa ju marrë shumë kohë, duhej votuar apo jo dy vjet e gjysmë pas afatit për zgjedhjen e kryetarit të partisë për arsye të kuptueshme, nuk u ngrit si çështje nga askush; Arsyeja pse nuk u votua atëherë lidhej drejtpërdrejt për t’i hyrë një procesi zgjedhor në parti krejtësisht të pakuptimtë pasi sapo kishim marrë detyrën në kushte dramatike. Partitë që e zgjedhin kryetarin me parimin një anëtar, një votë janë parti të cilat kryetarin e kanë automatikisht edhe kryeministër kur fiton zgjedhjet” – tha Rama.

Ai e cilësoi kërkesën për të pasur zgjedhje për kreun e PS si një sebep dhe jo parim. Ndërkohë Rama ftoi kongresin të mbështesin propozimin e tij për të miratuar një referendum me vullnetin e lirë të socialistëve.

***

Votohet statuti i ri, 3 vota kundër

Kanë përfunduar pas orës 19:00 diskutimet në Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa priten tashmë hapat procedurialë për nndryshimet statutorë. Ka qenë deputetja Arta Dade ajo që ka kërkuar votimin e kërkesës së saj dhe të deputetes Hafizi.

“Ndryshimi i propozuar, hap i rëndësishëm. Sot punimet vijuan pa u miratuar rendi i ditës. Në këtë situatë ne ndryshimin tonë për rendin e ditës e kishim depozituar në sekretarinë e kongresit. Na dhanë fjalën që do ta përfshinin kërkesën tonë. Vetë fakti që rendi i ditës nuk u miratua fare është i papranueshëm” = tha ndërkohë Hafizi.

Dade i kërkoi delegatëve të kongresit që të insistojnë për zbatimin e statutit, ndërsa me mënyrën e zhvillimit të kongresit, kërkesa e deputeteve nuk do të merret fare në shqyërtim pasi nuk është e mundur nga ana proceduriale.

Ndërkohë, statuti i ri i PS me ndryshimet e paralajmëruara është aprovuar me votim të hapur. Kundër tij kanë qenë vetëm Ben Blushi, Petrit Ago dhe Maqo Lakrori. Mbrëmjen e sotme, në Kongres pritet edhe votimi i përbërjes së re të Asamblesë Kombëtare.

Next Post

Amber Rose kërcënon ish të dashurin, kërkon miliona prej tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In