Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të Kryetarit Redi Krali, ky i fundit nuk është lejuar të hyjë në zyrat e Bashkisë Kavajë.
Qindra militantë të opozitës janë konfrontuar fillimisht me policinë teksa kanë bllokuar edhe sheshin para Bashkisë.
Krali ka qenë i shoqëruar nga Prefektja e Tiranës dhe drejtues lokalë të Partisë Socialiste. Ndërkohë që ish-kryetari demokrat Isa Sakja u shpreh se ai do të vijojë detyrën normalisht.
/a.r