Kina ka refuzuar të furnizojë linjat ajrore ruse me pjesë avioni, tha një zyrtar në autoritetin rus të aviacionit i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të enjten, pasi Boeing (BA.N) dhe Airbus (AIR.PA) ndaluan furnizimin me pjesë.
Sektori i aviacionit të Rusisë është duke u ndrydhur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e Ukrainës, me ministrinë e jashtme të Rusisë që paralajmëroi këtë javë se siguria e fluturimeve ruse të pasagjerëve ishte në rrezik.
Agjencitë, përfshirë Interfax, cituan Valery Kudinov, një zyrtar i Rosaviatsia-s përgjegjës për ruajtjen e aftësisë ajrore të avionëve për të fluturuar, të ketë thënë se Rusia do të kërkonte mundësi për të marrë pjesë nga vende, përfshirë Turqinë dhe Indinë, pas një përpjekjeje të dështuar për t’i marrë ato nga Kina.
Ai gjithashtu tha se kompanitë ruse po regjistronin avionët e tyre, shumë prej të cilëve ishin regjistruar jashtë vendit, në Rusi pas sanksioneve të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian ndaj aviacionit dhe se ai pret që disa të tjerë t’u kthehen kompanive të leasing.
Një projektligj i botuar të enjten tregoi se qeveria ruse ka në plan të urdhërojë linjat ajrore vendase të paguajnë për avionët e marrë me qira në rubla dhe mund t’i ndalojë ato të kthejnë avionët te kompanitë e huaja nëse qiratë anulohen.
/b.h